Ne vazhden e komenteve dhe mendimeve per fene-religjionin
Prishtinë, më 10 nëntor 2011 (ripublikim)
Enver Hoxha kishe “perqafuar” ideologjine komuniste, qe nuk njihte atdhe, por, ne kohen e Tij kudo gjendej dhe dominonte parulla: ATDHEU MBI TË GJITHA! Me kete shembull po dua te them qe edhe feja, besimi – religjioni dhe kleri duhet te ndjekin kete shembull. Shqiptaret e besimit mysliman, krishtere, etj. mund ta mbajne, ta nderojne dhe praktikojne besimin e tyre shume mire duke dashur, nderuar dhe vleresuar gjuhen, kulturen, traditen, flamurin, atdheun dhe kombin e tyre. Me nje fjale, çdo besim apo religjion do te duheje te kishte fytyren shqiptare… Sepse, krijimi i popullit shqiptar ishte vullnet dhe deshire e ZOTIT. Madje, populli shqiptar dhe gjuha e tij eshte AMA e gjuheve te tjera (shiko pemen e gjuheve). E njejta gje vlene edhe per ideologjite, partite… Me kete askush nuk “guxon” te thote dhe te mendoje se ne shqiptaret nuk nderojme dhe vleresojme kulturen, gjuhen, traditen, qyteterimin arab, italian, turk, grek, gjerman, amerikan, kinez… Perkundrazi. Ata qe mohojne gjuhen, kulturen, flamurin, traditen, qytetrimin… ne emer te fese, ideologjise, partise, interesit material… dhe perfaqesojne ose propagandojne te huajen jane “njerez” qe nuk i duhen anje kulture, populli a qyteterimi tjeter… Ata nuk i duhen as ZOTIT, as Natyres, as… Megjithate ne kete bote qe perdite po “zvoglohet” ka vend per te gjithe… Secili ka te drejte te zgjedhe, te merr dhe te mbaje ate qe i pelqen… Por, askush nuk ka te drejte t’ua “imponoje” te tjereve zgjedhjen e tij… Po te vepronin te gjithe keshtu, sidomos, aktoret kryesore (Fuqite e Medha apo gjandaret) bota do te mund te jetonte ne paqe dhe harmoni… Diçka iluzore, apo jo miqte e mi?
add a comment