BETIMI autentik i LPK - UÇK - së
Komenti

Xh. Gjini: Shqiptarë u thënçin!

SHQIPTARË U THËNÇIN!
Ka shqiptarë e shqiptarë! Ka shqiptarë qê duan të jenë shqiptarë pa Shqipërinë!? Ka shqiptarë që me konceptin SHQIPËRI kuptojnë vetëm shtetin tonë AMË, Shqipërinë e sakatuar londineze!! Ka shqiptarë që dy të tretat e tokave shqiptare (të mbetura pa vullnetin e tyre jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë) nuk i konsiderojnë toka të Shqipërisë!!
Këta shqiptarë, nëse mund të quhen shqiptarë, i kanë dhënë të drejtë vetes ta korrigjojnë (përmirësojnë) edhe BETIMIN e UÇK – së!! Në betimin e UÇK – së thuhet: …betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre. (Shih BETIMIN autentik të UÇK – së te gazeta “Zëri i Kosovës”, që ishte edhe ZËRI i Luftë Çlirimtare të LPK – UÇK – së…)
Kurse te BETIMI i korrigjuar – falsifikuar i UÇK – së, që qarkullon në internet dhe në rrjetet sociale dhe, që shpërndahet nga njerëzit e pa informuar, thuhet: …betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara shqiptare dhe bashkimin e tyre!! Këtyre që e kanë korrigjuar – dhunuar BETIMIN e UÇK – së u pengon emri i shenjtë SHQIPËRI! Ky soj insani emrin e shenjtë për çdo shqiptar, SHQIPËRI, e zëvendësojnë edhe me fjalēn SHQIPTARI!! Këta injorantë e provincialistë, që mjaftohen me fshatin e tyre, kujtojnë që mund të jenë shqiptarë pa SHQIPËRI!! “Nuk ka gjuhë shqipe pa shqiptarë, nuk ka shqiptarë pa Shqipëri”, thoshte i madhi Sami Frashëri…
Toutes les réactions :

Sejdi Gega, Halim Halili et 9 autres personnes