Lëvizja\UÇK

Xhevat Zekaj: Pranvera shqiptare ’81 – Ngjarje e këthesës së madhe historike

                                                                                 Kumtesë                               

Hyrje

Se ngjarjet e Vitit 1981 shënuan epokën më të rëndësishme të popullit shqiptar në trojet e tyre nën pushtimin jugosllav pas Luftës së Dytë Botërore si në aspektin e përmasave të pjesëmarrjes ashtu edhe të intensitetit të tyre, por edhe nga niveli i përgatitjes dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare të popullit tonë në ato vite, tani më këto janë argumentuar. Organizimi dhe pjesëmarja e popullit shqiptar në këto demonstrata ishte shumë e fuqishme edhe përkundër masave drakonike të pushtetit kundër pjesëmarrsve dhe organizatorëve. Pjesëmarrja në këto ngjarje përfshinte të gjitha shtresat popullore të shoqërisë shqiptare, duke filluar nga studentët, nxënësit, punëtorët, fshatarët, pleqtë e të rinjtë, burra dhe gra. Këto ngjarje të filluara në menzën e studentëve më 11 mars, ditë e mërkurë 1981 edhe të pasuara me demonstratat e 26 marsit dhe të 1, 2 e 3 prillit në Prishtinë e për të vazhduar gjatë ditëve, janjevë, muajve e viteve tjera anekënd qyteteve e fshatrave të Kosovës.

Këto demonstrata si për nga përmbajta e parullave ashtu edhe për nga vendosmëria e popullatës për të protestuar treguan njëmendësisht dhe haptas se kah do të shkojë orteku shqiptar, i cili prej vitesh po ziente përbrenda qenies së pjesës së kombit tonë nën pushtimin jugosllav. Dhe këtë konstatim e vërtetojnë ngjarjet e viteve që pasuan sepse, qe nga viti 1981 e tutje Kosova do të jetë arenë ku do të thyhen shpatat në mes të pushtetit pushtues jugosllav e serbomadh, në njërën anë, dhe popullit shqiptar e rezistences së tij të vazhdushme, nga ana tjetër, i cili iu kundërvu pushtimit me të gjitha format dhe mjetet: që nga ato paqësoret e deri te ato të aksioneve guerile dhe te lufta e amatosur frontale e UçK-së së lavdishme në vitet 1998 – 1999, me të cilën luftë Serbia u detyrua të tërhiqet e mundur nga Kosova.

Demonstratat e Pranverës Shqiptare ‘81 tronditën themelet e Jugosllavisë. Ato tronditën dhe befasuan edhe diplomacinë dhe qendrat ndërkombëtare të vendosjes si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Ata nuk i pritnin këto ngjarje, sepse Jugosllavia titiste hiqej si «parajsa e kombeve dhe kombesive», ku çeshtjet nacionale ishin të zgjithura dhe kjo politikë konsiderohej shembull dhe si model për zgjidhjen e çëshjtes nacionale në vende tjera. Këto ngjarje dëshmuan të kundërtën dhe ua çjerrën maskën titistëve para opinionit botëror, por edhe ua hapën dyert edhe zërave nëpër republikat tjera të Jugosllavisë që të mendojnë për fatet e popujve të tyre, të cilat edhe pse ishin republika të barabarta në Federatën Jugosllave prapë se prapë dominimi i Serbis ndihej në çdo sferë të jetës e sidomos në ushtri dhe në politikën e sigurisë së brendshme.

Për ngjarjet e Kosovës të vitit 1981 shpesh nga analistë të ndryshëm është thënë se kanë ngjashmëri me “Solidarnost – in” në Poloni, sepse sipas tyre që të dyja këto ngjarje ishin kundër qeverive të dy shteteve, të cilat veten e quanin socialiste. Mendoj se ngjarjet në Poloni me “Solidarnostin” në krye nuk kanë ngjashmëri me Ngjarjet e Kosovës të vitit 1981, sepse “Solidarnost-i” kërkonte ndryshime në qeverinë e Polonisë dhe ishin të nxitura nga qarqe të jashme përmes klerit dhe Kishës katolike e si qëllim kishin ndryshimin e sistemit politik në Poloni. Ndërsa Ngjarjet e Marsit e të Prillit të Vitit 1981 në Kosovë në radhë të parë kishin karakter kombëtar, për liri kombëtare e barazi shoqërore e gjithsesi edhe barazi sociale, sepse çështja e shqiptarëve në Jugosllavi ishte e pazgjithur. Ne ishim të robëruar nga Jugosllavia. Ajo shqiptarve u ishte imponuar pa vullnetin e tyre. Këto Ngjarje edhe për nga kërkesat që u parashtruan shifej se ishin vazhdimësi e kërkesave të popullit tonë, që nga Viti 1913 kur padrejtësisht Fuqit e Mëdha na copëtuan dhe këtë pjesë të shtetit shqiptar ia dhanë Serbisë. Pastaj këto kërkesa ishin vazhdimësi e asaj që u vendos në Konferencën e Bujanit, Dhjetor 1943, Janar 1944, pastajë vazhdimësi e demonstratave e Vitit 1968, vazhdimësi e kërkesës për Republikë në Vitin 1974 gjatë kohës kur bëheshin përgatitje për Kushtetutën 1974. Pastaj, ishin vazhdimësi e kërkesava të shumë të burgosurve politikë që nga NDSH, te Adem Demaçi e deri më 1981, kur po shtroheshin përsëri.

Në Ngjarjet e Pranverës Shqiptare 1981 pjesëmarrëse ishte e tërë popullata shqiptare në Jugosllavi, ndërsa kërkesat ishin për liri dhe barazi me popujt tjerë brenda Federatës Jugosllave që do me thënë për shqiptarët në Jugosllavi të gjitha regjimet pavarësisht sistemeve të tyre kishin qenë të njëjta pushtuese e shfrytëzuese dhe ne nuk kërkonim ndryshim sistemi, por përmirësim të padrejtësive historike, e më e pakta që ishte kërkonim barazim me popujt tjerë në kuadër të Federatës Jugosllave.

Duhet cekur se këto ngjarje i mbështeti pa rezervë shteti amë, Shqipëria, dhe të gjitha Organizatat Ilegale të cilat vepronin platformat dhe programet e tyre i kishin konform rregullimit të sistemit shtetëror që kishte Shqipëria e të njëjtën gjë e proklamonte edhe Jugosllavia gjoja sikur ishte socialiste. Të gjithë të dënuarit për këto ngjarje si organizatorët, por edhe ata që ishin pjestarë të organizatave të ndryshme ilegale e që udhëhoqën ose që prinë në këto demonstrata ishin bijë e bija të këtij populli, studentë, nxënës, puntorë e fshatarë, por që luftonin për liri e barazi të popullit të tyre të robëruar e të shfrytëzuar padrejtësisht nga regjimi titist dhe ai shovinist serbomadh dhe se të asnjëri nuk u gjend ndonjë argument a dëshmi se ishin të lidhur me ndonjë qendër apo segment agjenturor të huaj, por e gjitha kjo verprimtari bëhej për llogari të popullit e të Kosovës së robëruar.

Pra nga të gjitha këto që u thanë këtu besoj janë faktorë relevant dhe tregues të mjaftueshëm se Ngjarjet e Pranverës Shqiptare të Vitit 1981 në Kosovë nuk kanë asgjë të përbashkët me “Solidarnostin” në Poloni të udhëhequr nga klerikët e Kishës katolike dhe agjentët e huaj në krye me Leh Valensën.

Mund të thuhet se orientimin polik si dhe kërkesat aq të arsyeshme dhe domethënëse për të ardhmen e Kosovës që u paraqitën dhe u parashtruan nga studentët në demonstratën e 11 dhe 26 Marsit të Vitit 1981, por edhe në demonstratat e 1, 2 dhe 3 Prillit si dhe parullat e shkruara me të cilat u defilua nëpër rrugët e Prishtinës ishin pjesë e një vetëdijeje të lartë kombëtare si dhe preukupim i kësaj shtrese të shoqërisë tonë e cila jetonte me hallet e atdheut e të popullit.

Vështrim historik

Populli shqiptar kurrë nuk ishte pajtuar me fatin e hidhur të cilin ia kishin kurdisur Fuqitë e Mëdha për interesa të tyre dhe të aleatve të tyre grabitçarë. Ata copëtuan atdheun tonë dukë lënë jashtë trungut amëtar gjysmën e tokave shqiptare dhe duke ua dhuruar Serbisë shoveniste, Malit të Zi dhe Greqisë monarko fashiste.

Edhe pse nën shtypjen e egër e barbare, i masakruar dhe nënshtruar një gjenocidi të paparë deri në shfarosje e dëbime nga trojet e tij populli ynë kurr nuk e ndali luftën dhe përpjekjen e tij për çlirim. Ai këtë luftë do ta vazhdojë si ndaj regjimeve të vjetra të krajlve të Serbisë ashtu edhe ndaj regjimeve të reja fashiste dhe titiste, sepse të gjitha këto regjime në vete kishin të njëjtën politikë ndaj shqiptarëve, dhe ajo zbatohejë në përputhje me rrethanat kohore dhe historike në të cilat ndodheshin këto regjime.

Me filimin e Luftës së Dytë Botërore dhe zgjerimin e saj edhe në Ballkan për popujt e këtyre shteteve u shtruan dilemat e radhës, sepse kjo luftë do të përfundonte një ditë, andaj edhe fati i tyre do të varej nga do të pozicionoheshin.

