Shqipëria/Aktualitet

Xhevat Bislimi: Edhe njëherë për Shkollën e Parë Shqipe në Vërban dhe ndër të parat në rajon

Shkolla shqipe është e shenjtë për shqiptarët pa dallim krahine, feje, ideje a partie. Për ta fituar të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre, që ishte edhe gjuhë e perëndive, shqiptarët u përpoqën, luftuan e ranë dëshmorë ndër shekuj me radhë. Atdheu i tyre, Arbëria – Shqipëria, ishte pushtuar, copëtuar, kafshuar e përçarë në krahina e religjione! Gjuha e ëmbël shqipe për pushtuesit ishte halë në sy, ishte fundi i tyre në vatrat tona. Prandaj, gjuha e perëndive – gjuha shqipe – anatemohejë, mohohejë, mallkohejë e dënohejë nga pushtuesit dhe nga kishat e xhamit e tyre, sepse na donin “grekë”, na donin “serbë”, “turq e osmanllinj” na donin, na donin “italianë” e na donin “jugosllavë” e “kosovarë”, na donin e po na duan edhe “boshnjakë” e “myslimanë”, veç shqiptarë nuk na donin e nuk po na duan!!??

Ka tendenca, përpjekje e projekte që edhe sot të sulmohet gjuha dhe shkolla shqipe përmes religjioneve të “komanduara” nga të huajt dhe të “miratuara” nga pushtetet neokolaboracioniste në Tiranë, në Shkup e në Prishtinë!!… Rasti i Shkollës së Parë Shqipe në Vërban e ndër të parat në rajon nuk është rast i izoluar! Po të ishte i tillë s’kishte arsye për shqetësim… Mirëpo, e vërteta është se kundër shkollës shqipe, kundër gjuhës së perëndive e gjuhës më të lashtë mbi dhe, kundër kulturës e identitetit tonë shqiptar po zhvillohet një projekt i menduar dhe i financuar mirë nga qarqe dhe shtete antishqiptare… Shqetësues është fakti se këto qarqe e shtete antishqiptare projektin e tyre po e zhvillojnë e jetësojnë me njerëz “tanët”!! Edhe më shqetësuese është e vërteta se këtyre qarqeve e shteteve antishqiptare po u shërben me “zemër në dorë” edhe pushteti i korruptuar vendor e qendror, kleri i rekrutuar nga shtetet e huaja antishqiptare dhe njerëz me “prejardhje” dhe të kaluar kolaboracioniste!! Përballë këtij “bashkimi” të fuqishëm antishqiptar: shtete të huaja me fonde e logjistikë – pushtet i korruptuar (vendor e qendror) – kler i rekrutuar dhe shtresa me “prejardhje” e të kaluar kolaboracioniste, kanë mbyllur gojën dhe kanë futur duart në xhepa dhe të dorëzuar e pa pikën e dinjitetit njerëzor, qytetar e kombëtar po bëjnë sehir edhe ata që kanë detyrim moral, intelektual e kombëtar të kundërshtojnë!! Shkolla e Parë do të duhej të ishte krenaria e fshatit dhe rajonit.

Duke parë këtë indiferencë mjerane, të “imponuar” e të diktuar nga fuqia e këtij “uniteti” antishqiptar reagova para tre – katër dite me një shkrim – thirrje publike… Para se të reagoja me shkrim njoftova krerët komunalë, Drejtorin komunal të arsimit dhe “parinë” e katundit, por nuk ndërmorën as një masë që të ndalonin ndërtimin e një objekti koti e të financuar nga burime të dyshimta, që kishte nisur në themelet ku kishte qenë Shkolla e Parë Shqipe… Shpjegimi i tyre ishte sa “naiv” po aq pro atyre që po e bëjnë krimin kundër Shkollës së Parë!… “Toka ku po ndërtohet objekti qenka e xhamisë”, më thanë pushtetarët!! -“Nuk ka tapi as të drejtë që mund të vendoset mbi trashëgiminë kulturore e historike shqiptare, u thashë unë… Edhe po të jetë pronë private shpronësohet”. Në këtë rast toka, bashkë me xhaminë, është e Vërbanit e jo e “bashkësisë parazite islame”, e cila kurrë një cent s’e ka dhënë për atë tokë dhe as për xhami… Toka i është falur fshatit dhe i takon vetëm atij… Edhe toka ku ka qenë Shkolla ishte e Shkollës së Parë Shqipe në Vërban dhe e Vërbanit, jo e parazitëve të “bashkësisë islame”… Një bashkëfshatar, që dikur ishte mësues, më tha si pa të keq: “Është dashur që ju vishtë (lagjia jonë) ta kishit rindërtuar Shkollën e ta kishit ruajtur”! Sipas tij, meqë mësuesi i parë ishte rastësisht i lagjes sonë, tokën e kishim dhënë ne (një pjesë lagjia e karadakëve) dhe shkolla ishte ndërtuar nga mjeshtëri i njohur i lagjes, Rexhepi (me vëllezër e me ndihmën e fshatit), atëherë na takonte ne ta rindërtonim dhe ta ruanim pas çlirimit!! Mendim dhe gjykim i gabuar! Toka, shkolla dhe mësuesi ishin për fshatin pa përjashtim dhe të fshatit e jo të lagjes sonë. Edhe sot e njëmijë vjet dhe përgjithmonë, ajo Shkollë do të mbetet në historinë e shkollës shqipe shkollë e fshatit Vërban dhe rajonit. Ajo nuk ishte shkollë e ngritur dhe e hapur për një lagje. Po të ishte e lagjes dhe për lagjen sigurisht që do ta kishim mbrojtur si lagje dhe s’do të dilte kush me ndërtu diçka tjetër në themele të saj… Por, aty mësuan fëmijët e të gjitha lagjeve të fshatit. Mësuesi i parë ishte i lagjes sonë, por më vonë kishte edhe mësues të lagjeve tjera, por të gjithë ishin të Vërbanit… Prandaj, i takon gjithë Vërbanit (sidomos “parisë” dhe Drejtorit të shkollës) dhe organeve komunale e shtetërore ta ndalojnë këtë krim ndaj Shkollës së Parë Shqipe dhe ta rindërtojnë atë Shkollë, siç u rindërtua shkolla e Pozheranit, dhe siç ruhet e mbrohet nga shteti Shkolla e Parë Shqipe në Stubëll të Epërme, etj. Apo kjo Shkollë nuk merret në mbrojtje nga se hapja e saj ishte dekretuar nga Tirana?!! Ndryshe mund të themi se organet komunale të Vitisë dhe ato qendrore po “vërtetojnë” propagandën e Serbisë që po e përhap e “konstaton” se “e gjithë trashëgimia kulturore, historike e fetare në Kosovë është serbe e turke”!!?? Me një fjalë, brezat që do të vijnë do t’i konsiderojnë këto organe komunale bashkëpjesemarrëse në këtë krim të shëmtuar antishqiptar e antinjerëzor. Nuk ka kishë as xhami që mund të vihet mbi gjuhën, shkollën, kulturën dhe identitetin shqiptar… Sepse, të qenit shqiptar është edhe vullnet i Zotit, kurse gjuha shqipe gjuhë e Tij dhe e shqiptarëve…