PA HAMENDJE
Janë kriju kot së koti
pejngamberi, Krishti e zoti
teqeja, kisha e xhamia
hem shën Kolli e kryemiftia
Me besu një gjë që s’dihet
as nuk hahet, as nuk pihet
kësaj i thonë as jasht, as brenda
s’janë gjë tjetër, veç se rrena
Shumë priftërinj e hoxhallarë
e rrejnë popullin, para me i marrë
i mashtrojnë me të vërtetë,
se në atë botë ka xhehenem e xhenet
Me këto fjalë janë mundu,
do me i josh, do me i friku
në këtë botë pahiri keni ardh
këtu jeni vetëm kalimtarë
Në atë botë ju pret lumturia
do t’i keni shtatë hyria
ka rrush dhe fruta tjera
janë dhe tre lumenj:
një me ujë, një me qumsht e një me verë
Gjyqin atje do ta keni
për veprat që keni bërë
për pahiri a për inat
do të denoheni pa ispat
Ju shumica në ferr
emrin që s’ia keni përmend
Muhametit, Krishtit e Zotit,
Mekës e Vatikanit
do të digjeni në llavë të katranit
Ju priftërinj dhe hoxhallarë
Në varrim para mos me marrë
Aty ku pikon loti
Mos merr para, ka thënë zoti!
Ju priftërinj dhe hoxhallarë
lutuni shqip e si shqiptarë
jo në gjuhë të huaj me “halakula”,
a me kambana duke rrapëllu!
Për të vdekurin thuajeni një fjalë
çka ka bë sa ka qenë gjallë
veprat e tija të mos treten
por në kujtime të na mbeten
T’i kujtojmë dhe këto fjalë
Pasko Vasha që ka pas thënë:
“Mos shikoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit është shqiptaria”
Gjykojeni drejt ju shqiptarë
Kam fol mbrapsht apo mbarë
Për gjendjen që po mbretëron
Dhe për të huajën që po na shkatërron
Gjithë shqiptarëve ju uroj mirësinë
ta braktisni amullinë
që në mesin tonë po vepron
qenien tonë ta shkatërron
Mos të lakmojmë gjuhë të huajën,
kemi tonën më të çmuarën
në mesin tonë mos të lejojmë,
që e huaja të ndikon!
add a comment