Edhe populli shqiptar do të rreshtohet krah për krah popujve të tjerë liridashës në këtë Aleancë të madhë antifashiste. Ai me tepër se kurrë do të kishte arsye për të besuar së kishte ardhur momenti historik që të përmirësoheshin padrejtësit historike që i ishin bërë atij, sidomos kur këtë luftë e udhëhiqnin aleatët, të cilët kishin një armik të përbashkët, fashizmin italian dhe nazizmin gjerman. Udhëheqja Jugosllave, e cila deklaronte se bënte luftë edhe për përmbysjen e rendit dhe regjimit të vjeter shypes serbomadh në të gjitha dokumentet e saj kishte deklaruar se pas fitores kunder okupatoreve te huaj dhe çlirimit të popujve nga regjimi despotik i krajlve serbë, me pjesëmarrjen e tyre në këtë luftë të perbashkët, popujt e shtypur dhe te robëruar nga regjimi i mbretërisë SKS do të gëzojnë të drejten e tyrë per vetvendosje deri ne shkeputje, parim bazë ky i Kartes se Atlantikut i shpallur nga aleatet e koalicionit antifashist SHBA, Rusia, Anglia dhe Franca.

Udhëheqja e PK Shqiptare duke u bazuar në parime te së njejtës ideologji dhe programin mbi zhvilimin dhe rregullimin e ardhshëm shoqërore më teper se kurrë i mbetej per të besuar dhe shpresuar se pas perfundimit të luftes çeshtja shqiptare do të zgjidhej sipas vullnetit dhe të drejtes historike të popullit tonë. Andaj per ketë arsye PKSH i bënte thirrje popullit shqiptar ne trojet e veta në Jugosllavi për pjesmarrje sa më masovike në këtë luftë të perbashketë kunder pushtuesve gjermanë dhe italianë, sepse kjo do te ishte dëshmia dhe garanca më e sigurtë historike per të fituar te drejten qe edhe ai, populli shqipatr i Kosoves dhe Viseve te vendosë vet per fatin e tij, sepse problemi i shqiptarëve nën jugosllavi ishte shumë kompleks, ai ishte problem politik dhe si i tillë duhej trajtuar, andaj edhe kerkonte bashkepunim, mirekuptim dhe vullnet të të dy palve. Udheheqja shqiptare, duke pasur parasysh keto rrethana, jo vetem qe u angazhua ne organizimin dhe masovizimin e luftes NÇ ne Kosovë, por ajo dergoi edhe dy brigada partizane shqiptare ne ndihmë popullit të Kosovës, ajo do të shkoj edhe me larg duke shtrirë këtë ndihmë deri thellë ne brendi te Jugosllavisë, deri ne Sanxhak e Vishegrad. Kjo do të ndikoj te popullata shqiptare qe ajo te mobilizohet ne perqafimin e luftës. Se populli shqiptar do te tradhtohej perseri kjo u pa nga qendrimi qe mbajti udheheqja komuniste jugosllave ne Mbledhjen e Dyte te KANÇ te mbajtur ne Jajce ne Nentor te 1943, ne vendimet e të ciles Mbledhje çështja e shqiptarëve ne Jugosllavi nuk u permend fare edhe perkundër premtimeve te mëhershme se kjo do te zgjidhej drejt. Andaj duke ditur se luftës po i vinte fundi ne favor te forcave NÇ udheheqja komuniste shqiptare ndermori nje hap historik ne favor te çështjes se Kosovës, duke organizuar ne Bujan te malësisë së Gjakovës Mbledhjen e KANÇ per Kosovë e Dukagjin, kjo mbledhje u mbajt më 31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944. Në Rezolucionin e kësaj mbledhje që u miratua me pelqimin unanim të të gjithë delegatëve, e pjesmarjes ishin edhe dy delegatë serbë Pavle Joviqeviqi dhe Millan Zeçari do te vendoset qe Kosova të bashkohet me shtetin amë Shqiperinë synim ky dhe deshirë e të gjithë brezeve. Garantues per zbatimin e ketij dokumenti do te ishin Shtabet e dy Ushtrive NÇ pra të Shqiperisë dhe Jugosllavisë si dhe aleatet ShBA, BS dhe Anglia.

Pas kesaj tradhtie të titistëve jugosllavë, popullit shqiptar i mbetej vetem alternativa e luftes dhe e perballjes me regjimin gjakatar e shovinist serbomadh dhe kjo përballje dherrezistencë do te shifet në masakrat dhe terrorin qe do te beje ushtria jugosllave në Drenicë, Ferizaj, Gjilan, Kerçovë në fund të 1945 nën masken e luftës kundër forcave reakcionare dhe bashkëpunëtorve të armikut. Në fakt qellimi ishte qe sa me shumë te eliminoheshin shqipetar, qe tek popullata shqiptare te mbjellej frika dhe qe shqiptarët ne masë te akuzoheshin si bashkëpunëtorë të armikut.Të gjitha vitet e pas luftes se Dytë Botrore do te jenë deshmi historike e nje barbarie të regjimit serbë kunder popullates së pambrojtur shqiptare, mekanizmat e pushtetit serb si KOS, OZNA e me vonë UDB nuk do te pushojnë asnjeherë se vepruari, duke perdorur metodat më barbare deri në shfarosje dhe shperngulje masive te shqiptarve nga trojet e tyre etnike. Madje jo vetem qe do të zbatohen projektet e vjetra antishqiptare të mbretrisë serbe si ai i Vasa Çubrilloviqit, por benë edhe projekte te reja si ai i Ivo Andriqit dhe të akademikve tjerë shovinistë per shpernguljen dhe debimin e shqiptareve nga trojet e tyre me qellim kolonizimin e Kosovës. Barazia e proklamuar nga udheheqja titiste se të gjithë popujt ne Jugosllavi do të jetojnë te barabartë si ne aspektin social, ekonomik dhe politik ishte vetem një genjeshter, sepse realiteti tregonte të kunderten. Kosova ekonomikisht do të mbetej rajoni me i prapambetur ne Jugosllavi, edhe pse e pasur me pasuri të shumta nëntoksore e mbi tokësore ato shfrytëzoheshin nga Serbia dhe Republikat tjera, pra në pergjithësi jeta per popullin shqiptar ishte e rendë.

Por shpirti liridashes dhe kryengrites popullit tone nuk i ka munguar kurrë, andaj nga gjiri i tij çdo here do te dalin bijë dhe bija të cilat jo vetem qe do ta ngrisin zerin kunder terrorit dhe pushtuesit serbë por edhe do te sakrifikohen per kauzen e shenjtë të lirisë dhe bashkimit kombëtar. Kështu deri ne Demonstratat e vitin 1968 veprimtaria atdhetare me shumë do te karikerizohet si veprimtari individuale e atdhetarve të devotshem ndaj të cilve pushteti do te ndermerr masa te rrepta ndeshkimore duke arresuar e denuar keta veprimtarë. Ndersa me demonstratat e Vitin 1968 të cilat u organizuan ne disa qytete të Kosovës si ne Prishtinë, Pejë, pastaj Tetovë si dhe kerkesat publike qe u parashtruan per ndryshimin e statusit të Kosovës do ta bëjnë të qartë së shqiptarët ne keto hapsira jo vetem qe do të vazhdojnë te kerkojnë te drejtat e tyre, por ata tani janë në një stad me te lartë të vetdijes dhe ndergjegjjes kombëtare. Përkunder disa te drejtave, te cilat do t’u njiheshin shqiptarëve pas vitit 1968, sidomos pas vitit 1974 ata prapë do te mbesin populli me i shtypur, me i perbuzur dhe me i shfrytëzuar dhe më me pak te drejta ne Jugosllavinë titiste edhe pse titistet me politiken e tyre te njohur te vetqeverisjes hiqeshin para botës si flamurtarë te zgjithjes së drejt të çështjes kombëtare ne Jugosllavi.

Sa më shumë qe ngritej vetëdia kombëtare dhe sa me fuqishem qe jehonte zeri i shqiptarve per te drejta te tyre dhuna dhe terrori serb ishin më të egra. Pushtuesi nuk ndalej duke burgosur e denuar me dhjetra e qindra veprimtarë e patriotë ne të gjiitha viset shqiptare, ndersa prapambetja ekonomike dhe dallimet me republikat tjera dhe me Krahinen e Vojvodines ishin shumë të mëdha.

Pushteti duke qenë i vetdijshem per gjendjen ne Kosovë, e cila vazhdimishtë rendohej dhe nga frika se kjo gjendje do të jetë katalizatorë i paknaqësive, ndermori nje hap drejt nje liberazimi politik duke avancuar statusin e Kosovës në Krahinë Autonome dhe si element konstituiv i Federates Jugosllave, por në te njejten kohë Kosova, duke qenë edhe pjesë perberse e Serbisë, kjo ishte nje farsë politike ku u hudhej hi syve shqiptarëve, ndersa ne anën tjeter Serbisë i garantohej sovraniteti mbi shqiptarët dhe Kosoven, kjo ndodhi me ndryshimet kushtetuese ne vitin 1974.

Kjo gjendje do të krijoj iluzione te nje pjesë e madhe e popullates, e cila do të besoj se pushteti jugosllav po bente hapa drejt barazisë së shqiptarëve në Jugosllavi. Këso iluzionesh do të ushqej edhe klasa politike e Kosovës bile kjo situatë asaj do t’i ndihmonte qe para popullit te hiqej si realizuesja e kesaj arritje në avancimin dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. Kjo do te shihet me vonë sidomos ne vitin 1981, kur ajo do të ngritet kunder kerkesave të rinisë studentore dhe te popullit duke qenë edhe me të zeshem se edhe vetë udhëheqsit shovinistë serbë.

