Prishtinë, 15 nëntor 2018 (Ripublikim)
Fushata me karakter kryekëput propagandistik dhe me ngjyrime të forta reaksionare-fashiste kundër periudhës së ndritur enveriane nuk ka të ndalur as 33 vjet pas vdekjes së natyrëshme të burrit të madh të shtetit dhe të kombit, Enver Hoxhës dhe as pas 28 vitesh të rënies së shtetit socialist! Kjo barbari e paparë propagandistike edhe mund të “kuptohejë” pesë-gjashtë vitet e para pas ndryshimit të sistemit shoqëror e ekonomik në Republikën e Shqipërisë, por s’ka si të kuptohet nga njerëz me mendje dhe arsyeshmëri normale, sidomos s’ka si të kuptohet nga populli shqiptar, që priste mrekullitë e botës pas rënies së shtetit socialist, vazhdimi i kësaj fushate! Po mbushen 28 vite nga ajo kohë e largët, kurse propaganda reaksionare me ngjyrime të forta fashiste dhe antishqiptare vazhdon të bëhet gjoja kundër shtetit të Enver Hoxhës, por në fakt po bëhet kundër shtetit dhe popullit shqiptar sot!
Kohë absurde apo kohë horrash e antishqiptarësh?
Po të hulumtosh pak do të mësosh se rrënjët e atyre që janë në ballë të kësaj propagande neofashiste dhe thellësisht antishqiptare janë tek ata që në ditët më të zeza për popullin shqiptar dhe Shqipërinë ishin të lidhur me otomanin, me grekun, me serbin, me malazezin, me bullgarin, me italianin me gjermanin e me dreqin e të birin. Këta dhe pasardhësit e tyre bastardë këto ditë fushatës së tyre antishqiptare po përpiqen t’i japin karakter “shkencor”, duke organizuar konferenca “shkencore”!? E kush do ta besonte, pos sojit të tyre, “shkencën” skajshmërisht të ideologjizuar dhe antishqiptare të këtyre qarqeve reaksionare?! E gjithë kjo “shkencë” propagandistike po bëhet në emër të dënimit të “krimeve” të komunizmit! Kartë në dorën e tyre është edhe kërkesa për hapjen e dosjeve!
Po të kishte shtet të së drejtës do t’i shkonte deri në fund “çështjes”. Shteti që përfaqëson, mbron dhe garanton lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Atdheut dhe të Popullit (në kuadër të kësaj edhe liritë dhe të drejtatë e secilit qytetar) do ta ndriçonte të kaluarën dhe të sotmen kolaboracioniste dhe kriminale të secilit dhe do t’i hapte dosjet për secilin shtetas, pa dallim krahine, klase, feje dhe ideologjie-partie që ka bashkëpunuar, ka spiunuar, ka vrarë ose ka dëmtuar interesat e shtetit dhe të Atdheut për hesap të shteteve shoviniste fqinje apo më të largëta. Jo vetëm t’i hapte dosjet, por edhe të mirrte masa ligjore për të kufizuar fushëveprimtarinë e tyre dhe mundësitë për ta dëmtuar atdheun dhe kombin… Por jo! Soji i tyre nuk është i interesuar ta hulumtojë dhe ndriçojë të kaluarën e errët kolaboracioniste dhe kriminale të atyre që veç të zeza i shkaktuan popullit dhe atdheut të tyre. E si ta hulumtojnë dhe ndriçojnë këtë të kaluar kur ajo është e kaluara e vetë këtyre që po bëjnë fushatë e propagandë kundër periudhës më të ndritur të historisë sonë, periudhës enveriane?
Këta zotërinj: bejlerë, agallarë, pashallarë, kapitalistë kolaboracionistë e kriminelë të të gjitha kategorive e gradave kërkojnë të hakmerren kundër Atij që ua mblodhi dhe sa qe gjallë Ai, këta fshiheshin e iknin si minjtë e arave. Shteti i Enver Hoxhës ishte i vetmi në historinë tonë që në njëfarë mase (sa lejonte edhe koha e shkurtër) ua tregoi vendin këtyre bastardëve të kombit e të Atdheut. Një gjë të tillë e dëshironte dhe e bënte herë pas here edhe Gjegj Kastrioti ndaj këtyre elementëve që për një grusht monedha i bënin gjëmën popullit dhe vendit të tyre. Mirëpo, të qenit në luftë të pandërprerë me superfuqinë e kohës nuk ia mundësonte “qërimin” e plotë të hesapeve me këta sahanlëpirës. Spastrimin e hesapeve me këtë klasë renegatësh e dëshiroi edhe Fan Noli, por nuk e kishte fuqinë dhe kohën e nevojshme. Vetëm shteti i Enver Hoxhës e bëri zap, sa qe gjallë, këtë klasë që u shërbente të gjithë pushtuesve me “lepe-peqe”. Prandaj, edhe pas 33 vitesh nuk po u del inati! Dhe kjo, po të kemi parasysh të kaluarën dhe të sotmen e tyre destruktive dhe antishqiptare, nuk habit njeri. Ajo që i habit shqiptarët, edhe të huajtë, është heshtja ose moskokëçarja e inteligjencies (shumicës) dhe e shtresave të gjera socialiste e progresiste! Me sa duket frika se mund të etiketohen si “enveristë” a “komunistë” ua ka mbyllur gojën dhe ua ka errësuar mendjen! Para atyre që janë përgjegjës para historisë dhe para kombit për humbjet e mëdha të territorit (dy të tretatë e Shqipërisë) dhe para atyre që janë përgjegjës për vrasjen e mijëra shqiptarëve (bashkëkombësve!), për djegien e mijëra shtëpive dhe për grabitjen e pasurive të kombit, duke bashkëpunuar me otomanin, me grekun, me serbin, me bullgarin, me malazezin, me italianin e me gjermanin, shqiptarët nuk duhet të ndjehen inferiorë. Përkundrazi, do të duhej të ishin krenarë që nuk janë si ata. Para atyre që janë përgjegjës për dhjetra mijëra shqiptarë të vrarë e të zhdukur pas vitit 1990, që janë përgjegjës për djegien, shkatërrimin dhe grabitjen e kontrabandimin e pasurisë pas vitit 1990 dhe për shpërnguljen e mbi 2 000 000 shqiptarëve nuk duhet ulur kokën si të zënë në faj, por duhet ngritur kokën që t’u çirret maska dhe t’u tregohet vendi në interes të shtetit dhe të kombit…
add a comment