Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Për ty o Nënë Shqipëri (Poezi)

Për ty, o vendi ynë
Për ty, o zonjë e rëndë
Ti bukuri e rrallë, që zbukuron ndritë dynjanë!
Perla margaritarë, më je anë e mbanë!…
Me ty e për ty;
E duam bashkë: Prishtinë e Tiranë!
Për ty, o vendi ynë;
Neve që na përtërinë…
Të duam ty, Kosovë;
të  ribashkuar me Shqipërinë
Për bashkimin tënd
 Neve duhet të punojmë, jetojmë e luftojmë!..
Ata që do të mbesin:
Ta gëzojnë, urojnë dhe gotat t’i cakërrojnë, deri sa të vdesin!
Të jetojmë si njerëz apo
të vdesim?!
Me shumë e shumë shpresë,
ata që do mbesin, pa vesin,
Për ty, o zonjë e rëndë!
Këto fjalë burojnë;
si, një krua i pastër,
e si një oqean…
Që aq shumë ju deshëm,
e do t’ju duam juve, sikur nënat që i duan:
djalin, vajzën e sajë!
Ju që dilni nga burimi i vendit tim: Sikurse në Radushë,
Dri, Mirushë, Lepec, Shkumbin, Bistricë, Bunë,Vjosë, Rugovë,
Pejë Deçan,Shkodër, Korçë
Prizren, Prishtinë e Tiranë!
“Kosovë, ti për neve je, babë
Shqipëri, ti na je, një nënë!”
me gurgullimë burime, perla e margaritarë:
 Atmëmëdheu i tanë!
Ti, mua që më ndritë
e më ngritë;
Ti mua më ngrinë e më shkrinë;
Bashkë me të gjithë,Shqipërinë!”
Ty që na shuan etjen,
e na jep frymëzim:
O vendi,
o toka,
o dielli,
o qielli,
o Flamuri ynë!