Komenti

Xh. Gjini: Ne jemi armiq (deklaratë e Nongratës)

NE JEMI ARMIQ!
(Deklarata e “Non Gratës” në Tiranë!!)
Folësi i parë në protestën e sotme, të thirrur nga “Non Grata” dhe aleati i tij i natyrshëm, I. Meta, ftoi qytetarët të kthehen në luftëtarë! Se kundër kujt do të luftonin këta qytetarë – luftëtarë e deklaroi folësi i fundit, Sali Nongrata, i cili shpalli botërish se me Edi Ramën (Kryeministrin) është në armiqësi: “Unë dhe ti Edi Rama jemi armiq”, tha dhe përsëriti disa herë Berisha dhe u betua me flamurin në dorë se nuk do ta njeh kurrë Qeverinë e zgjedhur me votën e lirë!!
Të jetë shndërruar në Donkishot ky “Nongrata”, apo ka marrë urdhër nga “padroni” që në një kohë mjaft kritike për Kosovën shqiptare dhe për sigurinë e stabilitetin në botë ta destabilizojë shtetin tonë Amë?! A do ta bëjnë gabimin tragjik shqiptarët, duke përsëritur “historinë” shkatërrimtare të viteve të nëntëdhjeta, në kohën kur Kosova e Shqipërisë po përballejë me pushtimin dhe kërcënimin për shfarosje?! S’e besoj, sepse kjo do të ishte gati vetëvrasje…
A ka arsye për pakënaqësi e për protesta? Sa të duash… Por, kurrë nuk ka arsye dhe arsyetim për armiqësimin – konfliktin ndërshqiptar dhe për “përballje” me SHBA – të, siç po këmbëngul Sali Nongrata, në kohën që Shqipëria dhe kombi shqiptar është i copëtuar në disa shtete…