Komenti

Xh. Gjini: Shqipëria dhe shqiptarët mbi të gjitha

SHQIPĒRIA DHE SHQIPTARIA MBI TË GJITHA
Në Kryeqendrën e kombit shqiptar, nē sheshin e Kryeprofetit dhe Kryeheroit Kombëtar, GJERGJ KASTRIOTIT, fyhen brutalisht ndjenjat kombëtare shqiptare, fyhen ndjenjat atdhetare dhe liridashëse të kombit, fyhen idetë, përpjekjet dhe luftërat çlirimtare ndër shekuj, fyhen flijimet e shumë brezave dhe Dëshmorët e Atdheut, ndërsa vendit të shqipeve i jepet imazh turko-arab!! Cila qeveri e cila bashki në botë do të lejonte fyerje të këtilla për kombin, historinë dhe atdheun e saj?!! Kishat e xhamitë (faltoret) ose shtëpitë janë vendet e duhura për lutje e jo sheshet e rrugët publike !! Feja që “pushton” shesheshet, rrugët dhe institucionet publike e shtetërore nuk është më fe – besim, por forcë ideologjike e politike e verbër dhe kërcënuese për liritë dhe të drejtat e njeriut, madje kërcënim edhe për identitetin kombëtar. Bashkëpunimi i politikës dhe shtetit në këtë projekt antishqiptar rritë rrezikshmërin e tij…
Jam qindpërqind për liritë fetare, por jam absolutisht kundër përdorimit të fesë si “armë” kundër gjuhës, kulturës dhe asaj që është identitet kombëtar. Religjioni duhet të ndahet nga shteti dhe të “shporret” nga jeta publike e shoqërisë shqiptare. Nuk mund të tolerohet religjioni që mohon gjuhën e perëndive, gjuhën shqipe dhe predikohet në gjuhën greke e arabe në tokën e shqipeve! Vet besimtarët shqiptarë (kur nuk e bënë shteti!) duhet ta bojkotojn dhe ta dëbojn nga vendi ynë grekun Janutallos, që kërkon ta greqizojë Kishën Ortodokse Shqiptare. Duhet të bojkotohen dhe dëbohen nga vet besimtarët edhe imamët që predikojnë në gjuhën arabe… Feja e shqiptarit është shqiptaria… Çdo fe që nuk merr fytyrën shqiptare dhe nuk e respekton SHQIPTARINË duhet të bojkotohet nga besimtarēt shqiptarë… Nuk përbëjnë më pak kërcënim për Atdheun tonë dhe çështjen shqiptare partitë politike dhe OJQ-të e mediat që financohen dhe ndikohen nga qarqe e vende antishqiptare, shund muzika, arti dekadent, shkolla jokombētare, etj.
Rroftë Shqipëria! Rroftë shqiptaria dhe populli shqiptar!