Komenti

Xh. Gjini: Ja na erdhi dhe kjo ditë

JA NA ERDHI DHE KJO DITË
Në vendet dhe shoqëritë normale, pas Luftës Çlirimtare Antipushtuese, për vite e dekada çështje, që “debatohet” dhe hetohet është kolaboracionizmi dhe kolaboracionistët, që ishin bashkëpërgjegjës për denoncimin, dhunën, terrorin, torturat, vrasjet, masakrat dhe gjenocidin ndaj veprimtarëve – luftëtarëve liridashës dhe ndaj popullit. Vetem te ne kjo çeshtje lere qe nuk u bë “debat”, nuk u hetua dhe nuk u bë çështje me interes për shoqerine,  mediat dhe për institucionet politike e shteterore, por qind per qind e kolaboracionisteve dhe pjelles se tyre u etabluan ne media, ne administrate, ne polici, ne drejtesi, ne parti politike, ne FSK, ne arsim dhe në gjithe sistemin politike e shteteror, kurse pjesa e shoqerise qe u perpoq, luftoi e sakrifikoi mbetën te “perjashtuar” nga sistemi politik e shteteror dhe “persekutohen” e denigrohen permes mediave dhe partive me fushata te uleta, te tipit tamam jugotitist! Jane te njejtit “mjeshter” te propagandes jugotitiste, jane te njejtit persekutore ose pjella e tyre qe e kane bere çeshtje mbi çeshtjet tjera edhe punen e veteraneve dhe te listave te tyre!! Qellimi i vetem eshte denigrimi dhe devalvimi i nje lufte qe çliroi Kosoven e Shqiperise! Ne vend se te hulumtohet, shikohet, verifikohet e dokumentohet lista e bashkepunetoreve, dhunuesve, torturuesve e vrasesve te patrioteve e luftetareve te lirise, por edhe lista e inspiruesve (politikaneve, gazetarucve e kalemxhinjve kolaboracioniste) po insistohet te “verifikohen” listat e veteraneve te luftes!! Dhe, ky “verifikim”, nuk behet permes organeve kompetente, gjë që do të ishte normale, por permes “politikaneve”, fundrrinave e mediave pergjithesisht antishqiptare dhe te financuara nga qendra dhe fonde te dyshimta me qellim linçimi e devalvimi!!
Klasa kolaboracioniste nuk do ta harrojë kurre disfaten qe pesoi nga forcat patriotike – çlirimtare, demokratike e perparimtare… Fushata qe po behet kunder çdo vlere kombetare e çlirimtare dhe, sidomos kunder shtetit tone AMË, deshmon më se miri sa i ka terbuar humbja qe pesuan, duke qene ne krahun e pushtuesve! Fushata e tyre kunder Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kunder shtetit tone Amë, qe eshte garancia dhe siguria e vetme kombetare, tregon se perballja me keto mbeturina te kolaboracionizmit, qe ishin dhe mbeten ne anen e gabuar te historise, mund te jete e gjate, por humbja e tyre eshte e pakthyeshme…
Ligji për veteranet e Luftës Çlirimtare mund te rishikohet per ta bere me te mire e me te sakte. Kategorizimi i veteraneve mund te behet me mire. Ligji do te duheje te kishte edhe kategorine: VETERANË THEMELUES TE UÇK -se. Ketu do te perfshiheshin te gjithe anetaret aktive, veprilmtaret dhe drejtuesit e krijueses se UÇK -se, Levizjes Popullore te Kosoves. Paga e veteranit nuk duhet te kushtezohet nga te ardhurat tjera te tij. Ajo duhet te jete page e merites dhe jo rroge qe ia ndalon veteranit te kete nje pune dinjitoze e te ushtroje veprimtari tjera ekonomike per te jetuar e per te mbajtur familjen. Fushata kunder vlerave liridashese – çlirimtare, kunder vlerave kombetare shqiptare dhe kunder perparimit, emancimimit dhe demokratizimit te shoqerise sone shqiptare duhet te marre fund!