Ajo do të jetë e para që do të gjykoj dhe denoj keto ngjarje si «armiqsore dhe retrograde e kunderrevolucionare», sepse sipas tyre problemi i pakicave ne Jugosllavi e edhe problemi i Kosovës ishte zgjidhur perfundimisht dhe me se miri se kudo tjeter ne botë. Ata harronin ose nuk donin të dinin se problemi i Kosovës do të duhej të zgjidhej pas perfundimit të luftes NÇ dhe se populli shqiptar ketë të drejt e kishte fituar me luften Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ai kurrë nuk do të pajtohej nen roberinë serbe. Lufta dhe perpjekja e tij nuk do të ndalen dhe se per të ishte e qartë se udheheqsit e Kosovës nuk do të bejnë asgje me shumë dhe se do të jenë të kenaqur me peshqeshet qe do t’u ofrohen nga udheheqësit e Federatës dhe Serbisë.

Veprimtaria Ilegale

Kështu dalngandal tek te rinjtë patriot dhe revolucionar po krijohej bindja se për zgjidhjen e drejt të çeshtjes kombetare kerkohej punë dhe perkushtim, sakrifica te mëdha dhe së kjo çeshtje mund te zgjidhet duke u respektuar vullneti i shqiptarve e qe ishte bashkimi me shetin amë Shqiperinë, dhe se ky bashkim nuk bëhet dotë ne rrugen e kompromisit e të  dialogut me serbomëdhenjtë, e aq më pak nga kjo klasë politike çfarë ishte e instaluar ne Kosovë. Por këte luftë duhet ta organizojnë dhe udheheqin bijtë e bijat e tij te dala nga gjiri dhe shtresat e popullit te cilet jetonin me vuajetjet, hallet dhe shtypjen qe i bëhej popullit shqiptarë ne trojet e veta nën pushtimin jugoslavë.

Keshtu ne Kosovë (më Kosovë nënkuptojmë viset shqiptare nën pushtimin jugosllavë), do të formohen grupe ilegale te cilat do të punojn në menyrë shumë te vendosur dhe permanente sidomos nga viti 1964 grupi “Levizja Revolucionare per Bashkimin e shqiptarve ne Kry me Adem Demaçin, per te vazhduar me 1972 me grup ilegal “Grupin Revolucionar”  të formuar nga Xhafer Shatri, Kadri Osmani, Mustaf Ademi, Mehmet Hajrizi, Jashar Alijaj dhe Gani Syla, grup ky i cili do te shtrijë veprimtarine e vete ne shume pjese te Kosoves dhe ne Maqedoni, dhe sidomos ne mesin e studentve. Ky grup do te veproi deri ne vitin 1974, kur do te arrestohen disa pjestarë të tij. Tani veprimtarinë grupi do ta vazhdoi me emer tjeter për shumë arësye, tani grupi do të quhet “Grupi Marksist Leninist i Kosovës (GMLK)”. Në programet e këtyrë grupeve dhe të grupeve tjera që do të formohën do të jenë te sanksionuara qellimet dhe rruget e verprimtarisë se tyre drejt realizimit dhe zgjidhjes të çështjes shqiptare. Përmes materialeve dhe organeve te tyre te shkruara dhe te shperndara ilegalishte do të sqarohet popullata per arsyen dhe domosdoshmerinë e verprimtarisë së tillë ilegale, strategjia dhe metodat e luftes per te arritur qellimin final e qe ishte bashkimin me shtetin amë Shqiperinë.

Ne qe kemi patur rastin te lexojm shtypin ilegal te asaj kohe sidomos Organin e GMLK-së “Liria”, “Bashkimi” Organ i Frontit te Kuq Popullor, Lajmtarin e Lirisë, pastaj “Zerin e Kosovës” si dhe traktet e ndryshme te cilat shperdaheshin bindeshim dhe brumoseshim me idenë për domosdoshmerinë e punës dhe veprimtarisë më më perkushtim per çeshtjen kombetare, ndersa urrejtja per pushtuesin sa vinte e shtohej.

Në ngritjen e vetdijes së popullit dhe rinisë revolucionare pa dyshim do të ndikoj edhe Televizioni Shqipetarë, Radio Tirana me emisionet e saj, sidomos me emisionet me permbajtje historike si “Heroizmi i popullit ndër shekuj“, pastaj Radio Kukësi te cilet me emisionet e tyre mbi historinë, kulturen dhe luftrat e popullit tonë per Liri dhe bashkim kombetarë do të jenë brum i fortë në ngritjen e ndërgjegjës tonë patriotike dhe mësim se si duhet luftuar per te quar ne vend amanetin e te parve.

Ngjarjet si ajo e Kongresit te Drejtshkrimit dhe Unjisimit të Gjuhës shqipe 1972 dhe shenimi i 100 vjetori te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1978, nuk do të mbesin pa ndikim tek shqiptaret jashtë Shqipersië e sidomos tek rinia patriotike studentore.

Në keto vite ne mesin e studentve do te kete nje jete te gjalle patriotike dhe revolucionare, në rrethe te tilla do te shperndahej dhe lexohej literaturë ilegale sidomos ajo që vinte nga Shqiperia, e rrethe te tilla shokesh në mesin e studentve ishin mjaft të perhapura ne ato vite.

Ngjarjet me karakter kombetarë si kjo e shenimit te 100 vjetorit te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit percilleshin më vemendje dhe zgjonin interesim te madhe.

Ne këtë 100 vjetorë Shteti Shqiptarë dhe udhëheqja e tij riaktualizoi problemin e pa zgjidhur dhe padrejtësitë te cilat ishin bërë ndaj shqiptarve, andaj porosia dhe mesazhi ishin se zgjidhja kerkohej sipas modelit te Lidhjes së Prizrenit d.m.th. kerkohej nje unifikim i elementit shqiptarë ne të gjitha aspektet.

Ne këtë 100 vjetorë te Lidhjes, në Shiqiperi u këthyen eshtrat e Abdyl Frasherit, Naim Frasherit, Hasan Prishtines, Luigj Gurakuqit, u ngriten buste dhe monumente si ato te Bajram Currit ne Tropojë, Hasan Prishtines ne Kukës, Shote Galices ne Fushë Krujë etj., ndersa ne Tiranë dhe Prishtinë do te mbahen Akademi Shkencore dhe Solemne.

Ndersa ne kete manifestim madheshtorë kombëtar Qeveria dhe shteti shqiptare kishte ftuar njerin nder krërët e emigracionit te vjeter shqipëtar Demë Ali Pozharin i cili konsiderohej eksponent jo i vijes se sistemit politik qe ekzistonte në Shqiperi, bile ne një takim te veçant ate e pat pritur edhe udhëheqësi i shtetit shqipetarë Enver Hoxha. Kjo ishte porosi per te gjidhë shqiptaret se në luftën tonë e cila po hynte në një fazë te re udhëheqja shqiptare kerkonte bashkimin e te gjithvë, pa dallime ideologjike.

Ndërsa në traktin i cili na ra ne dorë ato ditë, te cilin e kishin lëshuar dhe shperndarë Marksit-Leninistet e Kosovës bëhej thirje per te ndjekurë shembulin e Lidhjes së Prizrenit ne luftën tonë te shenjtë kunder titistve revizionist e shovinistve Jugoslav drejt realizimit te aspiratave tona, bashkimit kombetarë.

Sa me shumë qe ngritej vetedia kombëtare dhe shtohej rreziztenca e popullit edhe dhuna e pushtuesit rritej, burgosjet dhe denimet nuk kishin të ndalur, ato do te jenë sistematike dhe te permasave te medha. Burgosje te pa nderprera te qindra te rinjëve shqipëtar u benë në vitin 1974, 1975, 1979, 1980.

Duhet thënë se burgosjet dhe arrestimet do te krijonin efekte te kunderta, ato do te ndikojnë në ngritjen e urrejtjes kunder pushtuesit si dhe ne ngritjen e ndergjegjës kombëtare tek elementet patriotik dhe revolucionarë.

Veprimtaria e grupeve ilegale ishte rritur, kjo shifej nga arrestimet që bëheshin si dhe nga aktiviteti i tyre ne terren sidomos me shperndarjen e trakteve dhe me botimin e shtypit ilegal. Me kujtohet nje trakt te cilin e kishte shperndarë levizja ilegale, ata të GMLK-së, ne Tetor te vitit 1979 pas vizites qe i bëri Kosovës rrënegati dhe fashisti Tito, ky trakt jo vetëm u komentua në rrethet tona por pati jehonë shumë te madhe. Ne kete trakt do ta shumëzojmë dhe shpendajmë edhe neper qytete tjera të Kosovës sidomos neper kumunat prej nga vinim.

E terë kjo veprimtari do të ndikoje në ngritjën e vetëdijës kombetarë dhe do te jet element i rendesishëm në sqarimin e rrethanave si dhe në orientimet per shumë patriot e revolucionare te cilet ishin te shumtë ne mesin e studentve.

