Komenti

Xh. Gjini: Hanë bukën e Kosovës shqiptare dhe bëjnë duan e armikut

HANË BUKËN E KOSOVËS SHQIPTARE DHE BËJNË DUAN E ARMIKUT

Politikanë sharlatanë, kosmopolitë, aventurierë, injorantë dhe kolaboracionistë që po hanë bukën e Kosovës shqiptare dhe po bëjnë duan e armikut (Serbisë) nuk do të duhejë të ishin në  skenën politike dhe publike… Ata do të duhejë të zhvisheshin nga çdo mandat dhe e drejtë për të folur, përfaqësuar apo vendosur në emër të Kosovës dhe të popullit të saj shqiptar. Edhe mediat, gazetarët dhe opinionistët mercenarë do të duhejë të privoheshin nga të gjitha mundësitë, të drejtat dhe “privilegjet” për të “komunikuar” me publikun dhe për të manipuluar qytetarët e këtij vendi..

Këto ditë jemi dëshmitarë të dy skandaleve të mëdha (megaskandale) që fyejnë dhe cenojnë rëndë ndjenjat kombëtare e liridashëse dhe krenarinë e ligjshme të popullit shqiptar në Republikën e Kosovës dhe të viseve të saj (të gjithë Shqipërisë Verilindore)… Skandali i parë në kurriz të ndjenjave kombëtare dhe liridashëse u bë nga FSK – ja dhe ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Brendshëm (dy shtyllat e sigurisë dhe mbrojtjes së pavarësisë nga Serbia pushtuese), që pa fijen e marres dhe të ndërgjegjies kombëtare morën Gardën e Republikës dhe shkuan u bënë nderime ushtarëve të rënë serbë në vitet e pushtimit të tokave të Shqipërisë, në vitet e krimeve, masakrave, gjenocidit ndaj popullit shqiptar dhe të djegies e shkatërrimit të “çdo bime mbi dhe”!! Ky skandal në çdo shtet normal do të bëhejë çështje politike dhe qeveritare për shqyrtim të jashtëzakonshëm…

Skandali i dytë i madh, po aq fyes dhe denigrues për lirinë, pavarësinë dhe krenarinë e Kosovës dhe të popullit të saj shqiptar është intervista e një deputeti të Kuvendit të Republikes, i cili thotë botërisht pa iu skuqur faqja dhe as ndërgjegjia se “ditën kur të fillojnë gjobat, serbët kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është, thotë ky deputet (“përfaqësues” i popullit!…), se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vihet flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”!! Kjo intervistë ma kujtoi intervistën qyqare dhe kolaboracioniste të I. Rugovës në kohën kur Kosova e Shqipërisë dhe kombi shqiptar po hynte pakthyeshëm në luftë me Serbinë pushtuese, kurse ky i “bekuari” i thoshte popullit shqiptar se “Serbia na zhduk për 24 orë”!! Ky soj edhe mund ta kenë bindje të tyre se “Serbia na djeg e na pjek” sa herë që t’i teket, por të këtillët nuk duhet kurrë të kenë të drejtën, mandatin dhe “privilegjin” të flasin e të vendosin në emër të këtij populli dhe të kësaj Lirie dhe Pavarësie të fituar me dekada përpjekjesh, luftrash e sakrificash kundër Jugoserbisë shoviniste… Të këtillë politikanë të mercenarizuar i kanë bërë dhe po i bëjnë  koncesione pas koncesionesh Serbisë në dëm të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës!!…