SHOQËRI NË KRIZË
(Fushatë e pa cipë kundër atyre që ishin në anën e duhur të historisë!)
Shoqëria shqiptare po “përkundet” në një krizë të thellë morale… Natyrisht, rrënjët e kësaj krize duhen kërkuar te copëtimi i Atdheut dhe i Popullit tonë, që ka për pasojë një ekonomi të dobët, polarizim e përçarje politike, situatë të rënduar sociale, arsimore, kulturore, psikologjike, demografike, etj.
Më shkurt, kjo situatë mund të përkufizohet si depresive dhe kjo nënkupton pasojat që po i shohim, po i prekim e përjetojmë kudo e ngado që lëvizim në trojet shqiptare, në Shqipërinë e copëtuar… Kur t’i shtohet kësaj edhe gjendja mediale e shfrenuar tabloja bëhet edhe më e qartë…
Kjo gjendje depresive është krijuar edhe me ndihmën e partive, OJQ-ve, religjioneve e sekteve të ndryshme dhe rrjeteve sociale që financohen kryesisht nga Rusia dhe vende që më parë do të na donin të vdekur se sa shqiptarë!…
Ç’nuk dëgjon njeriu ynë, shqiptari, në këto kohë të bastarduara e të çoroditura!! Secili e ka të drejtën “absolute” të dalë në ekrane televizorësh ose të shkruaj në rrjete sociale çfarë t’i dojë e bardha zemër dhe çfarë t’i thotë rradakeja e tij e prirur dhe e kurdisur mbrapsht!…
Bëhet fushatë e egër dhe e orkestruar mirë kundër përpjekjeve dhe Lëvizjes – Luftês sonë Çlirimtare!! Nuk merret vesh kush në cilën anë të historisë ishte!! Themelet e vlerave dhe referencave kombëtare janë tronditur!! Ç’nuk dëgjon, ç’nuk lexon e ç’nuk shikon njeriu në media dhe rrjete sociale!!
Në kohën tonë dëgjon e lexon edhe deklarata dhe “opinione” që në një shoqëri të shëndetshme-normale nuk do t’i shkonin ndër mendë njeriut… Del dikush e thotë botërisht se “nuk u besoj njerëzve që kanë kaluar kazamateve jugosllave (burgjeve, sqarimi im)”!… Sipas tij, të burgosurve politikë nuk mund t’u besohet, sepse janë të dyshimtë!? Dhe jo ndonjëri prej tyre, por të gjithë, pa asnjë përjashtim, janë të dyshimtë!!? Sepse janë të shitur, janë thyer nga armiku!!? Dhe, shqiptari i zakonshëm, populli, kur dëgjon deklarata si kjo, ndalet e mendon: të burgosur politikë ishin edhe Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Ahmet Haxhiu, Rafi Halili, Mehmet Gega, Kadri Halimi, Kadri Labënishti, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala, Bajrush Xhemaili, Fehmi Lladroci, Xhavit Haziri, Shaban Shala, Hydajet Hyseni, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Gani Krasniqi, Ramadan Pllana, vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani, Xhemajl Fetahu, Emrush Xhemajli, Xhemajli Berisha, Rexhep Bislimi, Mehmet Hajrizi, Binak Ulaj, Xhevat Ajvazi, Ramë Buja, Berat Luzha, Martin Çuni, Nezir Myrta dhe dhjetra mijëra tjerë (një armatë e tërë), që vun rininë dhe jetën e tyre në themele të përpjekjeve, të qëndresës dhe të luftës për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë, që i vun themelet dhe u bënë ideologë, drejtues e komandantë edhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që, sipas këtij “opinioni” të padëgjuar deri sot, nuk qenka dashur t’u besohet, sepse “kanë kaluar kazamateve jugosllave”!!
Populli shqiptar i njohu bijtë e tij në ditë të vështira, në ditët më të zeza, prandaj u besoi, i përkrahu dhe u shkoi pas. Ata, veprimtarët dhe luftëtarët e Lëvizjes Çlirimtare u provuan, qëndruan dhe u treguan të pathyeshëm edhe në torturat më çnjerëzore që bënte aparati terrorist shtetëror mbi ta… Ata edhe në tortura e burgje ishin ballēlartë dhe fitimtarë. Ata, edhe kur dolën nga burgjet e pushtuesit nuk u mashtruan dhe nuk e shitën shpirtin dhe as idealin e tyre për dollarë, për euro e për lira të turkut… nuk i mposhti as mundësia që kishin dhe lakmia për pasuri e prona të uzurpuara e të përfituara në rrugë të paligjshme… Prandaj, fushata dhe propaganda e ulët kundër tyre do t’u kthehet bumerang të gjithë atyre që nga padituria, nga ligësia ose e kaluara kolaboracioniste guxojnë të shpifin dhe të akuzojnë liridashësit…
Ka të tjerë që kanë deklaruar e deklarojnë se vetëm ata që ranë dëshmorë gjatë Luftës Çlirimtare ishin atdhetarë dhe besnikë të Atdheut e të çështjes kombëtare… Kurse këta që nuk u vranë (luftëtarë e komandantë të UÇK-së) ishin të pabesueshēm e të dyshimtë, mashtrues, matrapazë, të pa ditur, zhvatës, profiterë, hajdutë e uzurpatorë!!?… Këta ia kishin me hile atdheut e popullit, thonë e propagandojnë kolaboracionistët dhe mjeranët që ishin në anën e gabuar të historisë, duke i futur të gjithë në një thes!?…
E kuptoni ku na shpie kjo logjikë kualifikimesh e paragjykimesh, të menduara mirë, për t’i shembur e përbaltur vlerat dhe referencat liridashëse, morale, shpirtërore e kombëtare të popullit shqiptar?! Kjo logjikē vetëm në mullirin shqiptar nuk shpie ujë… Sipas kësaj logjike vetëm ata që kanë shtri qafën e kanë bashkëpunuar me pushtuesin dhe vetëm ata që kanë vdekur janë të mirë!!? Kurse, ata qê janë përpjekur, kanë rezistuar, kanë drejtuar e kanë luftuar në kushte të rënda dhune, terrori, burgu, torturash, vrasjesh e masakrash nuk qenkan të besueshēm, qenkan të dyshimtë!!? O tempora, o mores! Zot jepu fuqi atyre që s’kanë e që s’dinë çka thonë të mos flasin e të mos shkruajnë! AMEN!
add a comment