Lëvizja\UÇK

Ylli Mici oficeri që stërviti Adem Jasharin

Respekt për këtë Familje të madhe të kombit!
Pjesë nga biseda me oficerin vlonjat YLLI MICI
“Adem Jashari ka ardhur me grupin e dytë të kursantëve… Kur bëmë qitjen e parë me artileri dhe Ademi pa se si fluturoi objekti prej hekuri që kishim si shenjë, më thotë: “Komandant, këto duam ne! A ka shumë ushtria shqiptare si këto?”.
“Do ta shohësh vetë ndonjë ditë se çfarë kemi”, i them. Kështu, një ditë e mora Ademin dhe e futa në një nga depot e mëdha nëntokësorë të Malit të Dajtit. Kur pa tunelin e pafundmë dhe armët e municionin e vendosur aty, Ademi u çudit. “Për ju janë”, i thashë. Ademi më përqafoi dhe më tha: “Do ta çlirojmë Kosovën, vëlla…”
Si e njohe për herë të parë Adem Jasharin?
Adem Jashari ka ardhur me grupin e dytë të kursantëve. Shiko, disa prej këtyre unë i kam njohur jo vetëm për shkak të bashkëpunimit ato muaj, por më shumë se me disa prej tyre unë lidha miqësi më vonë, pas kursit. Ata, sa herë vinin në Shqipëri, do të vinin në shtëpinë time ose do më telefononin. Njëri, për shembull, që e kishte familjen në Shkup, u stërvit këtu, u kthye në shtëpi. Më vonë, më merr në telefon dhe më thotë se ka fituar lotarinë amerikane. Shkon në Amerikë, punon dy vjet atje dhe me të nisur lufta në Kosovë, vjen me batalionin “Atlantiku” të UÇK-së. Ky quhej Fatmir, mbiemrin nuk dua ta dekonspiroj. Ishin djem trima, siç themi ne vlonjatët, djem me zemër, me kurajo të jashtëzakonshme.
Një ndër ta, më i veçanti, ishte Adem Jashari.
https://youtu.be/n13q-EAm9yc?t=9