Komenti

Xh. Gjini: Me fe-religjion kundër qenies kombëtare – kombit

Me fe-religjion kundër qenies kombëtare, kundër kombit
    Shtetet dhe kombet e përparuara me kohë kanë kuptuar se feja-religjioni është pengesë për zhvillim e përparim, është armë që është përdorur dhe përdoret suksesshëm nga shtete e perandori (Fuqi të Mëdha) për shtypjen dhe shfrytëzimin e popujve të vegjël e të varfër, për tjetërsimin e popujve dhe kombeve, identitetin e tyre!
Edhe regjistrimi i popullsisë te ne: në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Maqedonisë dhe në gjithë Shqipërinë po përdoret për ta sulmuar dhe dëmtuar qenien, identitetin shqiptar. Futja e përkatësisë fetare, me qëllim që të përdoret si “identitet” për shqiptarët është agresion i pastër ndaj identitetit kombëtar ! Edhe ata që ishin “përzgjedhur” për regjistrimin e popullsisë ishin, gati pa përjashtim, me e pa vetëdije, në shërbim të këtij projekti antishqiptar !!
Publikimi i rezultateve dhe shfrytëzimi i tyre për të “provuar” se rreth 93% e popullit të Kosovës qenkan “myslimanë”, kur në fakt nuk janë më shumë se 10% e shqiptarëve që praktikojnë fenë, është argument i mjaftueshëm për të provuar karakterin antishqiptar që kishte regjistrimi i popullsisë dhe fushata pas tij!!
Fushatë dhe agresion i orkestruar dhe studiuar mirë kundër identitetit tonë shqiptar ! Nuk thuhet dhe as nuk shkruhet se mbi 95% e popullit të Kosovës janë shqiptarë, por se mbi 93% janë “myslimanë”!!? Ky projekt serbo-malazez për “shkrirjen” (shkatërrimin) e qenies-identitetit shqiptar kishte dhënë rezultate të “shkëlqyera” në Sanxhak, Plavë e Guci dhe krahina tjera në Maqedoni, etj.
Përdorimi i fesë-religjionit për tjetërsimin (zhbërjen) e shqiptarëve kishte dhënë rezultate të mira edhe ndaj shqiptarëve me besim ortodoks në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi… Gati gjysma e popullit shqiptar, falë religjionit në duar të pushtuesit, u “konvertuan” në grekë, serbë, maqedonë (sllavë) e malazezë !! Një pjesë e madhe u “konvertuan” në turq !!
Kjo zezonë ose murtajë po kërcënon qenien tonë shqiptare edhe në tokën e çliruar, në republikat e Shqipërisë !! Kërcënimi bëhet edhe më serioz kur partnerë të këtij projekti antishqiptar bëhen partitë politike (kishe shqiptare!), institucionet shtetërore (vetë republikat tona)!!…
Me të drejtë u quajtën agresion sulmet dhe provokimet e armatosura të Serbisë, por nuk po quhen agresion sulmet e organizuara dhe kërcënuese për identitetin tonë kombëtar shqiptar me anë të religjionit !! E pra, ky agresion është me efekte dhe rreziqe afatgjata për kombin shqiptar në Iliri dhe në botë… Religjioni duhet t’i shërbejë popullit shqiptar, identitetit të tij kombëtar dhe Atdheut tonë… Përdorimi i religjionit kundër identitetit shqiptar nga qendra dhe shtete që kishin dhe kanë projekte e programe antishqiptare përbën kërcënim permanent për popullin tonë. Inteligjencia dhe forcat patriotike e përparimtare duhet të vihen në ballë të mbrojtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar shqiptar. Religjioni-besimi te ne nuk është, siç do të duhejë të ishte, çështje shpirtërore e personale, feja te ne vetëm fe nuk është ! Feja-religjioni te ne është projekt politik e shovinist, i qarqeve dhe shteteve antishqiptare, me qëllime thjeshtë shkombëtarizueze…