TË PAGJUMËT E ZEZËDITËS KOMBËTARE
Kombi ynë (i lashtë sa vetë njerëzimi, i mirë, inteligjent e bujar si rrallë komb tjetër…) ka një “komunitet” në gjirin e tij që nuk e zë gjumi dhe që nuk lë gur pa luajtur e pa rrotulluar për ta jetësuar ndarjen dhe copëtimin territorial të Shqipërisë dhe të kombit tonë! Ky “komunitet” (bashkësi) suigeneris nuk ka kohë për të fjetur nga detyra e “shenjtë” që ka marr nga kundërshtarët dhe armiqtë e unifikimit territorial të Shqipërisë në një shtet! Ky “komunite” kolaboracionistësh, që hanë dhe majmen në grazhdin e armiqve të Shqipërisë e të kombit shqiptar i kanë ndezur motorët dhe po luftojnë me tërbim që ndarjen dhe copëtimin territorial të Shqipërisë ta shndërrojnë edhe në ndarje e copëtim politik – partiak, ekonomik, fetar, gjuhësor (po luftojnë me të gjitha mjetet dhe metodat për ndarjen dhe copëtimin e gjuhës shqipe në dialekte e nëndialekte!!), kulturor e shpirtëror!
Interesant! Jemi nga pak suigeneris! Popujt e qytetëruar kolaboracionistët nuk i quajnë kundërshtarë politikë…, kuse te ne, nga soji i atyre që herë bëheshin syri, herë goja, herë gjoksi, herë dora (dajaku e pushka), herë dysheku, herë këmba, herë lapsi dhe herë zëri i pushtuesit, edhe bashkëpunëtorët e nazifashizmit, edhe ata të Jugoserbise, edhe ata të grekut e të dreqit e të birit quhen “kundërshtarë politikë”!! Thua se populli shqiptar i Kosovës me vise (toka e pushtuar e Shqipërisë) kishin mosmarrëveshje e konflikte ndërpartiake e jo Luftë Antipushtuese Çlirimtare… S’është çudi. Pushtimi i gjatë nuk mund të jetë pa këto “pasoja” në mendësinë, sjelljen dhe kulturën tonë kombëtare, politike e demokratike edhe për shumë vite e dekada… Vetëm bashkimi i Shqipërisë në një shtet i shëron këto “pasoja” dhe e bënë kombin tonë të nderuar e vleresuar nga fqinjët dhe popujt tjerë. Një komb me gjeografi-tokë të copëtuar e ka të vështirë të ketë unitet ekonomik, politik, kulturor, arsimor (pse jo edhe shpirtëror), institucional, moral, zhvillimor… Prandaj, popujt e qytetëruar përpiqen, luftojnë e derdhin gjak për t’u bashkuar në një shtet, madje edhe për t’u zgjeruar territorialisht… ndërsa që ne, kemi edhe sot një “komunitet” bukur të madh e me ndikim (pasojë e pushtimit dhe copëtimit territorial) që nuk e merr gjumi e nuk lë gur pa luajtur kundër unifikimit territorial, ekonomik, shtetëror, kombëtar, kulturor e shpirtëror. Fatkeqësi që nuk do të duhejë të bashkëjetonte gjatë me fatkeqësinë tonë “unike” në Iliri dhe Evropë. Ky “komunitet” në dukje-formë është një bashkim rrymash “filozofike”, fetare, ideologjike, ekonomike, politike, interesash, zakonesh, ngjyrimesh, kulturash… thellësisht kontradiktore por, në thelb janë unik dhe të vendosur në qëllimet e tyre antishqiptare. Po të mos ishte qëllimi, angazhimi dhe lufta kundër SHQIPTARISË dhe kundër bashkimit të Shqipërisë ky “komunitet” do të “digjejë” si një kullë prej letre, sepse do t’i hiqejë mbështetja finansiare, politike dhe morale e kundërshtarëve dhe armiqve të bashkimit të kombit shqiptar në një shtet – Shqipëri. Zgjidhja e plotë e çështjes shqiptare do të ishte fundi – vdekja e këtij “komuniteti” kolaboracionistësh e mercenarësh shqipfolës, bashkë me të do të “shuheshin” edhe pretendimet e shovinistëve fqinj dhe ato të imperialistëve neotomanë, që ushqejnë pretendimet e islamizimit – turqizimit të Atdheut, gjuhës, kulturës, traditës, mënyrës së jetesës, besimit tonë…
add a comment