VETËM PAQJA ME PALESTINEZËT DHE ME VENDET FQINJE GARANTON SIGURINË FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE TË POPULLIT DHE TË SHTETIT IZRAELIT
– Angazhimi I shtetit izraelit, sidomos I qeverive të ekstremit të djathtë, për tensione, konflikte dhe luftë permanente me popullin palestinez dhe me vendet fqinje nuk garanton sigurinë fizike dhe psikologjike të popullit iraelit…
– Angazhimi i shtetit izraelit për zgjidhjen e çështjes palestineze duke zhdukur popullin palestinez nga tokat e tyre është strategji dhe taktikë e dështuar dhe kundërproduktive…
Krijimi i shtetit palestinez dhe njohja e tij është zgjidhja e duhur që do të sillte paqen, sigurinë, pajtimin, zhvillimin dhe përparimin e dy popujve dhe të rajonit…
– Kjo zgjidhje ka fituar edhe përkrahjen e SHBA – së dhe të BE – së. Kjo zgjidhje, krijimi i shtetit palestinez nuk ka alternativë…
– Është në interesin e popullit izraelit dhe të rajonit që Qeveria e ekstremit të djathtë dhe kryeekstremisti Natanjahu të largohen sa më parë nga drejtimi I shtetit…
– Verbëria e tyre ultranacionaliste dhe shoviniste është bërë kërcënim serioz për sigurinë fizike dhe psikologjike të popullit izraelit dhe të popujve të rajonit…
– Arroganca e Netanjahut dhe refuzimi i propozimit tē SHBA-së dhe BE-së për zgjidhjen paqësore me dy shtete (duke krijuar edhe shtetin palestinez) tregon se “mirëkuptimi” I botës ndaj kësaj Qeverie të djathë ekstremiste duhet të marrë fund…
– Lufta në Ukrainë dhe lufta në Gaza (sidomos!) kanë tronditur dhe po rrezikojnë seriozisht rendin botëror dhe vlerat themelore të civilizimit…
– Paqja, mirëkuptimi, bashkëjetesa në fqinjësi, siguria dhe marrëdhëniet e mira midis vendeve dhe popujve të këtij rajoni janë të një interesi jetikë për stabilitet dhe zhvillim ekonomik normal…
add a comment