Botë

Për tensionet Ukrainë – Rusi Kryetari Bajdeni do të bisedojë të dielën me Kryetarin ukrainas Zelenskin

Kryetari Xho Bajdeni do të zhvillojë të dielën një bisedë me Kryetarin e Ukrainë,s Volodimir Zelenskin, bëri të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Në ditët e fundit të vitit 2021 Kryetari Bajdeni bisedoi me homologun rus Vladimir Putinin në një përpjekje për të ulur tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi.

Të premten Kryetari Bajdeni u tha gazetarëve se ai i kishte ripërsëritur zotit Putin qëndrimin, se një sulm ndaj Ukrainës do të përballej me sanksione dhe një prani të shtuar të SHBA-së në Evropë, ku tensionet janë të larta mes një rritjeje të pranisë ushtarake të Rusisë në kufi. Biseda telefonike të enjten mes dy udhëheqësve zgjati 50 minuta.

Kryetari amerikan tha se kishte rënë dakord me zotin Putin për zhvillimin e “tre konferencave të mëdha” muajin e ardhshëm për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Ai shtoi se priste përparim nga negociatat. Por, zoti Bajdeni tha se gjatë bisedës me zotin Putini e kishte bër të qartë se kjo mund të funksiononte vetëm nëse ai (Putini) ulte tensionet.

Biseda Bajdeni-Putini i hap rrugën bisedimeve të nivelit më të ulët që përfshin takimin për çështje të sigurisë SHBA-Rusi më 9 dhe 10 janar, ndjekur nga një takim Rusi-NATO më 12 janar dhe një konferencë më e gjerë, që përfshin Rusinë, SHBA-në dhe vende të tjera evropiane, më 13 janar.

 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u përpoq të hidhte bazat për këto bisedime të premten gjatë një telefonate me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg e udhëheqës të vendeve të tjera njoftoi Departamenti i Shtetit.

 

Në bisedat me ministrat e jashtëm të Kanadasë dhe Italisë, zoti Blinken diskutoi rreth një përgjigje të bashkuar për të ndalur siç tha, agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës.