Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: ZBULIMI I PLLAKËS PËRKUJTIMORE NË 40 VJETORIN RËNIES ME ARMË NË DORË TË VEPRIMTARIT DHE LUFTËTARIT TË LËVIZJES BAJRAM BAHTIRI

ZBULIMI I PLLAKËS PËRKUJTIMORE NË 40 VJETORIN RËNIES ME ARMË NË DORË TË VEPRIMTARIT DHE LUFTËTARIT TË LËVIZJES BAJRAM BAHTIRI
Sot, Shoqëria LËVIZJA, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Organizatat e dala nga Lufta e UÇK – së, në praninë e shumë bashkëfamiljarëve të dy Heronjve, të bashkëveprimtarëve dhe bashkuftëtarëve të shumtë kanë zbuluar Pllakën Përkujtimore dhe Nderimore për dy vllezërit Heronj, BAJRAM DHE RRAHMAN BAHTIRI…
PLLAKA u zbulua në 40 – vjetorin e rënies heroike (me armë në dorë) të Bajram Bahtirit. Fjalën për vëllezërit Heronj, për jetën, veprimtarinë dhe luftën e tyre e mbajti bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari i tyre, Ramadan Avdiu. Në këtë ngjarje të rëndësishme për Lëvizjen dhe Luftën Çlirimtare kishin ardhur Veteranë liridashës nga të gjitha trojet shqiptare, edhe nga Kumanova e Tetova.