Prishtinë, 13 tetor 2014
Dikush, paska shkruar diku ne muret e objekteve te manastirit te vjeter ortodoks-shqiptar (tashme i pervetesuar nga ortodokset serbe…) te Decanit dy-tri grafite: ISIS, AKSH, UCK…! Ky dikushi mund te jete gjithekushi, vec shqiptar nuk eshte… Ose, mund te jete shqiptar i porositur, i angazhuar, i paguar, i “shtrenguar” nga sherbimet sekrete serbe… Ky “fakt” i supozuar nuk do ta habiste askend. Shqiperia (mbare hapesira e mbetur shqiptare…), kombi shqiptar dhe asnje shqiptar nuk ka asnje interes (perjashto mercenaret, qe edhe ashtu qojne uje ne mullirin e Serbise…) qe te shkruaj, te propagandoje, te perpiqet apo te luftoje per ISIS-sin dhe shtetin islamik. Madje, per asnje shtet tjeter te kesaj natyre fetare, qofte i krishter, budist… Gjera qe dihen edhe nga miqte, por edhe nga armiqte e kombit shqiptar.
Ajo qe me beri pershtypje ishin reagimet e Kryetares dhe te Kryeministrit (deputetit) ne ikje te Republikes se Kosoves! Ishin reagime plot nervoze dhe mllef! Nuk kuptoheje nese nervoza dhe mllefi vinine nga grafitet, qe paskan “vandalizuar” manastirin, apo nga fakti qe keto grafite ua prishen qetesine e te dieles?!
Ka pesembedhjete vite qe vendbanime, monumente, mure, rruge, sheshe… te caktuara ne Kosove (tash edhe ne Republiken e Kosoves…) jane te mbushura me grafite, simbole, mbishkrime, parulla… shoviniste (pse jo edhe fashiste…) serbe!! Te mos flasim per pjesen veriore te Kosoves ku simbole, grafite, fotografi, mbishkrime, vizatime, parulla… me permbajtje dhe porosi shoviniste e fashiste shpalosen ose qendrojne te shpalosura gjate ketyre viteve pa i shqetesuar asnjehere ne keto permasa Kryetarin dhe Kryeministrin e Republikes sone me sovranitet te dyzuar (sipas marreveshjeve te Vjenes dhe, sidomos me keto te Brukselit…)!! Jo vetem grafite, fotografi, monumente, parulla…, por edhe deklarata te bera nga kryetare, kryeministra, ministra, peshkope, kryepeshkope… serbe me porosi dhe nxitje shoviniste dhe antishqiptare kurre pa ndale ne mes te Republikes se Kosoves…!! Ka patur edhe grafite dhe parulla e thirrje publike edhe per vrasjen e shqiptareve…!! Pastaj, grafitet, parullat, reklamat…, “Kosova eshte Serbi”, jane te perhershme ne token tone…!! Apo cfaredo qe ndermerr Serbia dhe serbet ne Republiken tone dhe kunder popullit te saj shqiptar jane te “pranueshme” per “burreshtetasit” tane…!!
Jo vetem kaq. Serbia dhe serbet e saj te organizuar ne “struktura” shtetrore serbe ne Kosove kane ndermarre edhe hapa konkret qe rrezikojne dhe kane rrezikuar teresine territoriale te Republikes sone…!! Edhe keto veprime dhe ndermarrje te Serbise po “miratohen” dhe nuk po i shqetesojne “parine” e Republikes…!! Serbia dhe serbet e saj edhe qytetet tona mund t’i ndajne pa ndonje perpjekje te madhe dhe pa hasur ne ndonje rezistence…!! Qeveritaret tane i miratojne!! Ata edhe urat i bejne “parqe” dhune e ndarjeje…!! Edhe keto veprime jane disi te “pranueshme”…! Por, ama, dy-tri grafitet e shkruara paskan “vandalizuar” manastirin…!! Kesaj do t’i thoshim “vaj vatani e mjere mileti”…
Pastaj, zonja dhe zoterinj pushtetare, populli yne thote se “dardha e ka bishtin prapa”. Ishit apo nuk ishit ju ne pushtet kur ne Kosoven tone te lare me gjak “jo per fe, por per atdhe” vepronin te papenguara dofare “shoqatash bemirese”, te cilate manipulonin me miliona dollare e euro neper xhepa e canta dhe jashte cdo kontrolli?!! Ishit apo nuk ishit ju ne pushtet kur ne Kosove ndertoheshin xhami per te perhapur ideologjine dhe frymen e ISIS-it permes “imameve” te Naim Ternaves, qe ligjeronin-propagandonin edhe neper medie?!! Ishit apo nuk ishit ju ne pushtet kur ne Kosoven tone, tashme edhe shtet i pavarur, vendoseshin altoparlante ne cdo vendbanim e lagje per ta thirrur “ezanin” ne menyren me primitive dhe rekrutoheshin djemte e rinj per t’i bere “kurban” ne shkretetirat e tokave te Sirise, Irakut…?!! Pa me thoni, ju zonja dhe zoterinj pushtetare: cfare bete ju per pesembedhjete vite per t’i penguar keto “shoqata”, organizata, grupe, individe qe ishin veshur me petkun e fese, kishin zene xhamite dhe ne emer te Zotit benin punen e “djallit”?!! Asnje veprim, ama asnje veprim per te pamundesuar apo penguar veprimtarine e tyre antishqiptare dhe per hesap te Serbise…!! Madje, ka te dhena, qe bejne “muuu…” se politikane, zyrtare lokale e qenderore… here terthorazi, here drejperdrejt dhe here me vetedije e here pa te, ishin bere “ortake” te kesaj veprimtarie kundershteterore dhe, parasegjithash kundershqiptare… Apo kishit hallin se si ta sundonit me gjate kete vend, qofte edhe duke u bere me “mjekrra” e me “shami”…
add a comment