NDARJE TRISHTE
(Mbeses time Morea)
Kjo nuk është ndarje
Eshtë brengë
Eshtë mall
Eshte ndarje
E trishtë
Eshtë shëmti
Dhunë fizike
Kurrë jo!
Ndarje shpirtërere!
Tash tri vjet
Përpëlitje ndalesash
Pa lëvizje të lirë
Kontaktesh.
Liri shurdhmemece
Pa liri fjale
E kënaqësish
Prindërore.
Sa kohë
Deri në “verbëri ! ”.
“Ligje”Drakonike
Pa takime
Ngrohësishë
Prindërore.
Këtë përvjetor
Më keq
Nga të këqinjët.
Të ndalohet
Edhe t’i shikosh
Familjarët.
Përvjetorët
Në vazhdim
Qofshin të bekuar
Për pafajësinë.
Ndarja fizike
Lidhmëria jonë
Me TY
Eshtë Shpirtërore
Gjenetike
Një familjeje
E një sofreje
Një gjaku
E një fisi
Jemi tanët
Dhe e jona
Përgjithmonë.
Ndarje…!
E shëmtuar
Një përmasë;
Ka gënjeshtrën
Urrejtjen
E hipokrizinë.
Përmasa tjetër
Kontrast…!
Ka Vëtëm dashurinë…!!!
add a comment