PSE KA TË DREJTË KRYEMINISTRI YNË SHQIPTAR?
Pas sulmit terrorist të 25 shtatorit (i organizuar dhe orkestruar nga shteti serb) shteti ynë AMË dhe krerët e tij mbajtën qëndrimin që duhej. Republika e Shqipërisë, jo vetëm e dënoi sulmin ndaj Kosovës shqiptare, por edhe u angazhua që Serbia të bëhet përgjegjëse dhe të dënohet nga BE – ja dhe nga bota…
Mirëpo, një deklaratë e Kryeministrit të shtetit tonë AMË për çêshtjen e Kosovës Veriore dhe kontrollin e KFOR-it atje u bë shkas për të rifilluar fushata e egër kundër Edi Ramës, që në fakt është fushatë kundër Tiranës-shtetit tonë AMË… Ato ditë edhe vet shpreha mendimin që Kryeministri Rama do të duhejë të ishte më i saktë në terma, të mos linte shteg për dykuptimësi, etj.
Disa ditë më vonë e mësova të vërtetën për sulmin dhe gjendjen që paskemi pas në Kosovën Veriore dhe në kufirin me Serbinë.
Menjëherë pas sulmit të organizuar terrorist isha i bindur që KFOR-i dhe shërbimet sekrete (sidomos ato amerikane) kanë qenë në dijeni dhe i kanë ndjekur hap pas hapi veprimet e grupit të organizuar dhe përgaditur nga Serbia për ta sulmuar dhe destabilizuar Kosovën…
Dy javë pas sulmit terrorist e mësova të vërtetën e ngjarjes dhe të sigurisë në atë pjesë të Republikës së Kosovës… Nga burime të informuara saktësisht mësova se KFOR-i dhe shërbimet sekrete të pranisë ndërkombëtare në Kosovë (EULEX -i jo se jo…) nuk kanë pasur fare dijeni për veprimtarinë e grupit terrorist dhe sulmin e tij!! Ose, kanë patur informata, por nuk e kanë njoftuar Policinë e Kosovës dhe organet tona të sigurisë!! Kjo e dyta, nëse është e vërtetë, do të ishte edhe më e rëndë!
Grupi terrorist, i stërvitur dhe i komanduar nga organet e specializuara shtetërore të Serbisë, ka operuar në territorin e Republikës së Kosovës me ditë e javë, duke hyrë e duke dalur dhe duke sjell sasi të madhe armësh dhe municioni luftarak pa i hyrë ferrë në këmbë! Ky grup i organizuar, i strukturuar dhe i stërvitur për veprime luftarake kishte operuar edhe me vetura si të KFOR – it (me targa, mbishkrime e ngjyra si të KFOR – it)!! Po KFOR – i (NATO) dhe shërbimet inteligjente të pranisë ndërkombëtare ku ishin?!! KFOR-i është i vetmi formacion i mandatuar për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë, posaçërisht në pjesën e Kosovës Veriore… Policia e Kosovës nuk mund t’i afrohet kufirit më shumë se 1 km!! Kurse Ushtria e Kosovës (FSK – ja), sipas një marrëveshjeje vetëposhtëruese, nuk mund ta kalojë urën e Ibrit, nuk mund të shkel në Kosovën e saj Veriore pa lejen e komandës së KFOR – it!!
