Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Dashuri e ndaluar, dashuri e ndarë (Poezi)

Dashuri e ndaluar, dashuri e ndarë! 


Dashurinë e ndaluar që kishim dikur, 
Tash dashuri e ndarë me kufi si mur… 
Më vret në zemër, e shpirt; gjersa të jem gjallë… 
Dashurinë që nuk e desha të ndarë; 
Si shumë ngjarje dhe kjo ishte e detyruar, të mashtruar e të 
Tradhtuar…
Na ndanë, përçanë e na shanë 
Na djegën, dhunuan dhe n’fund e çanë:anë e mbanë, 
Kufirin, andej këndej, Shqiptarë këndej e Shqiptarë andej. 
Më mban gjallë një besim se do mbledhim forcat për bashkim 
E deri në atë ditë, ajo ditë plot gëzim 
Do t’ju dua pa përjashtim e pa dallim 
Këtu në Shqipërinë e këndej Drinit…

dhe, atje në Shqipërinë andej Drinit 
Jeni, dhe do të mbeteni një për mua 
Një do t’ju dua e ruaj, si dy sytë e mi! 
….deri në amshim 
Mëmë Shqipëri e bijë Kosovë 
Aty ku zemra e shpirti si në prehër të nënës pushon.