Prishtinë, 9 tetor 2011
A thua koriten burrat?
Shumëkend e kam dëgjuar të thotë se burrin e korit e këndshmja por, kam dëgjuar të tjerë të thonë se burri nuk koritet kurrë dhe me asgjë… Këta “burrat” e Kosovës, që më shumë po e mbajnë veten “kosovarë” (multi) se shqiptarë, u koritën rrast edhe me vdekjen e Ramiz Alisë ose më saktë, Ramiz Alia i koriti edhe me vdekjen e Tij!! Lexojme perdite ne gazeta e degjojme ne tele se si “kreret” e institucioneve te Kosoves dergojne urime qofte edhe per ditelindjen e nje kryetari fisi ne ndonje vend te Afrikes, Azise… ose ngushellimet e tyre te “sinqerta” (hipokrizi e kulluar) per vdekjen e ndonje diktatori, mbreti, karaxhozi, puqisti…, por nuk munden dhe nuk dashten me shkru dhe dergu nje telegram apo leter ngushellimi, me be homazhe apo me shku ne varrim te Ramiz Alise… Se kush ishte Ramiz Alia nuk kam nevoje ta them, te gjithe e dine… Nje gje mund ta them me shume siguri. Ramiz Alia ishte shume me demokrate se keta politikanet e sotem, shume me i edukuar dhe kulturuar dhe shume shqiptar… Se sa poshte kane rene “burrat” e Kosoves e keni pare edhe ne nje polemike “parlamentare” ku keta “burra” deputet haheshin dhe “kacafyteshin” per t’u deshmuar se kush eshte dhe cila parti eshte me “proamerikane”… Sa do t’i kete irituar dhe nervozuar kjo hipokrizi amerikanet… Sa do te kene ndjere perbuzje amerikanet per keta hipokrite dhe faqezinje…
add a comment