Po e ripublikoj në ditën që demoanarkovandalisti, zjarrvenesi i Shqipërise, Sali Berisha, ka thirrur tubim me huxhumxhinjtë e tij në stadiumin e ri të Tiranës… Po e ripublikoj në kohën e ringjalljes së tendencës për ta rikthyer dhunën, vandalizmin dhe tiraninë në shtetin tonë AMË me qëllim të fundit dobsimin e pozitës së kombit shqiptar në Iliri… Por, e them me bindje, se këta janë shqelmat e fundit të atij që është kupola e korrupcionit, krimit të organizuar dhe shkatërrimit të ekonomisë, pasurive, ushtrisë dhe shtetit tonë AMË… Janë shqelmat e fundit të një esadisti që është përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e dhjetra mijëra shqiptarëve… (Xh. Gjini)
ME I RA SI MË SHKURTË
Prishtinë, 11 dhjetor 2018 (Ripublikim)
Nxitja dhe përkrahja e protestave dhe e revoltave te dhuneshme (pakenaqesi sigurisht qe ka e do te kete…) ne epiqendren e kombit shqiptar eshte perkrahje per destabilizim te shtetit shqiptar… Perkrahja per protesta e revolta te dhuneshme ne epiqendren e kombit shqiptar eshte kunder konsolidimit te shtetit te dyte shqiptar dhe kunder permiresimit e forcimit te pozites se kombit shqiptar ne Iliri-Ballkan… Se shtetet dhe qarqet shoviniste antishqiptare i kane shtuar fondet duket ashiqare nga mediet dhe fushata e tyre (e atyre qe po paguhen) destabilizuese… Se po derdhen para pa hesap per destabilizimin e epiqendres shqiptare po duket edhe nga perkushtimi dhe angazhimi i jashtezakonshem i agjenturave te veshura me petkun partiak e politik… Kam besim te patundur (pa mohuar te drejten e askujt per proteste ligjore) se KALAJA shqiptare kesaj here nuk do te rrenohet siç e kishin rrenuar, djegur e perdhosur si asnjehere me pare ne vitet e nentedhjeta keta qe sot po perkrahin protesten e studenteve… Se çfare perfituan atehere studentet dhe çfare perfitoi populli shqiptar tashme e dime te gjithe… “Fitorja” e studenteve te 1990 (edhe shume vite me vone!) dhe e popullit shqiptar ishte vandalizmi, anarkia, shthurrja, rrenimi i ekonomise, i pasurise dhe i çdo vlere kombetare materiale e shpirterore, rrenimi i shkolles, i arsimit te larte, i shendetesise, i familjes, droga, prostitucioni, vrasja, hakmarrja e gjakmarrja me “kanunin” e Sali Berishes, zbrazja e Republikes se Shqiperise nga popullsia, rikthimi i obskurantizmit fetar, goditja e qendreses dhe perpjekjeve te dy te tretave te Shqiperise dhe popullit shqiptar per çlirim e liri…
Edhe po te arriheje “objektivi” i vitit 1990 (larg qofte!), siç po synohet hapur tashme, studentet dhe populli do t’i fitojne ato qe fituan ne vitin 1990 (preshin e atij bashkepartiakut te Sali Berishes),shteti i dyte shqiptar, Kosova, goditjen e radhes ne keto vitet e demoanarkovandalizmit, ndersa pozita e kombit shqiptar ne Iliri (Ballkan) do te dobesoheje edhe me shume… Prandaj, studentet e mirefillte do te duheje t’u ktheheshin studimeve dhe perkushtimit per Atdheun e tyre, do te duheje te distancoheshin qarte nga keta qe po ferkojne duart dhe mezi po presin momentin (po te mundin) t’i vene zjarrin epiqendres shqiptare, jo per te miren e studenteve, por qe te ngrohen shovinistet fqinj dhe armiqte e kombit tone… Por, une kam besim te plote se vitet e nentedhjeta nuk do te perseriten kurre më… Republika e Shqiperise sot eshte KALA qe mund t’i perballoje goditjet edhe te topave me te fuqishem te shovinisteve fqinj dhe esadistesve ne Tirane… Pushteti ne Tirane mund dhe duhet te merret vetem me vote… Ky “ligj” duhet te jete i shenjte dhe i paprekshem nga askush per kohen dhe rrethanat qe po jetone e kalon Republika e Shqiperise dhe kombi shqiptar. Çdo rruge, mjet dhe tentative tjeter duhet te gjykohet dhe denohet rende dhe pa kompromis nga shteti dhe populli shqiptar…
add a comment