Prishtinë, 21 nëntor 2013 (Ripublikim)
(Akademik Hivzi Islami per “decentralizimin”)
“Ne kuader kinse te reformimit te pushtetit lokal, nga kosovaret (shqiptaret, vrejtja ime, Xh.B.) i pari çeshtjen e decentralizimit e kishte hapur kryetari i Asociacionit te Komunave te Kosoves, me vone minister i Pushtetit Lokal dhe zevendeskryeminister, Lutfi Haziri, e kete e deshironin edhe qarqe serbe, edhe qarqe te caktuara nderkombetare”. Akademik Hivzi Islami, Decentralizimi i imponuar si ndarje sui generis e Kosoves (kumtese), Akademia e shkencave dhe e arteve e Kosoves, Kosova shtet i pavarur dhe sovran, Prishtine, 2006)
Pra ky ishte shqiptari ose me sakte “kosovari”, siç edhe thote Akademiku Hivzi Islami, qe mori bajrakun e “decentralizimit” te Kosoves. Por, hic me pak nuk kane faj (vec me shume) ata qe zbatuan nismen e tij dhe te qarqeve te caktuara nderkombetare… Jo vetem e zbatuan, por edhe e thelluan, duke krijuar ne Kosove bashkesine-entitetin serb ne Kosove dhe duke e bere Serbine ortake ne te gjitha ceshtjet e Kosoves, madje edhe ne organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve… Nuk jane me pak fajtor (jane plotesisht fajtore) edhe kryetaret e komunave te Anamoraves, qe pranuan dhe “legjitimuan” krijimin e komuanve serbe ose me sakte krijimin e Veriut te dyte te Kosoves ne Anamorave… Brezat qe do te vijne jo qe nuk do te munden ta arsyetojne kete “politike” kaq kundershqiptare, por veshtire se do ta besojne qe paraardhesit e tyre per nje pozite dhe per ca privilegje te ndyra e bene token e Kosoves cope-cope dhe ia zgjaten jeten Serbise ne Kosove…
add a comment