Shqipëria/Aktualitet

Kosova vendi i parë në Iliri që deklarohet për bojkotimin diplomatik të lojërave olimpike në Kinë

Republika e Kosovës u bë  vendi i parë në Iliri (Ballkan), që deklaroi bojkotimin diplomatik të lojërave olimpike që mbahen në Kinë!! Nuk ka dilemë që vendimi është marrë për t’u “solidarizuar” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Por, a e ka takatin Republika e Kosovës të merr përsipër bojkotimin e një Fuqie si Kina (anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB -së me të drejtë vetoje…)?! Apo, Vjosa Osmani dhe “mbështetësit” e saj, po ecin me logjikën e bretkocës që, e “frymëzuar” nga kau, kishte shkuar te nallbani për t’u mbathur!? Nuk e beson kush që SHBA -të kanë nevojë për një “solidarizim” në këtë përballje me Kinën… Republika e Kosovës duhet të ishte dhe duhet të jetë “solidare” dhe përkrah SHBA -ve për disa angazhime dhe “projekte” rajonale e jo për “bojkotimin diplomatik” ndaj Kinës! Republika e Kosovës me fusnotë (!), e bojkotuar nga BE -ja (i vetmi vend në rajon i izoluar e me viza…) dhe nën trysni e shantazhim permanent (Gjykata Speciale e forma tjera…) për koncesione ndj Serbisë nuk “nderohet” me këso vendimesh naive e të papeshuara… Sepse, ndonjëherë edhe kur ke të drejtë s’e ke takatin! (G. L.)

Kryetarja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, paska mbështetur vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës, duke konfirmuar se edhe Kosova i bashkohet bojkotit diplomatik për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Sipas, Kryetares Osmani, bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të  tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra porse Kryetarja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.

Ndryshe, administrata e Bajdenit nuk do të dërgojë një delegacion zyrtar të SHBA-së në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.

 

Masa shënon një përshkallëzim të presionit të SHBA-së ndaj Kinës mbi akuzat për punë të detyruar dhe abuzime me të drejtat e njeriut në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang, veçanërisht kundër popullsisë ujgure dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare.

 

Postimet e fundit !