Keshtu qe ne duke mos qenë në lidhje të drejtpërdrejt me grupet e organizuara ilegale do te bëjmë përpjekje të vazhdushme qe të vejme kontakte me njerzë te cilët janë te organizuar. Ne vitin 1978 gjat nje vizite qe kisha ne Shtutgard te Gjermanisë do te kontaktoj me disa veprimtarë te çështjes kombetarë te cilët vepronim ne emigracion, ne mesin e te cilve Hysen Gegen veprimtarin e pa lodhshëme te çeshtjes kombetare i organizuar ne kuader te veprimatrisë atdhetare ne emigrim. Me Hysen Gegen do te takohem shpesh gjat kësaj kohe nga i cili jo vetem qe do te mësoj shumë gjëra mbi veprimtarinë e cila zhvillohej ne drejtim te Kosoves, por unë do te paisëm me idenë se duhet të veprohet patjeter dhe fuqishem kunder okupatorit dhe sherbëtorvë te tyre në Kosovë. Literaturën dhe materialet me të cilat do të paisëm nga keta veprimtarë do ta sjell në Kosovë e të cilën do ta lexojmë me shoket dhe do ta shperndajmë në rrethe tjera.

Literatura do te sigurohej edhe permes lidhjeve te cilat i kishin edhe shoket tjerë si në Kosovë ashtu edhe nga jashtë. Për një kohë të gjatë korrespodencën dhe informacionet mbi situatën dhe rrethanat e pëgjithshme në Kosovë shokve ne emigracion do tua dërgoj në adresen e redaksinë se gazetës „Roter Morgen“, organ i PKGJ. Ne ishim një grup mjaft i mirë shokesh si Qamil Çadraku, Kasim Haxhimurati, Adem Krasniqi, Fejsë Krasniqi, Ismet Avdyli, Xhavit Vata, Shyqeri Gashi, Ramiz Daka, Tahir Zekaj, Xhemaili Berisha, Nazmi Morina dhe Nuhi Daka, qe te gjithë entuziast dhe te paisur me ndjenjën e atdhedashurisë dhe te gatshem per veprimëtari. Dhe qe te gjithë keta me vonë do te shquhen per veprimtari patriotike dhe do te denohen me burgime te gjata.

Gjatë viteve 1979/80 do të vizitoj Ambasadën e Shqiperisë në Vjenë disa herë, prej ku do të sjell literaturë të shumtë kryesisht patriotike dhe revolucionare. Gjatë bisedave me diplomatet shiptarë si më Engjell Kolonecin e Lirim Shytin, (gjatë nje vizite unë do ta kem nderin qe të më presë dhe ta takoj ambasadori Musin Kroi), do të vërej një interesim të madh per çështjen e pazgjidhur shqiptare si dhe kujdesin e tyre per veprimatret ne Kosovë e qe ishte porosi e tyre, qe në të mos gabojmë gjatë punes dhe veprimtarisë duke na sugjeruar qe të mos bëjmë veprime ekstreme të cilat do ta dëmtonin punen para opinionit të brëndshem dhe të jashtem. Ishte sygjerim permanent i tyre se: “Ju duhet të kërkoni dhe luftoni për të drejtat të cilat u janë të garantuara më kushtetutë, që të jeni të barabartë më republikat tjera, ndersa në rrethana tjera të cilat do të vijnë një ditë, e për të cilen ditë Shqiperia është duke u pergatitur ne do ta themi fjalën tonë duke bërë realitet amanetin e të parvë tonë, sepse Kosova është shqipëtare dhe i perket Shqiperisë”.

Në fund të vitit 1979 përmes Kasim Haxhimuratit ne do të takohemi më shokun dhe veprimtarin e madh të çështjes kombëtare Fehmi Lladrovcin i cili studionte në Zagreb, por edhe Fehmiu do të gjej një rreth shokesh mjaft aktiv dhe të gatshëm për punë. Fehmiu jo vetem tek unë por të të gjithë shokët do të lërë gjurmë të pashlyera jo vetem si burrë besnik e i fjalës, trim e tribun popullorë por edhe per gadishmerinë dhe vendosmerinë e tij prej revolucionari për të vepruar kundër titistve dhe shovinistve serbomëdhenjë. Fehmiu kishte vizituar Shqiperinë më një grup studentësh nga Zagrebi, ai vazhdimisht do të na flas për Shqiperinë.

Njohja më Fehmiun na ndihmoi qe të njifemi edhe më shokë e veprimtarë tjerë më të cilet do te veprojme me vone.

Në gjysmen e dytë të vitit 1980 ne do të jemi në kontakt permës Ismet Avdylit më Jashar Alijan anëtar i OMLK-së dhe së kontaktet do të intensifikohen pas ngjarjeve të vitit 1981.

Nga Jashar Alijaj i cili ishte ne ilegalitet ne Prishtinë ne do te marrim edhe detyra dhe instruksione konkrete për organizimin e demonstrstës së 30 Prillit në Istog. Por fatkeqsishtë arrestimi i antarve të OMLK-së, si i Jashar Aliajt dhe Sefer Muzliajt do të pengoi lidhjen tonë më këtë organizatë.

Duhet thënë së të gjitha keto rrethana neper të cilat po kalonim dhe të cilat u pasqyruan ketu, pa dyshim së do të krionin opinoin shumë te fuqishem posaqerisht tek rinia studentore perparimtare sepse ata më teper se kushdo tjetër do të jenë të ballafaquar më këtë realitet gjatë jetes se tyre studentore duke pasur mundësi që t’i studionin të gjitha keto aspekta dhe rrethana historike, andaj atyre do u bie barra dhe fati që të jenë të parët te cilet do ta ngrisin zërin e protestes dhe të revoltes.

Idenë për Repupliken e Kosovës, në shtypin ilegal (që për në ishte befasi sepse në të gjitha materiialet e OMLK-së e te organisatave tjera ilegale deri me tani propagandohej bashkimi me Shqiperinë ), do ta hasim në Organin e OMLK-së “Liria” e cili na ra në dorë në Janar të vitit 1981, (botuar në Tetor apo Dhjetor te vitit 1980) ne nje shkrim – mesazh drejtuar popullit shqipetarë do të hedhë idenë për Republiken e Kosoves si shkallë e parë drejt realizimit të programit të OMLK-së, pra Bashkimin më Shqiperinë.

Kjo ide përputhej edhe më sygjerimet që ipnin përfaqësuesit e shtetit shqipetar për ne në Kosovë gjat kontakteve qe kishim më këta, e të cilët na sygjeronin që ne duhet të kërkonim ato të drejta që na i njef kushtetuta e jugosllavisë, pra që të barazohemi njëherë më të tjerët, pra kjo do ishte shkalla e parë drejt qellimit final.

Demostrata e 11 Marsit

Ne lidhje më atë së a do të duhej të organizoheshin demostrata dhe protesta është biseduar shpesh në mes të shokve dhe së mbizotronte bindja së ato duhet të organizoheshin por çdo herë ishim të bindur se ne duhet të jemi te përgaditurë dhe te pritet sjnjali i atyre të cilet vepronin të organizuar. Parakushtet për një gjë të tillë ekzistonin si ne aspektin ekonomik, social dhe politik etj. sepse gjendja sa vinte e rendohej si ajo ekonomike ashtu edhe ajo politike. Kjo gjendje reflektohej edhe në Qendren e Studentve sidomos në kushtet e jeteses dhe të ushqimit.

Andaj nje grup studentesh me shpirt kryengrites dhe patriotikë me daten 10 Mars 1981 me iniciativen e Gani Kocit do te takohen rreth ores 20.00 ne Konviktin numer 3, dhoma numer 310 si Ramadan Dobra, Januz Januzi, Murat Musliu, Bedri Deliu, Kadri Kryeziu, keta do ta hartojnë nje plan per te protestuar ne Menzen e Studentve per kushte me te mira me daten 11 Mars ne ora 19.30, si dhe do te ndajnë detyrat per secilin prej tyre si dhe do te marrin per obligim qe te njoftojnë shokë te tjere per kete protestë qe kjo te realizohet sa me mirë.

Me disa prej ketyre studentve njifeshim sepse ishtim shokë te studimeve.

Unë për organizimin e kesaj proteste jam njoftuar nga shoku im dhe veprimtari Zymer Kuqi me te cilin jam takuar me daten 11 Mars 1981 rreth ores 12.30 dhe i cili me njoftoi së ate mbremje pra me 11 Mars në Menzë rreth ores 19.30 do të organizohet nje protestë per kushte me te mira. Zymeri per kete protest ishte njoftuar nga Januz Januzaj me daten 10 Mars ne mbremje.

Ne biseduam shkurt rreth asaj së duheshin njoftuar sa më shumë shokë por të besueshem si dhe të jemi sa më të pergaditur atë mbremje.

Ky ishte nje fillim për të cilin shpesh kishim bisedaur dhe e kishim pritur nje kohë të gjatë andaj për ne ishte një entuziazem shumë i madh. Une do të njoftoj shokët, Kasim Haxhimurati, Tahir Zekaj, Xhemajli Berishen, Ismet Avdylaj dhe do te porosis qe edhe ata te njoftojn shoket e tyre të besueshem.

