Komenti

Xh. Gjini: Kosova shqiptare në tym e flakë!

Kosova shqiptare në tym e flakë!
Një copë rruge, që bëra nga Prishtina në Ferizaj, pashë që kudo, në të dyja anë e rrugës, kishte zjarre, tym e flakë! Digjej fusha e digjej mali! Tamam si të ishte vend pa zot, tokë e shkretë! Të gjitha zjarre të ndezura qëllimshëm, për t’i djegur hamulloret (fushta e korrura), po diku edhe malin! Zjarrvënësit kriminelë janë të paprekshëm, askush nuk i ndjek, nuk i dënon! Ku janë organet ligjzbatuese të këtij shteti?!! Në shtetet normale zyrtarët dhe përgjegjësit për zbatimin e ligjit ndiqen dhe ndëshkohen edhe për mosveprim, moszbatim të ligjit… Pastaj, ku është ajo “armatë” arsimtarësh që nuk i edukon nxënësit që ta duan natyrën, ta duan dhe ta mbrojnë vendin e tyre?!! Ku janë ata klerikë, që gërhasin e thërrasin me altoparlantë (si të krisur) dhe që predikojnë historira (përralla me “heronj” e profetër të lashtësisë dhe nuk i edukojnë “partizanët” (komunitetin) e tyre me ide, sjellje e kulturë për ta nderuar, dashur dhe mbrojtur vendin dhe mjedisin e tyre?!! Apo për atë botë u premtojnë “parajsën” e në këtë botë “ferrin”, tymin e flakën?! Vetëm armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar ia dëshirojnë tymin e zjarrin Kosovës dhe gjithë Shqipërisë… Gjendje hiç më e mirë edhe në shtetin tonë AMË!!… Tejmase i indinjuar!