GABOVE PËRSËRI ZOTI KRYEMINISTËR I SHTETIT TONË AMË – REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri gabimin e parë të madh (gabim i pafalshëm) kur anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, që ishte vendosur të mbahejë në Gjakovën e Sylejman, Bije e Asim Vokshit, në Gjakovën e Bajram Currit, Hajdar Dushit, Ganimete Tërbeshit, Emin Durakut, Xheladin Hanës dhe të shumë heronjve e dëshmorëve të Luftës Çlirimtare të LPK – UÇK – së!!
Mund të jetë edhe rastësi, por të njëjtën ditë u kapën robër tre policë shqiptarë nga forcat terroriste serbe në territorin e Kosovës (brenda kufirit)!!
Ky Kryeministri, të cilin Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (një e treta e Shqipërisë) e detyron të interesohet dhe të kujdeset edhe për pozitën dhe të drejtat e popullit shqiptar jashtë kufijve të shtetit, në vend se të vinte në mbledhjen e dy qeverive dhe t’i shtronte dhe bisedonte të gjitha çështjet me interes për kombin shqiptar po dërgon “mesazhe” nga 15 katëshi i Tiranës!!
Porositë e tij për Qeverinë e Kosovës janë skandaloze! Ato më shumë mund të merren si “porosi” shantazhuese se sa dashamirëse!! Edhe ky, Kryeministri Rama, lë të kuptohet se shkaktari dhe fajtori për gjendjen në Veri të Kosovës është vetëm një person, që e paska emrin Albin!!?? E çuditshme! Edhe kjo mund të jetë koincidencë, por të njëjtën gjë e thonë 24 orë, në stil gam – gamesh, mediat, politikanët dhe opinionistët e mercenarizuar në Prishtinë!!
Madje, duhet ta themi se që nga kryetari i Serbisë, Vuçiçi, kryeministrja serbe, ministrat, i ashtuquajturi “drejtor i zyrës për Kosovën”, media, gazetarë e analistë serbë e thonë që nga mëngjesi e deri në darkë të njëjtën gjë!? “Problem dhe shkaktar i krejt kësaj situate është Albin Kurti”, thotë Serbia çdo ditë e çdo orë!! Me këtë serbët po thonë se nuk kanë problem me shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij, por me një person që “kërkon luftë me çdo kusht”, me Albinin!!?? Dhe kush e thotë?! E thotë Serbia që është shkaktare dhe përgjegjëse e të gjitha luftërave në Iliri dhe e gjakderdhjes, gjenocidit dhe shkatërrimit në masë!! Habitet njeriu kur propaganda antishqiptare e Beogradit “përvetësohet” dhe përhapet në gjuhën shqipe nga politikanë, gazetarë dhe opinionistë në Prishtinë e Tiranë!!
Kaq poshtë ka rënë shqiptari sa të harrojë se shkaktare dhe përgjegjëse e krimeve dhe gjenocidit, por edhe e gjendjes në Veri është Serbia shoviniste?!!
Nuk kam si t’i kuptoj njerëzit kur bëjnë një gabim dhe pastaj në vend se të reflektojnë dhe të përpiqen ta përmirësojnë atë gabim vazhdojnë ta përsërisin gabimin edhe me gabime tjera!…
LVV – ja (Albini) gaboi me punën e teatrit në Tiranë (s’ishte punë e LVV-së fare!), vazhdoi të gabonte me angazhimin në zgjedhjet që mbaheshin në shtetin tonë AMË, pastaj me “Astirin”, etj. deri te “ngrirja” e marrëdhënieve me Tiranën, me shtetin tonë AMË, pa të cilin s’di cili do të ishte fati i popullit shqiptar jashtë kufijve?!
Gabim dhe koncesion të pafalshëm kanë bërë edhe ata që negociuan, miratuan dhe firmosën marrëveshjen për krijimin e një miniserbie (asociacion/zajednicë) në Kosovën shqiptare!! Me këtë marrëveshje në Kosovë do të “akomodohejë” Serbia dhe prania e saj!! Me këtë marrëveshje do të defunksionalizohejë Republika e Kosovës dhe do të mbahejë peng zgjidhja e plotë e çështjes shqiptare…
Ky projekt antishqiptar dhe kërcënues për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe rajon mbështetet edhe sot nga “kumbarët” e tij!!
Këto forca politike (këto parti: PDK, LDK dhe AAK), politikanë, media e opinionistë, që mbështetën e firmosën atë marrëveshje, në vend se të kishin burrërinë dhe kurajon politike e qytetare e të kërkonin falje, edhe sot po këmbëngulin të krijohet asociacioni/zajednica serbe në Kosovën shqiptare, duke mbetur në anën e gabuar të historisë!!
Kryeministri Rama – shteti shqiptar nuk mund të jetë në anën e Amerikës, BE – së e NATO-s pa qenë qindpërqind në anën e Kosovës shqiptare dhe të trojeve tjera jashtë kufijve…. “Jemi të dënuar të bashkohemi në një shtet – një Shqipëri”, do të thoshte K. Danaj.
Dy ditë më parë Akademik Rexhep Qosja, në fjalën e tij për 70 vjetorin e I. Albanologjik, midis tjerash tha se “mendimi politik shqiptar ishte jugosllavizuar”…
Mund të themi se edhe mendimi intelektual, edhe arti, edhe kultura e letërsia ishin jugosllavizuar në masë të madhe. Koncepti për “patriotizmin jugosllav” dhe ideja për t’i parë shqiptarët e pushtuar si të ndryshëm nga shqiptarët e Shqipërisë shtetërore nuk ishte e rastësishme!! I gjithë përkushtimi dhe angazhimi i tyre politik, intelektual, kulturor, letrar, artistik, fetar, etj. ishte kundër Shqipërisë shtetërore dhe kundër idesë së bashkimit të kombit shqiptar në një shtet!!
Edhe sot, këto “elita” politike, kulturore, intelektuale, religjioze, letrare, mediatike… angazhohen me gjithë potencialin e tyre për një Kosovë të pavarur e të shkëputur nga shteti i saj, për një Kosovë jo shqiptare, për një Kosovë të “kosovarizuar”, sepse sot s’kanë si ta mbrojnë hapur idenë dhe konceptin e një Kosove të jugosllavizuar dhe të një “patriotizmi jugosllav”!! Këmbëngulja për ta pavarësuar Kosovën nga shteti i saj dhe për ta deshqiptarizuar (“kosovarizuar”) është dëshmia më e mirë se këto “elita” të katapultuara edhe në sistemin politik e shtetëror të pas luftës çlirimtare janë po ato që ishin në dekadat e pushtimit jugoserb…
Prandaj, Kosova dhe trojet e pushtuara shqiptare kanë nevojë për një Rilindje Kombëtare si ajo e kohës së pushtimit otoman. Popullit të pushtuar shqiptar për gati një shekull nga Jugoserbia i duhet një LËVIZJE politike, kulturore e shpirtërore për t’u rilindur dhe për t’u ndarë nga jugokosovarizmi njëherë e përgjithmonë…
Por, sot, kur Kosova shqiptare po përpiqet të shkëputet e pavarësohet nga Serbia forcave politike dhe “elitave” u duhet bashkërendimi, marrëveshja, bashkëpunimi dhe harmonia midis pjesëve të ndara të kombit, sepse është domosdoshmëri për një komb të qytetëruar që synon dhe kërkon të jetë i respektuar në sofrën e madhe të popujve…
Toutes les réactions :
Miran Kelmendi, Xhemajl Pllana et 80 autres personnes
add a comment