Në Menzë do të shkojmë para ores 19.00, se bashku me, Kasim Haxhimuratin, Tahir Zekaj, Xhemajli Berisha dhe Ismet Avdylaj dhe do të presim deri sa në Menzë arriti grupi së bashku më Zymer Kuqin nga i cili ishim të informuar për protesten. Në ketë grup ishin Januz Januzi, Ramadan Gashi, Gani Koci, Kadri Kryeziu, Bedri Deliu, Kadri Zenuni, Avdullah Tahiri, Rasim Blakaj, Ali Blakaj te cilet i njifja, etj. Keta do të hyjnë në katin e dytë të Menzës nga ana lindore d.m.th. nga pjesa e konvikteve. Më të parë arritjen e tyre ne do të drejtohemi drejt tyre dhe do të filloj protesta dhe revolta së pari më thyrjen e pjatave dhe hudhjen e tabakve si dhe permbysjen e tavolinave. E tera kjo në menyrë shumë të shpejt dhe të kordinuar, se pari nga grupi i cili kishte planifikuar këtë protestë dhe nga ne që kemi qënë të informuar për këtë, në të vertetë ne më të parë formen e veprimit të tyre automatikisht kemi vepruar pa u hamendur duke hudhur pjata dhe duke permbysur tavolinat. Kjo në fillim krijoi huti tek stundentet e ndodhur aty, por edhe disa studentë e studente te tjerë do të fillojnë të veprojnë në të njeten menyrë menjëherë. Më kujtohet Bahrie Kastrati nga Prizren e cila ishte duke ngrënë, më të parë këtë gjendje do të ngritet dhe do ta rrotulloi tavolinen e ushqimit kjo ishte vajza e parë e cila perplasi tavolinen atë natë, pastaj Imrane Koxha, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, etj., kështu kemi dalur në fuajen e Menzes më thirrjen që të marrshohet drejt qendres së qytetit duke u nisur ne nje grup jo shumë i madh, por tani ketu do të hasim në kundershtim të nje numri të studentve më arsytimin së kjo ishte mjaft. Zymer Kuqi do të kacafytet më njerin nga ata të cilet kundershtonin marshimin tonë.

Ne nje numer studentesh prej 100 – 150 vetë do të vazhdojm marrshimin rruges “Ramiz Sadiku” drejt qendres së qyteti dhe gjatë tërë marrshutes tonë deri të Këshilli Ekzekutiv parullat tona do të jenë të karakterit social dhe ekonomik si: “Duam kushte për studentet”, “Duam punë”, “Kushte më të mira”, kështu jemi ndalur edhe para Këshillit Ekzekutiv kemi qendruar nja 10 minuta duke brohoritur parullat e cekura më lartë, por tani parullat do të ndryshojnë, do të fillojmë edhe më parulla të karakterit politikë si: “Kushtetutë”, “Bashkim”, “Poshtë borgjezia e kuqe”, “Lironi te burgosurit politik”, “Poshtë tradhtaret” etj.

Marrshuten do ta vazhdojmë Korzës së qytetit dhe do të ndalemi para Komitetit Krahinor duke brohohitur dhe duke kërkuar që edhe qytetaret tjerë ti bashkagjiten protestës, tani më pothuajsë më shumë kishte parulla të karakterit politik si ajo: “Bashkim”, “Poshtë borgjezia”, “Poshtë tradhëtarët”, “Rroftë klasa puntore”, një grup studentesh do të thyejn xhamat ku ishin të vendosur plakatat e filmave pornografik. Marrshuten do ta vazhdojmë në drejtim të Rektoratit, në mes të Rektoratit dhe Radio Prishtines do të takohemi më një grup të madh studentesh të cilet erdhen nga Qendra e Studentve dhe u bashkuan më ne, më sa mbaj mënd ka qenë Bajram Kosumi.

Ne ketë marshut te demonstruesve te cilet do ti japin vrull kesaj demostrate do te dallohen studentet Bedri Deliu, Gani Koci, Mehmet Bislimi, Qamil Qadraku, Ramadan Gashi, Zymer Kuqi, Murat Musliu, Syl Muja, Brahim Nikqi, Riza Demaj, Ramë Buja, Ismet Avdyli, Xhavit Vata, Shyqeri Gashi, Adem Krasniqi, Islam Vishi, Ibush Vishi, Enver Topalli, Xhemajli Berisha, Kadri Kryeziu, Muharrem Etemi, Bexhet Imishti, Dervish Qadraku, Nazmi Morina, Gani Balaj, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Shemsie Elshani, Zyrafete Kryeziu, Sevdije Shala, Mejreme Krasniqi, Shaban Shala, Zymer Kurti, Hilmi Zekaj, Adem Krasniqi, Imrane Koxha, Gani Rrushi, Gonxhe dhe Nunja nga Dibra, Imer Balaj, Sejdullah Duraku, Remzije Limani, Ramiz Daka, Agim Vishi, Hamdi Mehmeti, Mirije Krasniqi, Resmie Balaj, Gani Vlana, Xhemile Vlana  e etj., dhe marrshuta do ta vazhdojme në drejtim të Institutit Albanologjik.

Tek ndertesa e Institutit do të ndeshemi për herë të parë më policinë e cila tentoi të na shperndaj duke perdorur forcen. Pas perleshjës më policinë ne arritem që të thyejm kurdonin e policis dhe duke depertuar dhe të grumbullohemi perballë Menzës në rrugen “Ramiz Sadiku” duke brohohitur parulla më permbatje sociale dhe politike. Duhet cekur së gjatë tërë defilimit tonë dhe e gjithë ajo revoltë e cila shprehej nga studentet si dhe parullat të cilat u brohoriten ishin kryesisht të brohoritura dhe të drejtuara e të orientura nga rrethe dhe grupe studentesh të cilet njifeshin si patriot dhe revolucionar e të cilet ne ato vite ishin të shumtë në mesin e studentve. Nje pjesë ishte e organizuar në grupe ilegale, një pjesë ishte në kontakt më shtypin ilegal dhe simpatizantë të ketyre grupeve ndersa një pjesë tjeter atdhetarë dhe patriot të cilet edhe pse nuk ishin të organizuar kishin pritur këtë moment për të shprehur revolten e tyre kunder shtypjes, padrejtësive dhe shfrytëzimit që I bëhëj popullit dhe Kosoves nga okupatorët serb dhe sherbtorët e tyre në Kosovë.

Ate mbremje disa studentë do të flasin për gjendjen e rëndë në Kosovë, gjithashtu atë natë në mesin e studentve do të vijnë edhe profesor si Ymer Jakaj, Pajazit Nushi i cili pasi degjoj kerkesat e studentve kerkoj që të shperndahemi por studentet rrefuzuan më arsyetim së këto kerkesa duhet të merren seriozisht si dhe më arsyetimin së policia kishte arrestuar disa student dhe së ata duhet të lirohen.

Keto fjalim te studentve beheshin nga nje trafo elektrike, nga studentet te cilet mbajten fjalim at natë ishin Mehmet Bislimi dhe dy apo tre tjerë, emrat e te cilet nuk me kujtohen.

Gjithashtu me insistimin e disa studentve mases se studentve do tu drejtohet Ali Lajçi i cili nuk ishte pjesëmarrës i marshutes por do t’i bashkohet masës së tubuar te studentve.

Ai nga trafo elektrike do te mbajë nje fjalim te shkurte duke thënë së: “ju e dini pse jeni ngritur andaj nësë nuk doni të shperndaheni vazhdojeni, gjithë ky vrrull rinor vazhdoni perpara, vurmak”.

Me vonë do të nderhyjë policia për të shperndar demonstrusit dhe perleshja do të jetë mjaft e ashper, në terëhjekje e siper deri sa policia filloj të godas në turmen e studentve dhe të shtij më armë në turmë dhe pasi që kapen disa studente dhe filluan ti tërhjekin zvarë për flokesh veprimtari dhe njëri ndër më aktivet e asaj mbrëmje Ibrahim Nikqi do të shtij më revole në drejtim të turmës së policve, të cilet do të terhiqen duke i leshuar studentet. Perleshje me policine ate mbremje do te kete pa nderprere.

Une se bashku me Bedri Deliun, Kasim Haxhimuratin, Ibush Vishin, Sadulla Durakun nga Kumanova, Islam Vishin do te sulmojme nje patrulle policie afer ,Halles Sportive 25 Maji”, ne perleshje e siper do tua rrembejmë nje pushke gjysmautomatike, dhe pasi qe nuk dija ta perdorja e e cila mua me mbeti ne duar e perplasa per asfali duke e thyer dhe hudhur ne tokë (ketë pushkë do ta merrë Sadulla Duraku).

Pasi që policia nuk mundi të depertoi atë mbrëmje në qender të studentve sepse rrezistenca jonë ishte shumë e madhe ajo do të perqendrohet në rrugen përballë konvikteve ndersa ne do të ndezim një zjarr dhe do të qendrojm deri në mengjes duke kenduar këngë dhe duke brohoritur parulla. Në mengjes policia do të nderhyjë dhe ne do të terhiqemi sepse edhe kishim mbeturë një numer shumë i vogël studentesh.

Me siiguri grupi që kishte menduar organizimin e protesten në Menzën e Studentve, e cila protestë nga karakteri social do të eskaloi në një demostratë të karakterit edhe politik nuk ka marrë parasysh permasat dhe dimenzionet qe mund te merrë kjo protest sepse ne ketë demonstrat u parashtruan edhe kerkesat politike.

Realiteti tregoi së në Kosoven e robruar dhe të shtypur e të shfrytezuar mjaftonte që të nisë paknaqësia, sepse faktoret e shumt e të cilet i kemi cekur më lartë ishin prezent në Kosovë e qe ndikuan dhe quan në këtë mëllef dhe demonstratë, ndersa katalizatorët kryesor të cilet  do të ndikojnë në artikulimin e kerkesave politike do të jenë patriotët, veprimtarët dhe simpatizantet e grupeve ilegale dhe kjo do të deshmohet më vonë gjatë arrestimeve dhe burgosjeve të shumta në Kosoven e atyre viteve. Gjithashtu literatura ilegale qe shpendahej ne mesin e studentve, televizioni shqiptare dhe radio Kuksi ishin nje rreze drite e cila depertonte ne Kosovë e atyre viteve duke ndikuar ne ngritje e vetdijes tek rinia shqiptare por mbi te gjitha faktor dominant ne ngritjen e vetdijes kombtare ishin faktoret e mbrendshme si mbrapambeturia ekonomike, padrejtesija politike sepse ne nuk ishim te barabartë me popujt tjerë ne federaten jugosllave.

