Prishtinë, 20 nëntor 2018 (Ripublikim)
Pas votimit per pranimin e Republikes se Kosoves ne organizaten nderkombetare te policise (Interpol) (ri)dolen ne “skene”, pa fijen e turpit, shkaktaret e kesaj humbjeje dhe te humbjeve tjera dhe u shtiren si te habitur me rezultatin e votimit! Ata qe Republiken e Kosoves e vendosen ne shtratin e prokustit (hapja e bisedimeve ne Bruksel per statusin e Kosoves dhe territorin e saj!!), ata qe edhe pas legjitimimit nderkombetar te shtetit te Kosoves (Mendimi i Gjykates nderkombetare per Shpalljen e pavaresise) i vendosen fusnotë ketij shteti, ata qe rrenuan dhe grabiten ekonomine dhe pasurite e Kosoves, ata qe Republiken e Kosoves e lane qe 20 vite pa ushtri, ata qe e perjashtuan shtetin tone shqiptar nga Kosova e tij dhe e ben Serbine ortake ne Kosove, ata qe me babe e gjysh ishin me Serbine dhe ata qe paten mbi koke shpaten e Gjykates se Hages e tash shpaten e Gjykates Speciale nuk kane pse presin rezultate tjera te Republikes se Kosoves… Prandaj, te gjithe ata qe jane per liri, pavaresi, integritet dhe sovranitet te plote te Republikes se Kosoves duhet te perpiqen nate e dite qe kjo kaste politike kuislinge, e shantazhuar, e korruptuar dhe e kriminalizuar te mos degjohet ne kete vend…
add a comment