Shqipëria/Aktualitet

Shqiptarët në Maqedoninë e tyre për herë të parë shkruajnë vetë historinë e tyre

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të shkruajnë për herë të parë vetë historinë e tyre.

Projekti madhor, i financuar nga qeveria  e Maqedonisë së Veriut, do të kryehet nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni. Drejtori i Institutit dhe drejtori i Arkvit të Shqipërisë, nënshkruan një marrëveshje dhe sqaruan projektin.

“Në tektstet mësimore e shkencore dhe në enciklopedinë e Maqedonisë, historia e popullit shqiptar shtrembërohet dhe shqiptarët fyhe!! Akti i  pranimit të projektit tonë për ta shkruar historinë e trevave shqiptare lindore dhe zyrtarizimi në akspektin shtetëror nga Ministria e Arsimit për ta mbështetur këtë projekt është kthesë e madhe për shqiptarët në Maqedoni, sepse ata do ta shkruajnë historinë e tyre siç është, që të mos lëmë hapësirë për  paragjykime siç e kanë bërë më herët historianët maqedonasë. Kjo do të reflektohet edhe në tekstet shkollore” tha Skender Asani.

” Shkrimi për herë të parë i historisë së trevave lindore të kombit tonë është një projekt institucional i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është nder dhe kënaqësi për drejtorinë e Akrivave që do të kontribuojë në këtë projekt madhor përmes dokumenteve”- u shpreh drejtori i Arkvit të Shqipërisë.

Historia e shkruar nga shqiptarët e Maqedonisë do ketë ndihmën e Tiranës zyrtare dhe Prishtinës. Ai do të pasqyrohet edhe në Historinë e Popullit shqiptar, që deri tani, sipas Asanit, nuk i përfshin rrethanat historike të shqiptarëve të Maqedonisë. Marrëveshja u firmos në kuadër  të ekspozitës së çelur për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës – Kryeministër.