NË FÜRSTENFELDBRUK TË BAVARISË U FESTUA 15- VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS, NGA SHKOLLA SHQIPE E FRAISING-UT DHE LANDSHUT-IT
Më 24 shkurt 2023 në Fürstenfeldbruk, shkolla shqipe e Fraising-ut dhe Landshut-it me mësimdhënësen Nife Arifi, në bashkëpunim me shoqatën “2 Krenare FFB e. V”, për nderë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhanë një program kulturo-artistike.
Programi filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, për të vazhduar tutje me moderimin e nxënëseve Elsa Manaj dhe Ulpijana Brajshori, të cilat i përshëndetën të pranishmit, Kryetarin e shoqatës “2 Krenare FFB e. V” Zeqë Sumaj, kryetarin e LAPSh-it Milazim Ukaj, Koordinatorin e LAPSh-it, poetin e shumë librave Mustafë Krasniqin dhe kryesuesin e Këshillit të Prindërve për Bavari Arif Arifaj.
Pas fjalës përshëndetëse të Zeqë Sumaj dhe të Milazim Ukaj, programi vazhdoi me monologun “Heronjët”, të interpretuar nga nxënësja Ulpiana Brajshorit, për të vazhduar me poezinë “Agim Ramadani”, të recituar nga Diar Zylfiu. Ndërsa me Vallen, me motiv nga veriu, vallëzuan nxënësit e shkollës së Freising-ut, të përgatitur nga koreografja Lorena Muriqi.
Poezinë “Festa e Pavarësisë” recitoi Eljesa Imeri nga shkolla e Landshut-it, “Jam Vajzë Dardane” recitoi nxënësja nga Fürstenfeldbruk-ut, Lorenta Nebihu; Për të vazhduar me këngën “Mora Fjalë”, të kënduar nga Elsa Manaj. Me poezinë “Shqiponja” recitoi Milot Syla, ndërsa poezinë për “Zahir Pajaziti” recitoi Leonis Zylfiu dhe poezinë “Simbolet e mia” recitoi Dones Hajdari.
Programi vazhdoi me vallen e shotës, të vallëzuar nga nxënësit e shkollës së Freising-ut, ndërsa nxënësja nga Fürstenfeldbruk-i, Lorina Nebihi, erdhi në skenë me këngën “Sofra e Përgjakur” dhe poezinë “Nuk tundet Shqipnija”.
Motrat: Elsa, Ersa dhe Eliza Mamaj, të pranishnit i emocionuan me recitalin „Jemi motra të shpërndara”, kurse me poezinë “Idriz Seferit”, recitoi nxënësja Alejna Zylfiu. Ndërsa me vallen “Kosovare” nxënësit nga shkolla e Freising-ut e përmbyllën programi kulturo-Artistik me porosinë e nxënëseve, të Elsa Manaj dhe Ulpijana Brajshori, të drejtuar nga mësuesja Nife Arifi: “Ne, nxënësit mërgimtarë ju bëjmë thirrje të gjithë moshatarëve tanë, që t’na bashkohen në rrugëtimin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, me qëllim që ta mësojmë dhe ta shkruajmë bukur, ngaqë gjuha jonë amtare është e bukur dhe ndër gjuhët më të vjetra. Gjuhë që me të kanë folur e ka shkruar të parët tanë. Andaj duke e mësuar gjuhën e nënës, shqipen e bukur, ruajmë identitetin, kulturën dhe vlerën kombëtare.
Pra, ne jemi çelësi i diturisë dhe i thërrasim prindër që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, që edhe ata ta ndijën aromën e kullave të lashtësisë të gjyshërve tanë. Një zëri thërrasim bashkëmoshatarët tanë mërgimtarë, që të bëhen pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, sepse me respektimin e gjuhës amtare respektojmë atdheun!
Gëzuar Kosovë Pavarësinë!
Programi vazhdoi me këngë rapsodike të kënduar nga këngëtarët Fadil Sumaj