(Koment i shkruar më 14 tetor 2015)
I vetmi “argument” qe ka ne dore koalicioni Isa-Hashim kunder Opozites se bashkuar eshte refreni tashme i bajatshem: “nuk fitohet, nuk merret pushteti me dhune”!! Refren vertet i dale boje edhe per femijet e lere me per shqiptaret e moshes madhore, sepse edhe guret e sokakut e kane marre vesh se askush ne Republiken e Kosoves nuk po kerkon ta marre pushtetin me dhune, por ka forca politike (banda politike e kuislinge) qe po e mbajne pushtetin me ndihmen e Serbise dhe me dhune policore, mediatike dhe psikologjike sistematike. Legjitimiteti i tyre mund te kundershtohet dhe mohohet ne cilindo vend demokratik-normal.
Manipulimi i zgjedhjeve dhe i vullnetit qytetar eshte ne themele te sistemit zgjedhor ne Republiken e Kosoves. Ky sistem zgjedhor eshte i ngjashem vetem me ate te Bosnjes!! Vetem ne Kosove dhe ne Bosnje e Hercegovine nje qytetar ka te drejte te votoje pese e me shume kandidate per deputete (pra i ka pese vota, e me shume ne Bosnje, e jo nje vote)! Ky sistem zgjedhor eshte “zgjedhur” per t’i manipuluar zgjedhjet dhe votate sipas deshires se pushtetit dhe te “boseve” te partive politike dhe nuk mund te prodhoje te zgjedhur dhe institucione te besueshme. Nje sistem i ketille prodhon mundesi te pakufizuara per manipulim nga pushtetaret. Prodhim i ketij sistemi zgjedhor jane edhe Kuvendi, edhe Qeveria e koalicionit Isa-Hashim. Themelet e kesaj Qeverie te kryesuar formalisht nga Isa Mustafa jane ne manipulim, ne mashtrim, ne dhune dhe uzurpim… Pra, koalicioni Isa-Hashim nuk ishte koalicion i deshirueshem dhe as i zgjedhur nga zgjedhesit dhe anetaresia e ketyre subjekteve, por koalicion i manipuluar (kurdisur) dhe imponuar nga prania nderkombetare me nje qellim te vetem: Votimin e Gjykates speciale (turpi i atyre qe e votuan), nenshkrimin e marreveshjeve kapitulluese-tragjike me Serbine dhe zbatimin e tyre!! Kreret (“boset”!) e ketyre partive te “kapur” forte nga bemat e tyre (kush me heret e kush me vone) u nenshtruan plotesisht dhe po pranojne rrenimin e sovranitetit, te pavaresise dhe te lirise se Kosoves, duke e rikthyer Serbine me bisedimet e zhvilluara me vite ne hotelet me luksoze te Brukselit dhe ne dysheqet e tyre te buta! Prandaj, shqiptaret, pa dallim partie, duhet t’u thone hapur dhe me sa ze kane: pushteti ne Republiken shqiptare te Kosoves nuk mund te mbahet me ndihmen e Serbise dhe me dhune! Republika e Kosoves nuk duhet dhe nuk mund te qeveriset me ndihmen e Serbise (permes Listes serbe) dhe me dhune! Isa Mustafa, i cili vjen nga nje politike dhe pushtet i dhunshem e terrorist, sic ishte pushteti pushtues jugoserb, duhet te shkoj ne shtepi dhe t’i gezoje “privilegjet”. Sa me pare aq me mire per te e per Kosoven. Koalicioni LDK-PDK, boset e tij, duhet ta kuptojne qe pushteti fitohet me voten dhe vullnetin e popullit per te qeverisur, per te perfaqesuar dhe per t’i mbrojtur interesat e popullit dhe te vendit e jo te Serbise dhe te miqve te saj. A e kuptoni zoterinj pushtetare-sundimtare jolegjitim se pushteti ne Kosove nuk mund te mbahet me dhune dhe me ndihmen e Serbise pa shkaktuar perplasje dhe tronditje te forta ne kete vend (ndoshta edhe ne rajon)? Sa me pare ta kuptoni aq me mire do te jete per ju dhe per Republiken shqiptare te Kosoves…
add a comment