Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Kosovës shqiptare nuk i duhet Kryetar – e që nuk ia shqipton goja tri shkronjat e arta të kombit UÇK në takime me miqtë tanë

KRYETARJA E REPUBLIKES, ATIFETE JAH-JAGA, NUK PATI GOJE E ZEMER ME E PERMEND UCK-NE PARA ALEATEVE TE SAJ ME TE MEDHENJ, AMERIKANEVE
Prishtine, 24 shtator 2014 (ripublikim)
Kryetari amerikan, Bill Klintoni, dhe Sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajti, ishin dy personalitete te rendesishme qe priten me dashamiresi, Kryetaren tone, Atifete Jah-Jagen… Klintoni, atehere Kryetar i Amerikes dhe Medlin Ollbrajt, flisnin me dashuri dhe respekt te vecante per USHTRINE CLIRIMTARE TE KOSOVES, te cilen e konsideronin, edhe boterisht, si forcen qe krijoi rrethanate dhe mundesite kombetare dhe nderkombetare per CLIRIMIN e Kosoves shqiptare nga Serbia pushtuese-fashiste e kohes… Ndersa, Atifetja jone, e cila, bashke me popullin e Kosoves, po e gezon kete pak liri, madje, Ajo, perdallim nga populli, po i shfrytezon edhe privilegjet e shumta qe solli kjo liri e fituar nga Lufta e UCK-se dhe e mbare kombit shqiptar, nuk pati goje dhe nuk pati zemer ta permend UCK-ne dhe luften e kombit shqiptar para miqeve dhe aleateve me te mire (miku i mire ne dite te veshtira…) te UCK-se dhe te kombit shqiptar…!! Madje, per ta treguar HIPOKRIZINE e saj te ulet, para atyre qe UCK-ne e konsideronin motorin e Luftes Antipushtuese Clirimtare ne Kosove, e cila me Luften e saj terhoqi jo vetem mbare kombin shqiptar, por edhe Ameriken dhe aleatet e saj perendimor, iu drejtua Klintonit, Ollbrajtit dhe kombit amerikan me fjalet: “Ju e cliruat Kosoven…”!! Kryetare se jo mahi, shqiptare per faqe te zeze…! Po kaq di ore, po me thoshte nje mik imi…! Mire qe s’diti me e permend UCK-ne, po si diti te mos e permend…!! Kjo eshte ceshtja, miku im, i thash… Nga kjo deklarate me thane qe edhe Klintoni, edhe Ollbrajti u irituan… Askush nuk ka mohuar ndihmen e jashtezakonshme amerikane ne nje kohe te jashtezakonshme per popullin shqiptar te Kosoves, ashtu sikur asnje njeri normal (lere me nje “personalitet” si Atifetja…) nuk mund te mos e pranoje se pa luften e UCK-se dhe te mbare kombit (sidomos shtetit shqiptar,,,) nuk do te kishte nderhyrje te NATO-s kurre, pra as te Amerikes… Cdo shqiptar me te drejte mund te pyes: Mor po kend perfaqeson kjo Kryetarja e zarfes…?!!