Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Në Republikën tonë hajdutët thërrasin me sa zë kanë: kapini hajdutët!

NE REPUBLIKEN TONE HAJDUTET THERRASIN ME SA ZE KANE KAPINI HAJDUTET
(Te korruptuarit nuk mund ta luftojne korrupcionin)
Prishtinë, më 26 shtator 2015
Sa here qe klasa politike-institucionale e ka pisk ne Kosove i “shpalle” lufte korrupcionit…!! Korrupcion (eufemizem) ne vendet “demokratike” i thone vjedhjes, ndersa te korruptuare u thone vjedhseve (hajduteve). Republika e Kosoves shquhet (dallohet) dhe njihet mire ne bote fale ketij fenomeni qe quhet korrupcion, fale klases politike-institucionale te saj te korruptuar deri ne fyt dhe pranise nderkombetare ultra te korruptuar!
Prania nderkombetare dhe vazalet e saj, kreret e kesaj Republike te lodhur e te derrmuar nga keta “atllare” vendore e nderkombetare, ishin mbledhur sot per ta luftuar korrupcionin dhe per ta shporrur nga populli dhe Republika jone! Ka tri-kater vjet qe kreret e institucioneve te kesaj Republike kishin themeluar keshillin (taskforcen) per ta luftuar korrupcionin. Ate kohe Kryetarja e Republikes, Kryeministri, kryeprokurori, kryepolici… bene be e rrfe qe korrupcioni do te luftohet pa meshire. Dhe, kur i degjoje ato fjalime e perbetime te zjarrta te tyre te “mbusheje” mendja se e kane me gjithe mend… Mirepo, njerezit qe merrnin vesh nga punet e ketyre krereve thonin zeshem: “tri dite e harrohet kjo pune”. Dhe vertet u harrua lufta kunder korrupcionit, sepse vendit dhe krereve te tij u dolen detyra me te “rendesishme”: bisedimet me Serbine per Kosoven, per ndarjen dhe organizimin e brendshem territorial, per kufijte, per pasurite e Republikes sone, per sistemin politik e kushtetues te Republikes, per komunat “serbe” dhe bashkesine e tyre, per energjetiken, per sigurine dhe per cdo gje qe ishte e Republikes shqiptare te Kosoves e qe duhej ndare me Serbine! Keto bisedime tre-kater vjecare u “finalizuan” me marreveshjet e famshme te Brukselit, te cilat gjymtojne rende dhe rrezikshem lirine, pavaresine dhe teresine-unitetin e Republikes sone… Publikimi i “parimeve” themelore te ketyre marreveshjeve (hollesite do te jene edhe me te renda…) tronditi popullin shqiptar te Kosoves dhe mbare kombin tone. Te befasuar me keto leshime (koncesione) te pashembullta ndaj Serbise neofashiste ishin edhe diplomate, analiste dhe qarqe tjera politike serioze ne Evrope dhe ne bote… Keto marreveshje me Serbine u pershendeten vetem nga i “madhi”, Sali Berisha dhe nga disa sahalepires ne Republiken tone. Indinjata dhe kundershtimi qe u manifestua gjeresisht ne Republiken shqiptare te Kosoves i trembi kreret e institucioneve qe shiten dhe rrezikuan interesat shteterore, ekonomike dhe kombetare te Kosoves.
Kjo ishte arsyeja themelore qe ua kujtoi pas kaq vitesh ketyre krereve “luften” kunder korrupcionit! Ne ndihme u erdhi edhe ndonje ambasador a diplomat i huaj ne Republiken tone! Kreret e institucioneve te Republikes dhe nunet e tyre (ambasadore e perfaqesuese tjere ne vendin tone) sikur i thoshin popullit shqiptar te Kosoves: “harrojeni Serbine, harrojini koncesionet qe i jane bere Serbise, harrojeni Malin e Zi dhe kufirin me te, harrojeni pavaresine dhe lirine tuaj! Ceshtje mbi ceshtjet tjera eshte lufta kunder korrupcionit”! “Atdhetarizem (patriotizem) sot eshte ta luftosh korrupcionin… Ata qe denoncojne (kallezojne) korrupcionin jane heronj te ketij vendi”, e kopalla e pallavra tjera si keto. Mirepo, shqiptari i Kosoves sot me shume se kurre e ka te qarte se korrupcioni eshte i ulur kembekryq ne sofren e institucioneve, ndersa rreth asaj sofre jane ulur kreret e ketyre institucioneve te korruptuara dhe te degjeneruara deri ne palce. Prandaj, ata qe “guxojne” te denoncojne korrupcionin dhe te korruptuarit ne Republiken tone nuk do te jene heronj por VIKTIMA te ketij korrupcioni qe eshte ngritur ne sistem dhe te krereve te kestij sistemi e qe jane pikerisht ata qe ishin dhe shume qe nuk ishin ne takimin e sotem te keshillit per “lufte” kunder korrupcionit… Me nje fjale, sipas fjales popullore, sot hajdutet, te veshur me kostumin e krereve te Republikes, po therrisnin me sa ze kishin: KAPINI HAJDUTET!