Komenti

Xh. Bislimi: Për një fe që njeh, nderon dhe përmbush vetëm vullnetin e Zotit, të Popullit dhe Atdheut

Për një fe që njeh dhe përmbush vetëm vullnetin e Zotit, të Atdheut dhe Popullit

Fushatë kundër gjuhës, kulturës, traditës, mënyrës së jetesës dhe qeniesë shqiptare po bëhet në Shqipërinë andej e kendej Drinit edhe me “armën” e quajtur fe dhe në emër të zotit, me “pushtetin” e vdekjes !! Kendej Drinit fushata me armen e fese daton qe nga shperthimi i demonstratave te vitit 1981 (Pranvera Shqiptare ’81). Menjehere pas asaj Pranvere ne token e pushtuar te Shqiperise pushtuesi me njerezit e tij te zgjedhur nisi fushaten per ndertimin e xhamive turko-arabe krahas represionit ndaj arsimit, kultures dhe çdo gjeje shqiptare… Kjo fushate shqiptarofobe u intensifikua gjate viteve 1990 dhe u shtri edhe andej Drinit, duke u falenderuar forcave esadiste qe erdhen ne pushtet ne emer te “demokracisë liberale” dhe po vandalizonin e digjnin vendin!! Si per ironi ne ato vite te dhimbshme per popullin shqiptar muret e pallateve te Tiranes ishin mbushur me mbishkrimin: “Zoti e do Shqiperine”!!

Ishte pikerisht viti 1990 ose 1991 kur ne Kryeqytetin Historik te Shqipërisë (në Prizren) pushtuesi sponzorizoi dhe lejoi hapjen e “perfaqesise” se ekstremizmit fetar (islamit politik)… prej aty “eksportoheje ne menyre te organizuar ne qytete e fshatra tjera shqiptare… “Besimtaret” e pare te kesaj “feje” te re ishin bashkepunetoret e sherbimeve serbe (pastaj te mashtruarit e te “konvertuarit” tjere)!!…

Menjehere pas mbarimit te Luftes Çlirimtare filloi jetesimi i fazes “perfundimtare” te ketij projekti antishqiptar… Rreth 1 000 xhami te ndertuara ne pak vite vetem ne Kosoven e Shqiperise pa vise!!… Iponimi i altoparlanteve ne minaret e xhamive dhe thirrjet e predikimet me altoparlant në gjuhë të huaj për vendin dhe besimtarët!! Ndertimi i xhamise turke me te madhe ne zemer te Tiranes shqiptare dhe tash e njejta edhe ne Prishtinen shqiptare!! Imponimi i lutjeve dhe predikimeve ne gjuhe te huaj per besimtaret shqiptare (mohimi i gjuhes shqipe), imponimi dhe financimi i majme i veshjes, kultures, tradites, sjelljes turko-arabe (mohim i identitetit shqiptar)!! Imponimi, ne kundershtim me karakterin laik te shtetit, i veshjes, simboleve, sjelljes…  fetare turko-arabe ne shkollen shqipe, ne institucione dhe ne jeten publike(!!), etj., etj.

Te gjitha keto nuk kane te bejne fare me fe e me zot, por jane veprimtari dhe projekte te pasterta antishqiptare prapa te cilave qendrojne (pa u fshehur) shtete dhe qeveri me pretendime jo miqesore ndaj çeshtjes shqiptare, ndaj vendit dhe kombit shqiptar ne Iliri… Kjo do te mund te quheje shqiptarofobi e kulluar. Kushdo qe merr ne mbrojtje, me apo pa vetedije, kete fushate e kete projekt antishqiptar ka vendosur veten e tij ne anen e gabuar te historise… Ne token e Shqiperise po ndodhe e po zhvillohet shperdorimi me i madh i fese ne Evrope, që nga Mesjeta… Ne token tone feja po perdoret kunder vullnetit te zotit per mohimin dhe lendimin e qenies dhe te interesave shqiptare!! Feja qe mohon gjuhen shqipe, kulturen, traditen dhe identitetin tone kombetar duhet te luftohet nga shqiptarët atdhetare, edhe nga kleri – imamët shqiptarë…

Me ndihmen e kesaj “arme” na ka luftuar e po na lufton edhe kisha greke, kisha serbe, malazeze… Pasoje e ketij “gjenocidi te ftohte” eshte asimilimi (“vrasja”) e miliona shqiptareve qe sot ndjehen “turq”, “boshnjake”, “myslimane”, “greke”, “serbe”, “malazeze”, “maqedone”, “italiane” dhe flasin turqisht, serbisht, greqisht, italisht !! Popujt nuk zhduken e nuk vriten vetem fizikisht… Armiqte e kombit tone kane “vrare” njqindmije fishin e atyre qe kane vrare fizikisht me armen e fese, por ne “vajtojme” vetem te vraret e te masakruarit, kurse harrojme keta milionat e “vrare” e te “zhdukur” me “gjenocid te ftohte”  , me “armen” më efikase te quajtur fe – religjion (besim). Ky edhe eshte funksioni i pare i religjionit, qe nuk u krijua nga Zoti, por nga njeriu per qellime pushtimi, shfrytezimi, perçarjeje, shtypjeje, vrasjeje e zhdukjeje te popujve e kulturave njesoj si shume ideologji, programe e projekte tjera te karakterit shtypes, vrasës e shfarosës. Ështe interesant fakti qe popujt tane fqinj fene e kane ne sherbim te interesave te tyre kombetare e shteterore (edhe ekspansioniste)… Vetem te shqiptaret dhe ne token e tyre feja perdoret per qellime, interesa dhe pretendime te huaja!! Brezi i ri klerikëve të të tria besimeve (feve), inteligjencia, elitatë politike e kulturore dhe rinia shqiptare ia kanë borgj Atdheut dhe kombit të tyre që edhe besimin – fenë ta bëjnë të flas shqip, të ketë fytyrë shqiptare dhe t’i shërbejë vetëm Zotit, Popullit dhe Atdheut – Shqipërisë. Shtetet e Shqipërisë edhe me kushtetutë janë shtete laike si vendet tjera të qytetëruara e të përparuara… Vetëm kështu do të përmbushejë vullneti i Zotit – Hyut, që na krijoi SHQIPTARË…