Demonstrata e 26 Marsit 1981

Deri në mbrëmjen e datës 25 Marsit 1981 nuk është verejturë donjë nderhyrje e organeve policore në Qendrën e studentve, dhe e terë kjo periudhë që nga 11 Marsi do të kaloj duke komentuar dhe duke biseduar ne rethe të ndryshme se si te veprohet më tutje sepse ekzistonte nje bindje pothuajse e pjeses dermuases te veprimtarve se tani e tutje nuk duhet heshtur por duhet vazhduar me demonstratat dhe protesta.

Mbrëmjen e 25 Marsit deri sa ishim kethyer nga menza e studentve dhe qendronim grupe grupe duke biseduar dhe shetitur para konvikteve organet e sigurimit shtetror do të bejne perpjekje per të arrestuar Ali Lajçin por pas reagimit të nje grupi studentesh policia do të terhiqet. Kjo do të ngjallë aty per aty shumë komente dhe reagime si dhe mendime se eshtë e udhes qe te organizohemi dhe te mos lejohet arrestimi I studentve sepse qellimi i pushtetit ishte qe te bengohej ndonje perpjekje per demostrata te serishme. Naten e 25 Marsit do ta kaloj ne Konviktin numer 4, ne dhomen e shokut Sefer Ademaj.

Ne mengjesin e 26 Marsit dyrt e konvikteve do te jen te mbyllura, u tha se ato do te hapëshin ne ora 8-8.30 pasi që diku nga ora 9.00 ishte caktuar nje takim më strukturat politike të Kosoves dhe të Rektoratit të Prishtines.

Atë mbrëmje nje grup studentesh ku bënin pjesë Ali Lajqi, Sylë Muja, Riza Dema, Hamdi Hajdini, Bajram Kosumi e disa student te tjerë (kjo u kuptua më vonë) kishin mbajtur nje mledhje ne Konviktin Nr.3 dhe kishin vendosur që më daten 26 Mars 1981 nga ora 09.00 te thërisnin strukturat politike dhe universitare te Kosovës ne Qendren e studentve dhe te shpalosin kerkesat politike e ekonomike të cilat i kishin përpiluar me shkrim në atë mbledhje. Takimi në mes të studentve dhe udhehqësve politik dhe atyre universitarë do të bëhet nga ora 9-11 në oborrin e Qendrës së Studentve në mes të konviktit 1 dhe 2. Këtu do të grumbulohemi të gjithë studentet të cilet do ti përfaqesoi grupi i cekur me lartë ndërsa nga strukturat politike do te marrin pjese ne kete takim Azem Vllasi, Sanije Hyseni dhe disa te tjerë, ndersa nga profesoret e Universitetit Rektori Prof. Gazmend Zajmi, Prof. Pajazit Nushi, Ymer Jaka, Ragip Halili, Fazli Sylaj, Hajredin Hoxha, Ismet Salihu etj., diku rrethë 10/15 profesorë.

Kerkesat e Grupit Organizativë te studentve qe kishin marrë persiper organizimin e Demonstrates se 26 Marsit dretuar strukturave politike te Kosovës e te cilet ishin ftuarë nga ky grup ne takim me studentet i lexojë studenti i buqejsis Riza Demaj.

Gjatë bisedimit me keto stuktura, kerkesat e parashtruara i arsyetoi dhe i mbrojti me shumë argumente studenti shembullor dhe i guximshëm Ali Lajci.

Ai gjatë dialogut me Azem Vllasin dhe me strukturat tjera si te Komitetit Krahinor dhe ato te Universitetit i mbrojti fuqishem dhe kerkoj qe Udheheqja politike e Kosoves te ngris zerin dhe te angazhohen ne avansimin e statusit politik te Kosovës ne Republik sepse si ne aspektin ekonomik e social ashtu edhe ne rrafshin politik Kosova trajtohej jo e barabartë me Republikat tjera ne Federaten Jugosllave.

Prandaj aj kerkoj qe keto struktuara te marrin pergjegjsinë per keto kerkesa te studentve te Kosoves.

Azem Vllasi, qe ne fillim kur u hap çështja e statusit politik te Kosoves dhe kerkesa per Kosoven Republikë, aj ketë kerkesë e hudhi poshtë dhe e cilsoi kunderkushtetuese e drejtuar kunder vllëzerim bashkimit te popujve te barabartë ne Jugosllavi, tha: “kjo kerkesë eshtë armiqesore, e drejtuar per te rrënuar rendin kushtetus ne Jugosllavi.”

Ky qendrim i Azem Vllasit ndaj kerkeses Kosova Republik dhe cilësimi qe ai i beri duke e qujtur armiqsore dhe kunderrevolucionare do te sherbej si nje argument i fortë qe kreu jugosllavë dhe ai i Serbisë te marrin masa drastike policore e politike si ndaj organizatorve ashtu edhe ndaj pjesëmarsve te demonstratave te Pranveres te Vitin 1981.

Ne Kosovë do te vendoset Gjendje e Jashtzakonshme qe nga data 3 deri me 18 Prill dhe do te aplikohet ora policora nga ora 20:00-06:00 te mengjesit.

Gjatë diskutimeve me strukturat politike te Kosoves ne krye me Azem Vllasi dhe Gazmend Zajmin nga Universitetit dhe Grupit Organizativ qe zgjaten nga ora 09:00 e mengjesit deri afer ores 12:00 do te inkuadrohen edhe shum studentë me diskutime te tyre duke mbeshtetë kerkesat e studentve dhe duke kerkuar llogari e pergjegjsi nga struktura politike te Kosoves per gjendjen ne te cilen ndodhi Kosova.

Duhet per te permendur qendrimin politik qe atë ditë mbajti Prof. Gazmend Zajmi i cili tha tekstualishtë duke iu drejtuar Ali Lajçit: “Te gjitha kerkesat e juaja politike e ekonomike te parashtruara ketu janë dhe mundë te zgjidhen ne zuatat e korrnizes kushtetuese, por unë kaq mund te bejë, ju vazhdoni”.

Duhet cekur se keto bisedime ne mesë te studentve dhe udheheqsve te atëhershem te Kosoves do te percillen nga shumë gazetarë te shtypit e te Televizionit te Kosoves si dhe nje Televizion dhe gazetar i Beogradit i cili do te interesohet shumë se çka po ndodhë keshtu, ai edhe interevistoj disa nga studentet, bile nese nuk gabohem njeri nga te interesivstuarit ate ditë ishtë edhe Bardhyl Mahmuti, student apo nxënës nga Maqedoni.

Pasi qe udheheqsit politik nuk mbeshteten kerkesat e studentve tani me ishte e qartë se dialogu perfundoj andaj u vendos per te marshuar qe kerkesat tona te behen publike dhe transparente permes demonstrimit per opinionin e mbrendshme dhe te jashtem.

Ne kerkuam qe kesaj demonstrate ti prij Azem Vllasi dhe u tentua qe ti ipej Flamuri Kombetar por perpjekja qe e kotë sepse nuk pranonte ndersa nga nje grupë i ne studentve do te goditet pa meshirshem.

Gjithashtu shumë pytje dhe diskutime janë bërë edhe nga student tjerë ne kete bashk bisedim me strukturat politike dhe universitare te Kosovës, si nga Nezir Mehmeti, Xhevat Zymberi, Abdullah Tahiri, Fate Zymberi pastaj Imranje Koxha nga Kaçaniku, Hamdi Hajdini e tjerë. Gazmend Zajmi do te largohet me arsytimin se ka mbledhje te rektorve te univerziteteve te Jugosllavisë. Dhe vertet ai atë ditë do të zgjidhet rektor i Universiteteve të Jugosllavisë, kjo koinqidonte sepse po atë ditë në Prishtinë vinte stafeta e Titos.

Pasi që Azem Vllasi në menyrë kategorike injoroj kerkesat tona, Ali Lajçi kerkoi që të filloi marrshimi dhe ne një grup studentësh tentuam që Flamurin ti japim Azem Vllasit dhe që ai të prij në ballë por ai në menyre kategorike rrefuzoi, atëherë kemi filluar ta godasim më grushta dhe shqelma duke e quajtur tradhtar dhe të shitur, ndihem shume i lumtur qe ate dite kam pasur fatin ta mberthej dhe ta godas me duart e mia tradhetarin dhe kuislingun Azem Vllasi. Më këtë rast do të nderhyj Xun Çeta dhe do ta shpetoj nga duart tona. Ishte ky Azem Vllasi më keto qendrime dhe politikë antikombetare e titiste, qe gjatë përiudhes sa ai do të jetë në kry të institucioneve të Kosovës 1981-1988 nga organet policore dhe te UDB-se do te trajtohen mbi 600.000 shqipetarë, qendrimet te njejta per ngjarjes e vitit 1981 ky mban edhe sot, ndersa disa nga funksionaret politik te pas luftes ne Kosovë, e edhe nga ata te cilet ishin organisator te demostratave te vitit 1981 kete kuisling do te rehabilitojnë duke i dhen postë politike dhe mirënjohje per kontribut. 

