Vështrim/Analizë

Xh. Gjini: Sali Berisha duhet të ketë mbrojtjen e shtetit – drejtësisë

SALI BERISHA DUHET TË KETË MBROJTJEN E SHTETIT – DREJTËSISË
Sali Berisha është në një situatë të vështirë për emrin dhe autoritetin e tij… I shpallur person i padëshiruar (Person non grata) nga SHBA – ja, pak më vonë edhe nga Britania e Madhe dhe i ngujuar (burgosur) në shtëpinë e tij, Sali Berisha po kalon ditët, javët dhe muajt më të pakëndshëm të jetës së tij.
Pavarësisht si ishte sjellur dhe si i kishte “trajtuar” paraardhësit e tij (udhëheqësit e shtetit shqiptar) drejtësia dhe politika shqiptare duhet ta marrin në mbrojtje dhe të mos lejojmë depersonalizimin dhe devalvimin e degradimin e tij të mëtejmë…
Qysh se është ngujuar në shtëpi Sali Berisha po merr përditë e më dukshëm tiparet dhe karakteristikat e një Don Kishoti! Atë jo vetëm fuqitë fizike (mosha e madhe), po e kanë lënë edhe fuqitë mendore dhe nuk ka zotësinë e duhur për t’u orientuar në kohë dhe hapësirë…
Një grup profiterësh si F. Noka, A. Vokshi, G. Bardhi, etj. Sali Berishën po e përdorin si kalë beteje… Ky grup nuk e ka hallin e Saliut, por hallin e hipotekave, pozitave dhe privilegjeve të tij!…
Mbledhjet poshtë dritares së tij për të protestuar janë treguesi më i besueshëm se Sali Berisha u bë person non grata edhe nga “partizanët” e tij dhe nga qytetarët e Republikës…
Me fjalimet dhe dy gishtat e tij nga terraca po tallet Tirana dhe pe gjithë Shqipëria (edhe jashtë kufijve të shtetit)…
Drejtësia shqiptare do të duhejë ta kishte arrestuar (nëse ka fakte…) dhe ta kishte ngujuar në burg që të pengohejë dhe pamundësohej loja që po bënë grupi i “rithemelimit” me te! Po na vjen inat edhe neve që s’kemi qenë ndonjëherë me te dhe po na dhimbset ku dhe si është katandisur…
Burgu do ta shpëtonte imazhin dhe “famēn” e tij. Shteti shqiptar dhe drejtësia duhet ta marrin në mbrojtje me qëllim që të shpëtohet çka mund të shpëtohet nga emri dhe personaliteti që dikur ishte president, kryeministêr, deputet… Me “akomodimin” e tij në burg do të shpëtonte nga zhurmuesit dhe fjalimet sharlataneske edhe lagjia ku është i ngujuar Berisha në shtëpinë e tij…
Unë e di që “hajdut aga” kurrë kujt s’i kanë thënë, por drejtësia duhet të ketë mirëkuptim për pozitën e tij të vështirë dhe ta ndihmojë duke e vendosur në qeli deri sa të “kthjellët” rasti i tij nga Gjykata…
Enver Hoxha sa qe gjallë nuk doli njeri në Shqipëri që ta tallte dhe nuk pati fuqi botërore që mund ta poshtëronte apo cenonte krenarinë e tij dhe të vendit që udhëhiqte… Por Berisha (as sivëllezërit e tij) nuk është i asaj marke shqiptare, prandaj duhet të merret në mbrojtje dhe të shpëtohet nga degradimi i plotë…