Xhevat Bislimi: Kosova kërkon dhe pret një “JO” të prerë nga Hashim Thaçi (Thirrja ishte për të mos e pranuar FUSNOTËN)
Më 22 korrik 2010 (datëlindja ime) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha të drejtë Kosovës që kishte shpallur pavarësinë – shkëputjen nga Serbia… “GJND konsideron se e drejta e përgjithshme ndërkombëtare, nuk përmban asnjë dispozitë me të cilën ndalohet shpallja e pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi GJND-ja konstaton se pavarësia është shpallur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Owada.
Dy vite më vonë, paria e Republikës, e shantazhuar dhe nën trysninë e atyre shteteve dhe Fuqive që mbetën në krah të Serbisë shoviniste, lëshuan pe dhe pranuan FUSNOTËN, duke e bërë Republikën e Kosovës dhe statusin e saj të diskutueshëm!! Pranimi i fusnotës ishte goditje direkte per pavaresine dhe sovranitetin e Republikes. Fusnota e rihapi edhe pakon e Ahtisarit dhe rihapi bisedimet e reja për Kosovën dhe marredhenien e saj me Serbine!! Atehere ende isha anetar i Kryesise se PDK -se. Çeshtja e fusnotes u debatua edhe ne Kryesine e PDK-se. Natyrisht qe u deklarova kunder dhe dhashe shpjegimet e mia per demet qe do t’i beheshin Republikes se Kosoves shqiptare, stabilitetit dhe pozites se saj… Mirepo, “po -ja” per kete fusnote (propozim i H. Thaçit – kryetar i PDK -se) kaloi ne Kryesine e PDK -se! Prandaj, te nesermen publikova shkrimin – thirrjen publike ne medie dhe ne rrjetet sociale: Kosova kerkon dhe pret nje “JO” te prere nga Hashim Thaçi… Ate shkrim – thirrje te para gati 10 viteve po e ripublikoj sot.
Pashtriku.org (Viti, 21. 02. 2012) – Pranimi që Republika e Kosovës të paraqitet në nismat dhe takimet rajonale me një rezolutë tashmë të “vdekur”, 1244, ka ngjallur pakënaqësi dhe indinjatë mbarëkombëtare në Kosovë, në gjithë hapësirën shqiptare dhe kudo në botë, ku ka shqiptarë… Po të shikohet holl e hollë, edhe në PDK nuk mund të gjesh anëtar “serioz” që do të pranonte kthimin e Kosovës në kuadrin e rezolutës 1244, tashmë të tejkaluar. Mund të ketë ndonjë nga radhët e “prurjeve” ose nga ata anëtarë të PDK-së (si në çdo parti) që “në ballë të popullit dhe të këmbët e tij” shohin privilegjet dhe pasuritë e tyre të “fituara” me shumë mund e djersë…
Ringjallja e kësaj rezolute (1244) pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (shtetit sovran e demokratik), pas afër njëqindë njohjeve të fituara, pas “mendimit” tërësisht të favorshëm dhe pa ekuivoke të Gjykatës Ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, pas Luftës mbarëkombëtare antipushtuese të UÇK-së do të thotë RINGJALLJE e pakënaqësisë mbarëkombëtare dhe e një “konflikti” të ri krejtësisht të panevojshëm, kësaj here jo vetëm në Kosovë… Kjo do të ishte edhe hyrje ose ringjallje e “antiamerikanizmit” dhe “antievropianizmit” të padëshiruar nga asnjë shqiptar… Partitë politike dhe qytetarët e këtij vendi, shqiptarë e pakica tjera kombëtare dhe etnike (përveç pakicës serbe – 5 %) kërkojnë dhe presin nga Hashim Thaçi, me të drejtë, një “JO” të madhe, të qartë dhe të prerë për këtë çështje jetike për Kosovën dhe për çdo qytetar të saj…
P.S. Po t’i thuhej “JO” krijimit të komunave dhe zonave të mbrojtura serbe, “JO” krijimit të komunës së Kllokotit (e para komunë) pa u zgjidhur “çështja” e Veriut të Kosovës sot të gjithë do ta kishim më lehtë… Prandaj, është rasti dhe koha e fundit që klasa politike në pushtet të mësojë nga “gabimet”…
* ) Autori është anëtar i Kryesisë së PDK-së