Portreti/intervista

Në kujtim dhe nderim të shkrimtarit të shquar dhe atdhdashësit Sulejman Krasniqi

Disa njerëz janë të pavdekshëm me jetën dhe veprën e tyre.
Në 10-vjetorin e ndarjes fizike nga ne të shkrimtarit tonë të madh, Sulejman Krasniqi, trashëgimtarët e tij të denjë: gruaja Mira, fëmijët Albana, Sokoli, Derandi, nuset e tyre, nipat dhe mbesat e shkrimtarit me dashamirësi organizuan ceremoni përkujtimi dhe nderimi për këtë burrë të madh të kombit tonë. Pjesëmarrja jonë në këtë aktivitet ishte shumë domethënëse. Shkrimtari Sylejman Krasniqi meriton si rralle kush te kujtohet e nderohet nga vendlindja, Hoça e Vogël e Rahovecit dhe nga mbare Shqiperia e kombi sepse, ai në shpirt e në zemër na kishte deri në frymën e fundit, jetoi e punoi për kombin shqiptar.
Fjala e Kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e studiueses së letërsisë Prof. Dr. Besa Hoxha Beqiri dhe e studiuesve të tjerë e bashkëkohanikëve të tij hodhën dritë mbi aspekte të njohura e të panjohura të jetës e veprës së shkrimtarit tone. Kemi edhe shumë për të thënë dhe për të bërë për këtë kolos të letrave shqipe. Përherë mirënjohës bacës Sulë për të gjitha që ka bërë për Shqiperine dhe per shqiptaret. Nderim e lavdi pa fund! (Qemajl Krasniqi)

Postimet e fundit !