E lirë, o moj e mirë!
Ditë e mirë rreze dielli më përtrinë e më ngroh
Trupi yt e zë diellin dhe më fresko;
M’duket si në mua diçka ndez më gjallëron…
“Qart shihesh kah fluturon e punon;
Si Shqiponjë që vet ndërton; me krihët e tu, që qiellin hijeshon!”
Vrojtimin tim kam t’ngulitur, fare qetë, qetë;
Ndonëse prore më kalon shpejt
Posa hapi e mbyllë sytë;
Atje lartë, t’lartësohet nami yt:
“Me krihët tu si bletët qëndisur n’flamurin fletë, fletë!”…
Dita e mire shifet n’mëngjes, thonin pleqtë kahmoti
Dita e sotme m’doket fort e qiltërt e kthjellt si loti,
Dhe me qiell t’kaltër, si t’ishe ti vet ardhur nga Zoti:
Krenare, e mirë, e lirë, e ëmbël, me aromën e trëndafilit…
Dhe shkëlqyese, e dashur, e hijeshme si bilbili!
Ti mua më ngjason krejt n’hënën plote, n’yjet bashkë me diell
Herë më vjen si meteor dhe fije drite më sjellë
Sepse, ti ke një bukuri e mirësi të rrallë;
Do vij të të kap për dore e me të marrë
Me shumë ndjesi e hare, plot diell e shëndet
Krahasimisht e përmbarimisht sytë si një det
“Më ngjasojnë e flakërojnë si një ylber me ngjyrat e tija mahnitëse…
Thuase je; një Oqean, Liqen apo Det, me valë dashurie, flladitëse!”