Atëherë Flamurin e ka marr Ali Lajçi i cili kerkoj që të filloi marrshimi drejt qendres së qytetit më parulla në duar dhe duke brohoritur.

Masa ishte shumë e elektrizuar dhe e vendosur në marrshuten e saj. Një numer i madh profesoresh do të gjenden përballë nesh para së të shkonim të udhkryqi i Menzës duke bërë përpjeke që të na bindnin të ndalemi, disa duke thënë së „përpara kemi shoviniste serbe“ dhe vertet ashtu ishte, para nesh ndodheshin më qindra policë të armatosur më armë zjarri, ishin këto njësitë speciale të policisë serbe të cilat kishin arrdhur në Kosovë që nga pas data e 11 Marsit.

Por ishte kjo rinia revolucionare e Kosovës e vitit 1981 e brumosur më ndjenjën e guximt dhe të patriotizmit, më dashurinë e madhe për atdheun dhe e gatshme të hudhej në betejat e ardhshme sepse kishte kuptuar së çdo heshtje e mëtejme do të ishte humbje kohe dhe varr për Kosovën dhe popullin e saj.

Propaganda jugosllave dhe ajo e kuislingve shqiptarë së në Jugosllavi jetohej më mirë së kudo tjeter dhe së problemet nacionale ishin zgjidhur drejt kishte deshtuar para realitetit të cilin shqiptaret në trojet e tyre në Jugosllavi e kishin kuptuar sepse ata sytë do ti kënë të drejtuar nga nëna e tyre Shqiperi. Perleshja më policinë do të jëtë e ashper ata do të godasin dhe do të shtijnë më armë e bomba lotsjellesë duke plagosur shumë student por ne nuk do të thyhemi në perpjeke për të depertuar drejt qytetit. Në këtë perleshje do të shquhen shumë shokë por do të më mbetët në kujtesë heroizmi i Fehmi Lladrovcit i cili më duart e tij të fuqishme plandoste për toke policët duke i goditurë. Fehmiu do të jet pjesmarrës edhe i demonstratës së 1, 2 e 3 Prillit, ai kishte ardhur në Prishtinë nga Zagrebi ku studionte më të dëgjuar për demonstratën e 11 Marsit dhe qendronte të ne. Në këto përleshje do të plagosen disa shokë nga bombat lotsjellese duke ua këthyar mbrapa policve si: Zymer Kuqi, Dervish Qadraku, Isa Bajraj etj.

Pasi që nuk mundem të thyejmë kordonin policorë do bëjmë edhe një përpjekje në drejtim të Ulpianës por pa suksës dhe pas një përleshje të ashpër më policinë do të terhiqemi në Qendren e Studentve dhe gjatë terë dites do të bejmë perpjekje për të thyer kordonet e policisë si në drejtim të Ulpianes ashtu edhe në drejtime tjera por pa sukse sepse forcat e shumta policore nuk do të lejojnë depertimin tonë. Atë ditë shum student do te tregojn heroizem te paparë asnjehere ne perleshjen me policine, disomos vlen te permendet studentja Trendelinë Lebenishti e cila gjatë ter kohes do te qendroj ne ballë me Flamurin Kombetar ne dorë duke mos lejuar qe te bije ne duar te policisë.

Duhet te ceket se ndimë te madhe studenve do t’u japin ekipet mjeksore dhe te emergjences te Klinikes Universitare te Prishtines ne krye me Doktoreshen Sahadete Mekuli dhe i terë personeli mjeksor duke ndimuhar ne mbartjen dhe mjekimin e te plagosurve.

Doktoresha Sahadeti Mekuli do te ua uron plaget te plagosurve duke u thene: “me fat plaget trima dhe trimesha”.

Atë ditë i terë qyteti do të jetë në flakë sepse demonstrata do të këtë edhe nga nxënësit e shkollave të mesme si dhe të punëtorve te Fabrikës së Amortizerve të cilet benin perpjeke për tu bashkuar më studentet demonstrues. Aty ka ora 15.00 do të bëhet edhe një perpjekje për të depertuar drejt qendës së qytetit por pa sukses dhe kjo ishte perpjekja e fundit sepse tani forcat policore ishin shtuar dhe ata do të ndermarin sulmin vendimtarë për të depertuar në Qendren e Studentve duke perdorur terë forcen e tyre, ata atë ditë do të plagosin, do të rrahin dhe gjymtojn më qindra student, keshtu rrezistenca e jonë do të thyhet. Një pjesë e studentve do të arijmë të depertojm në drejtim  të Kodres së Diellit ndersa një pjesë do të futen nëpër konviktet e studentve të cilet policia serbe do ti nxjerrë më dhunë duke i rrahur brutalisht pasi që së pari nëper dhoma u kishte hudhur gazin lotsjellësë, duke arrestuar më qindra djem e vazja atë ditë.

Vetë niveli i rezistencës dhe pjekuria politike qe treguan nje numer i pjesëmarsve ne demonstraten e 11 dhe 26 Marsit si dhe ato të 1, 2 dhe 3 Prillit tregon se niveli i pjekurisë politike ishte i mirë. Dhe kjo nuk ishte e rastësishme, kontribut të madhë do të japin antarët dhe simpatizantet e grupeve ilegale. Gjithashtu dua të perkujtoj ketu nje numer shokesh te cilët i dhanë force dhe shpirtë jo vetem kerkesave qe u parashtruan ne keto demonstrata, por sepse ata do të mbesin konsekuent ne luften tonë të drejtë për çlirim nga shovinistet serbomëdhenjë dhe titistet jugosllavë dhe do të tregojnë se nuk ishin rastesisht pjesëmarrës të ketyre demonstratave.

Veprimtarinë atdhetare ata do ta vazhdojne të angazhuar ne grupe dhe organizata ilegale, një numër i madhë i tyre do të denohen me burgime të gjata e të rënda. Disa prej tyre me vonë do të jenë deshmorë te atdheut dhe te kombit duke renë ne beteja e perballje me pushtuesit serbë siç janë Fehmi dhe Xheve Lladrovci, Nuhi Berisha, Xhemajli Berisha, Enver Topalli etj., ndersa nje numer do të jenë ne krye te veprimtarisë politike atdhetarë dhe nuk do të ndalen kurrë deri ne çlirimin e Kosovës si Ali Ahmeti, Tahir Hani, Shaban Shala, Ram Buja, Islam Vishi, Gani Balaj, Behgjet Imishti, Qerim Rexhaj, Fadil Bajrami, Ibush e Agim Vishi, Musa Xhaferi, Saime Isufi, Mejreme Krasniqi, Mire Kuqi, Gafurr Elshani, Zyrafete Kryeziu, Shemsie Elshani, Qefsere Mala, Resmije Bala, Sevdije Shala, Hafide Topalli, Trendelinë Lebenishti, Teuta Hadri, Teuta Bekteshi, Mihrie Krasnjqi, Nunja dhe Gonxhja nga Dibra, Fikrie Mehmeti, Bajram Kosumi, Merxhan Avdyli, Dudë dhe Gjyl Kelmendi dhe shumë e shumë të tjerë për të cilët më vjen keq që ua kam harruar emrat, i përmend këta sepse kontributi i tyre në këto demonstrata ishte shumë shumë i madh.

Ditet e ardhshme do të jenë plot ankth, Qendra e Studentve do të mbyllet, do të vazhdojnë arrestimet dhe burgosjet.

Unë do të arrestohem me 29 Mars 1981 nga SHSSH te Pejës te cilet do te me arrestojnë ne shtepi dhe do të me akuzojnë për pjesëmarrje dhe organizim të demostratave, por akuza me e rendë do të jetë ajo per vrasjen e nje polici e ne vendim me shkruante keshtu: “se kisha kryër vrasje me dashje te personit te autorizuar mbrëmjen e 11 Marsit 1981’’, pra akuzohesha për vrasjen e nje polici. Hetuesit kishin informata mjaft te sigurta për vendin dhe rrethanat si kishte ndodhur ngjarja por ata nuk kishin informacion për personin qe kishte shtirë me armë, andaj për 7 ditë me radhe me turturuan me shpresë se do të zbulojnë diçka. Ishte fat i madh qe isha ne dieni të rastit andaj edhe mbrojtja ime ishte se e terë levizja ime atë natë kishte ndodhur ne pjeset tjera te Qendres se studentve, e faktesishtë kete aktë me 11 Mars e kishte kryher Brahim Nikçi duke tentuar te friksoj policet te cilet kishin arrestuar dhe i terhiqnin zvarë disa vajza.

Gjithashtu do te turturohem e akuzohem edhe per rrembimin e nje pushke nga policet e 11 Marsit.

Ne munges të fakteve pas 7 ditësh do të lirohem nga burgu, dhe eshtë me interes të dihet se për të njejtin rast dhe me të njejten akuzë per vrasjen e policit do të akuzohemi nga organet e sigurimit neper qendra të dryshme të Kosovës diku 63 vetë, ketë do ta mesoj nga avokati Adem Bajri nga Peja, me të cilin kam kontaktuar pasi jam liruhar nga burgu.

Keto dy akuza do te me percjellin dhe do te terturohem ne vazhdimsi sa herë me kanë arestuar me qellim qe te pranoj keto vepra.

