Atmosferë e ndezur natën e fundit të festës së birrës shqiptare
Nata e pestë e Festës së Birrës në Korçë sapo ka filluar dhe atmosfera është më e ndezur se asnjëherë më parë. Shqiptarët nga anë të ndryshme të Atdheut (Shqipërisë andej e këndej Drinit) kanë mbushur sheshet e rrugët e qytetit të bukur shqiptar, Korçës, që është djep i atdhetarizmit dhe i shkolles shqipe, i kultures, artit dhe i muzikes shqiptare.
Ndërkohë në tryeza nuk mungojnë gotat e Birrave Korça dhe Tirana për ta bërë sa më të këndshme atmosferën.
Birra Korça dhe Tirana kanë thyer pritshmëritë këtë vit në Festën e Birrës falë interesit të jashtëzakonshëm nga turistët shqiptarë e të huaj që vendosën që këto 5 ditë t’i kalojnë në Korçë për të festuar. (G. L.)
add a comment