Komenti

Xh. Gjini: Përdorimi i gabuar i flamujve

PËRDORIMIT I GABUAR I FLAMUJVE!
Çlirimi i Kosovës shqiptare (në kufijtë krahinor) ishte fitorja më e madhe kombit shqiptar pas vitit 1912. Pavarësimi i saj edhe de jure nga Serbia ishte çështje më e lehtë. U dashtën gati 9 vite për ta shpallur Pavarësinë (shtetin) e Kosovës!! Kjo vonesë dhe kjo shtyrje ishte pasojë e përçarjeve politike dhe e një klase politike të kapur!
Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912 ishte bërë për gjithë Shqipërinë, por thikat e Fuqive të Mëdha i shkëputën dy të tretat e Shqipërisë dhe ua dhanë peshqesh shteteve shoviniste fqinje. Krahina e qytetet shqiptare ishin shkëputur më herët nga Trungu edhe me vendimet e Kongresit të Berlinit (1881)!!
Prandaj, që nga krijimi i Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit kombi shqiptar kishte artikuluar qartë kërkesat, programin, përpjekjet dhe luftën për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë (“deri aty ku bukës i thonë bukë e ujit ujë”) në një njësi të vetme territoriale shtetërore…
Çlirimi dhe bashkimi i Shqipërisë në një shtet të vetëm ishte edhe program i Besëlidhjes së Pejës, i Kryengritjeve të viteve 1908 – 1912 dhe i Lëvizjes kryengritëse (kaçake) të Azem e Shotë Galicës… Dëshirën dhe kërkesën e popullit shqiptar për bashkimin e tokave të pushtuara nga Jugosllavia (Kosovës) me shtetin e tyre, Shqipërinë, ishte shprehur qartë dhe pa ekuivoke edhe me Rezolutën e Konferencës së Bujanit gjatë Luftës së Dytë Botërore…
Kjo dëshirë dhe kërkesë mbarëshqiptare ishte edhe në të gjitha programet dhe dokumentet e organizatave patriotike pas Luftës së Dytë Botērore në trojet e pushtuara të Shqipërisë nga Jugosllavia e Tito – Rankoviçit…
Dëshira, kërkesa dhe qëllimi për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë ishte edhe në programin dhe dokumentet e LPK – UÇK – së. Luftëtari – ushtari i UÇK – së betohejë “për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë”… (shih BETIMI I UÇK – së!)…
Pra, edhe Lufta e Armatosur u mendua dhe u organizua nga LPK – ja për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. A mund të ketë dëshirë dhe kërkesë më themelore, më të natyrshme dhe më njerëzore se bashkimi i tokës dhe i kombit në një shtet e me një flamur? Ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha, raporti i forcave në rajon e në botë e kufizuan përpjekjen dhe Luftën tonë Çlirimtare vetëm në Kosovën e kufijve të imponuar nga Beogradi pas LDB! Në tokat e Shqipërisë tashmë ishin krijuar Serbia, Mali i Zi, Maqedonia (republika të federatës jugosllave) dhe Greqia!!
Kombi shqiptar u vonua edhe kur u shkatërrua Jugosllavia!! Shqiptarët u gënjyen nga një klasë politike ultrakosmopolite, ultrapacifiste dhe ultrakolabiracioniste (kryesisht titiste dhe esadiste)!!
Në këto rrethana të “kapitullimit” dhe dorëzimit pa kushte Lëvizja Popullore e Kosovës mori përgjegjësinë historike për organizimin e Luftës Antipushtueseçlirimtare dhe krijoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës…
Ndërhyrja e NATO – s i dha fund luftës shqiptaro – serbe “flakët e së cilës, sipas Klintonit, po rrezikonin të digjnin Evropën”!
Klasa e “kombinuar” politike, në vend se të shpallte bashkimin e Kosovës me shtetin e saj nisi pazarllëqet pa fund dhe bëri “kompromisin e dhimbshëm”: hoqi dorë nga bashkimi!! Kjo klasë politike hoqi dorë edhe nga flamuri i Kosovës dhe i UÇK – së, Flamuri kuqezi!!
Kosova, gati nëntë vite pas çlirimit, u shpall “shtet i pavarur dhe sovran” me kufizime të rënda!! Megjithatë, çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj ishte fitorja më e madhe e kombit shqiptar pas vitit 1912…
Të dëmshme dhe të papranueshme janë tendencat e disa qarqeve ndërkombëtare dhe të neokolaboracionistëve me origjinë titiste në Prishtinë që pavarësinë – shkëputjen e Kosovës nga Serbia ta transformojnë në pavarësi – shkëputje nga shteti ynë – Republika e Shqipërisë, nga njëra anë, dhe ruajtjen – rivendosjen e lidhjeve me Serbinë, në anën tjetër!!?…
Nuk është e rastësishme edhe tendenca e përdorimit dhe imponimit të flamurit shtetëror si flamur “kombëtar” të Kosovës shqiptare, kurse popullin shqiptar ta shndërrojnë në popull – komb “kosovar”!!? E pandashme nga ky projekt antishqiptar është edhe tendenca për çarjen e gjuhës shqipe, duke dashur të krijojnë një gjuhë “kosovare”, etj..
Flamuri shtetëror duhet të respektohet deri sa të jetë, por vetēm si flamur shtetëror (në ceremoni shtetërore protokollare) dhe asnjëherë si flamur kombētar… Ai duhet të mbetet flamur i zyrave të shtetit, por jo i popullit të Kosovës, jo i familjes shqiptare, jo i shkollave dhe nxënësve, fēmijëve tanë…
Flamur i Kosovës dhe i popullit të saj shqiptar, si i çdo shqiptari në Iliri dhe në botë, është Flamuri kuqezi i Kryeheroit dhe Kryeprofetit tonë, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut…
RROFTË FLAMURI YNË KUQEZI! RROFTË KOSOVA JONË SHQIPTARE! KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI! LAVDI DHE NDERIM NË PËRJETËSI TË RËNËVE PËR ÇLIRIMIN DHE BASHKIMIN E TOKAVE TË SHQIPËRISË!