Demonstratat do të vazhdojnë gjatë muajve te ardhëshem, sidomos demonstrata e 1, 2 dhe 3 Prilit do të mbahen mendë si per nga pjesamarje masive te te gjitha shtresave qe nga studentet, nxënësit, fshataret dhe punëtorët. Prishtina do të jehoj nga zeri I popullit i cili kerkonte liri dhe të drejtë që të jetë i barabartë me të tjeret. Ai do të tregoi se kur janë në pytje liria dhe të drejtat e tij nuk do të trembet para asnje fortune e terori. Ketë demonstratë do ta organizoj dhe do ta drejtoj OMLK e Kosovës, antarët e saj do të jene ne ballë duke i prirë popullit si çdo herë. Ndersa fjalimi i njerit nga kreret e OMLK-së Hydajet Hysenit do të mbetet i pa harruar dhe njeherit tregues se tani e tutje ne ballë të ketij populli do të jenë bijët e tij me të mirë të cilet do të dijnë të luftojnë për çështjën kombëtare.

Ndersa kerkesa Kosova Republik do te jehoj anë e kendë Kosovës edhe më fuqishem.

Atë dite e tërë Prishtina do të jetë në këmbë në mbështetje të kerkesave të popullit dhe kjo do tu futë tmerrin krerve të Beogradit dhe udhëheqjes kuislinge në Kosovë sepse ata tani do binden se populli nuk ishte mashtruar më gënjeshtrat e tyre dhe se për shqiptarët tani ka kush flet, ai tani ka bijtë e tij në ballë, ndersa dhuna policore dhe ushtarake ndaj demonstruesve do të jete e pa parë, ushtria dhe policia do të shtijnë ne drejtim të demonstruesve duke plagosur dhe vrarë shumë demonstrues.

Do të bien edhe deshmoret e parë ne Prishtinë e ata janë Naser Hajrizi dhe Aslan Pireva.

Do të vendoset Gjendja e Jashtëzakonshme më daten 3 deri me 18 Prill 1981 ndersa ora policore do te aplikohet nga ora 20.00 deri 05.00 te mengjesit.

Ne terë Kosovën do të vazhdoj rezistenca ne forma të ndryshme duke filuar nga shkruarja e parollave, shpendaria e trakteve dhe afisheve e deri të demonstratat dhe protestat jo vetem ne qytetet por edhe në fshatrat e Kosovës. Krahas represionit te paparë policorë edhe strukturat politike te Kosoves do të hudhen ne akcione duke ndermarrë fushata mbledhjesh qytet me qytet dhe fshat me fshat duke majtur mbledhje neper te cilat diskutohej gjerë e gjatë se si rinia jonë ishte e indoktrinuar nga propaganda armiqsore e Shqiperisë, ndersa kuislinget shqiptarë te soit si: Fadil Hoxha, Mahmut Baklli, Azem Vllasi,Veli Deva, Ali Shukria, Sinan Hasani etj., do të qierren deri ne kupë të qiellit duke blatosur dhe akuzuar Shqiperinë si armike e perbetuar e popullit të Kosovës, dhe se ajo nuk ka pse kujdeset per shqiptarët e Kosovës sepse ata i gëzojnë të gjitha të drejtat, gjithashtu keta tradhetarë do ta sulmojn tërë historinë e popullit shqiptarë, ndersa rininë studentore do ta quajn plehu i Kosovës, agenta te Enver Hoxhes, irredentistë e kunderrevulocionarë e epitete te tjera fyese dhe denigruse, duke hapur keshtu rrugën orgjive shoviniste serbomadhe kunder populit dhe çdo gjeje qe ishte shqiptare.

Ne ter Kosoven do te vazhdoi se zbatuari i ashtuquajturi “diferencim ideopolitik” duke izoluar familjet patriotike nga popullata tjeter, duke ua perjashtuar femijet dhe studentet nga shkollimi e duke i thirrur neper biseda informative e duke i burgosur e turturuar.

Titistet dhe tradhëtaret e soit të tillë pas lufte do të vorrosen më nderime, do të shpallen herojn të popullit si dhe do të merren për këshillëtar nga ata të cilet erdhen në pushtet pas çlirimit të Kosovës. Ne terë Kosoven do te vazhdoj diferencimi ideopolitik duke larguar student nga fakultetet, nxënësë dhe mësimdhënës nga shkollat, punëtorë nga puna vetem se kishin marrë pjesë ose perkrahnin demonstratat.

Kosova dhe shqiptaret do të mendohej se kishin mbetur te vetmuar, as një qeveri e shteteve të botës nuk do të mbeshtesë kerkesat tona sepse ato ishin mike dhe ne anën e shovinistve dhe titistve serbë, ndersa te kunderten do ta bente nje pjese e shtypit te ketyre shteteve.

Por jo, ne nuk do të jemi të vetmuar, mbeshtetja edhe pse e vetme por me e domosdoshme edhe më e fuqishmja do të na vijë nga Shqiperia mëmë dhe udheheqja e saj shtetrorë ne krye me Udheheqsin Enver Hoxha e cila më gjuhen e argomentit do të mbroj dhe arsytoj te gjitha kerkesat te cilat i kishim parashtuar strukturave politike e udheheqjes te Kosovës e te Jugosllavisë, ndersa shovinstve jugosllavë do ua bejë të qartë se problemin e Kosoves dhe të shqiptarve ne Jugosallvi mund dhe duhet ta zgjidhin ashtu siç kerkojn shqiptaret sepse ata kanë të drejtë. Udheheqja shqiptare do të angazhohet më të gjithë mekanizmat e vetë shtetrorë si mbrenda ashtu dhe jashtë në mbeshtetje të kauzes së perbashkët. Ajo do të jetë zëdhënse dhe udherrefyse e tërë veprimtarisë tonë në të gjitha periudhat.

Gjithashtu edhe shtypi illegal ,,Liria’’ organi i OMLK-së e Majt 1981 do të demaskoj jo vetem barbaritë shoviniste serbe ne Kosovë por ajo do tua çierr maskën edhe kuislingve ne Kosovë te cilet thirreshin ne emër të popullit dhe pretendonin se po mbrojnë interesat e tij.

Ngjarjet e vitit 1981 për shqiptarët dhe rrugetimin e tyre revulucionar dhe patriotik në luften e tyre të më tejme do të shenojnë nje këthesë kualitative. Keto ngjarje do të jenë katalizatorë i krijimit të lidhjeve dhe njohjeve të reja ne mes të veprimtarve dhe grupeve të cilat vepronin të pa varura.

Tani pëpara organizatave dhe grupeve ilegale te cilat vepronin ne Kosovë do të paraqitet si imperativ qe të punojnë me shpejt në unifikimin e programeve dhe të veprimtarisë së tyre drejt krijimit të një fronti të përbashkët më çka do të unifikohej edhe veprimtaria çlirimtare, dhe këtë hap do ta bejë OMLK gjatë po atij viti më ,,Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës”, por arestimet e shumta dhe vrasja e krerve të Levizjes Ilegale Jusufit, Bardhit dhe Kadriut me 17 Janar 1982 ne Stutgart te Gjermanisë nga dora gjakatare e UDB jugosllave pikerishtë ne kohen kur ishte aritur bashkimi i organizatave ilegale dhe ishte krijuar Levizja Popullore per Republiken e Kosovës.

Pra veprimtaria çlirimtare nuk do të ndalet më asnjeherë ajo do të intensifikohet edhe per kunder dhunës dhe terrorit serb, arrestimeve të pa nderprera, burgosjeve dhe denimeve te renda, rinia shqipëtare do te kalitet edhe më fort per betejat e ardhshme, burgjet jugosllave  do t’i shndrrojmë në shkollë nga ku do të dalim edhe më të përgaditur për ta quar pëpara luftën dhe çështjën tonë kombetare.

Edhe me 11 Marsi i vitit 1982, me 11 Marsi 1983 do te shenohen pervjetoret e ketyre ngjarjeve madheshtore. Ndërsa veprimtaria atdhetare e popullit tonë kundë Serbisë do te rritet dhe ashpersohet duke shfrytëzuar të gjitha format e luftës për çlirim, e Lëvizjes Ilegale nëpër betejat e ardhshme do ti shtohen radhët, do të ketë rënjë dhe goditje të forta si ajo kur ne alltarin e lirise do te bien drejtues dhe revolucionar te mëdhinj si Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gervalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Xhemajli Berisha, Ali Ajeti, Fadil Vata e shume te tjerë, por hovi dhe puna e saj nuk do te ndalët më kurrë deri me formimin Ushtrise Clirimtare te Kosoves nga Levizja Popullore e Kosovës (LPK), me luften heroike te se ciles pushtuesit serbë dhe rregjimit te tij gjakatare do ti ipet goditja perfundimtare dhe do te debohet nga Kosova.

Me luften heroike te UçK-se e cila nga akcionet e para guerile te Vitit 1983 nga ku do te merr permasat e nje ngritje epike me Epopen e Prekazit te Marsit 1998 dhe luften e renjen heroike te Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe familjes se tij, renje e te cilit do te mobilizoj mbarë kombin shqiptarë ne luft kunder Serbisë fashiste.

Andaj këtu qëndron rëndësia dhe madheshtia e ngjarjeve te vitit 1981, ato jo vetem qe shpejtuan proqeset ne rrugetimin tone çlirimtarë por do te jenë edhe faktor determinues në çierrjën e maskës para opinionit të jashtëm e të brëndshëm një politike shtypse e shoviniste serbomadhe dhe fillimi e shkatrrimi i nje krijese artificiale e cila më të drejt quhej burg për popujt te cilët jetonin në Jugosllavine titiste.

Zvicer, 11 Mars 2021

Xhevat Zekaj