Rrjedhimisht as Policia e Kosovës dhe organet tona të sigurisë nuk kishin informacion për veprimtarinë dhe sulmin që po përgatiste Serbia ndaj Republikës së Kosovës! Dhe, kjo gjendje paska qenë shqetësuese, madje kërcënuese për lirinë, pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Kosovës shqiptare…
Policia e Kosovës atë natë të kobshme për policin Afrim Bunjaku ka rënë para kohe në kurthin që kishte përgatitur grupi terrorist… Kjo kishte bërë që grupi të zbulohejë para se të kapte 37 pikat që kishte paraparë. Dështimi i planit të grupit terrorist-Serbisë është meritë edhe e atyre policëve (më duket 6 policë) që u pozicionuan dhe i bënë rezistencë të armatosur dhe efikase deri në orën 8 e 30 min grupit terrorist (mbi 5 orë). Këtij grupi, që me shkathtësi dhe trimëri të pashoqe e përballoi zjarrin e armëve të terroristëve të stërvitur, forcat e policisë speciale i erdhën në ndihmë vetëm pas 5 orëve!! Asnjë ndihmë nga KFOR-i gjatë atyre 5 orëve të vështira për grupin e vogël të policëve tanë heroikë!! A ka kush që mund ta arsyetojë vonesën kaq të madhe edhe të forcave speciale të policisë dhe tê shtetit tonë?!! Për pesë orë, në rast agresioni ushtarak, forcat e armikut do të vinin në Prishtinë!…
Si përfundim, pa u zgjatur me hollësi tjera, ishte rastësia ajo që zbuloi atë grup terrorist serb, që ishte përgatitur dhe kishte planifikuar të provokonte një konflikt të madh dhe ndoshta edhe një ndërhyrje ushtarake të Serbisë (në emër të mbrojtjes së pakicës serbe, etj.)!! Ishin shkathtësia dhe trimëria e grupit të vogēl të policëve tanë (më duket ata të Njësisë kufitare) që e gozhduan grupin terrorist serb për 5 – 6 orë deri sa kishin mbrritur forcat speciale të policisë që i ndoqën dhe i detyruan të iknin (disa u vranë dhe u plagosën) terroristët serbë…
Ky grup i policëve tanë një ditë (kur të sqarohet çdo gjë) duhet të dekorohen dhe nderohen nga Republika e Kosovës me urdhërin për trimëri, etj.
Për këtë situatë shqetësuese për sigurinë e atij rajoni të Republikës së Kosovës dhe për këtë mungesë kontrolli të kufirit me Serbinë sigurisht që ka qenë i informuar më mirë se këta trimat fejsbukianë dhe më mirë se shumë qeveritarë e zyrtarë të Prishtinës Kryeministri Edi Rama, kur i bënte thirrje KFOR-it (NATO-s) që ta “merrte – vendoste kontrollin në Kosovēn Veriore”… Ai kishte parasysh (duhet ta kemi edhe ne të gjithë) se pa kontrollimin dhe mbrojtjen e kufirit me Serbinë nuk mund të ketë kontroll efektiv të atij rajoni nga policia dhe shteti i Kosovës… Kjo është si një e një që bëjnë dy! Prandaj, i jap të drejtë Kryeministrit tonë shqiptar edhe në këtë çështje. Ëndrrën e bukur të kufijve të mbrojtur- të sigurtë dhe të dialogut e të marrëveshjeve me Serbinë disave ua prishi 24 shtatori!
Unë dhe secili shqiptar me dy bërthama e kupton mllefin dhe fushatën e sojit të Termkollkës, të Spahiut dhe të atyre bashkëkombësve tanë që janë rritur e përkundër në djepin jugosllav – titoist kundër Tiranës… Por, nuk mund të kuptohet koketimi dhe bashkëfushata e disave që nuk ishin nga soji i tyre!…
Kam besim që ngjarja e 24 shtatorit (sulmi i dështuar i terroristëve të organizuar dhe stërvitur nga Serbia) do t’u bëhet mësim organeve tona të sigurisë, institucioneve politike dhe shtetërore dhe gjithë popullit shqiptar në Kosovë… Çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit duhet të kuptohen si çështje jetike për Republikën e Kosovës, për kombin shqiptar dhe paqen në rajon… Prishtina zyrtare dhe politikanët e saj duhet ta kuptojnë qartë dhe ta kenë vëth në vesh se siguria dhe mbrojtja e lirisë së kësaj pak Kosove dhe e trojeve tjera shqiptare janë të lidhura pazgjidhshmërisht me shtetin tonë AMË dhe me aleatët tanë strategjikë… Mirëkuptimi, bashkërendimi dhe komunikimi me shtetin tonë AMË nuk kanë alternativë, sidomos në kohën kur bota po jep shenja të një çmendurie të përgjithshme!… Marrëdhënien e natyrëshme të çdo pëllëmbe të tokës shqiptare dhe të çdo shqiptari me Kryeqendrën e kombit-Tiranën nuk mund ta prishin ata që ëndërrat e tyre akoma i shohin në bashkim – vëllazërimin jugosllav…
Toutes les réactions :
Berat Luzha, Xhavit Sylejmani et 5 autres personnes
add a comment