Prishtinë, më 17 shkurt 2012
Urimet e mia per gjithe shqiptaret kudo qe jane per kete DITE te shenuar te kombit shqiptar dhe te Shqiperise! Pavaresia e Kosoves, krijimi i shtetit te dyte shqiptar, eshte ngjarja me e madhe kombetare pas Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me te cilen u krijua shteti shqiptar ne nje te treten e Shqiperise… Megjithate u krijua nje shtet shqiptar pa te cilin nuk do ta kishim as shtetin e dyte shqiptar. Keto dy shtete shqiptare, subjekte te se drejtes nderkombetare nuk ka dokument nderkombetar qe i pengon te bashkohen ne nje shtet shqiptar dhe te ndjekin rrugen e rikthimit edhe te krahinave shqiptare te pushtuara nga sllavo-greket brenda kufijve te ketij shteti, Shqiperise… Me kete edhe do te rrumbullaksoheje ose permbylleje çeshtja shqiptare… Me zgjidhjen perfundimtare te Çeshtjes shqiptare do t’u jepej fund edhe konfglikteve dhe lufterave shekullore ne Iliri (Ballkan)… Per popujt e Ilirise kjo do te shenonte lindjen e nje epoke bashkepunimi, paqeje dhe qendrueshmerie afatgjate, ne mos te perhereshme… Me kete edhe fqinjet tane do te “çliroheshin” nga shqiptaret dhe do te jetonin te lire e te qete ne vendet tashme te tyre (te pervetesuara dhe spastruara nga pellazgo-iliro-shqiptaret)…