Komenti

Xh. Gjini: Gabimet e Kryeministrit A. Kurti

GABIMET E KRYEMINISTRIT A. KURTI
(E kam fjalën për gabimet e djeshme)
Shkas për sherrin e djeshëm u bë një “reklamë” e opozitës me mbishkrimin: “Zdravo”… dhe me foto të Albinit!? Shkaku është tjetër…
Për mendimin tim Kryeministri bëri gabim që nuk respektoi vullnetin e pozitës 20 vjeçare (opozitës së sotme) për gjuhën serbe dhe përdorimin e saj në Kosovën shqiptare. Është kjo opozitë e sotme që gjuhën e pakicës serbe (4 %) e kishte bërë gjuhë shtetërore dhe të barabartë me gjuhën shqipe (93 %)!! Prandaj, mbishkrimi “zdravo”… duhet të ishte porosi e qartë për Albinin që duhet të mbante fjalën e tij në gjuhën serbe. T’u thoshte që në fillim se për të respektuar vullnetin e tyre politikë dhe votimin e vendimin e tyre, që gjuha serbe të bëhejë gjuhë zyrtare dhe shtetërore (jo gjuhë e dytë, por e barabartë me gjuhën shqipe!!), po ju flas në gjuhën serbe… Kështu, ndoshta do të evitohejë konfrontimi me grushta, që u ka hije injorantëve, gangsterëve e rrugaçëve, siç janë disa deputetë e qeveritarë të djeshëm e të sotëm.
Dëmi që po i bëhet Republikës së Kosovës dhe imazhit të saj nga kjo kategori rrugaçësh e gangsterësh është i madh, me kosto të lartë dhe vështirë të përmirësohet…
Gabim tjetër i Albinit ishte “importimi” i Mimozës për shefe grupi në partinë e tij, “importimi” i Vjosës dhe i shumë të tjerëve me ide dhe ideologji antishqiptare!! Gabim me kosto të lartë!
Bashkëbisedimi i Mimozës me përfaqësues të Listës serbe prapa shpinës së Kryeministrit, siç po thotë vetë Mimoza, nuk do të duhejë të kalonte pa “ndëshkim”… Nëse është e vërtetë që shefja e grupit kuvendar të LVV – së ka zhvilluar “negociata” me grupin e Listës serbe pa dijenin e Albinit, ajo duhej shkarkuar menjëherë. Por, nëse Mimoza “negociatat” i ka bërë me lejen dhe kërkesën e Albinit natyrisht që s’mund të shkarkohet… në këso rastesh duhet të lutet që të jap dorëheqje sa më parë nga pozita e shefes së grupit parlamentar…
Me shkarkimin e Mimozës Albini do t’i tregonte opozitës dhe popullit shqiptar që LVV – ja dhe Qeveria e saj nuk tolerojnë “pazare”, marrëveshje e “negociata” me përfaqësues të Listës serbe – Serbisë në dëm të interesave kombëtare, siç kishte bërë opozita e sotme gjatë 20 viteve të qeverisjes së saj…
Që të dëshmohejë në shkallēn e përgjegjësive politike e shtetërore, A. Kurti do të duhejë ta “lironte” nga detyra e zëvendëskryeministrit edhe Besnik Bislimin për reagimin e “pakontrolluar” dje në Kuvend…
Gabimi tjetër është ligji për pagën minimale dhe çështja e veteranëve. Kryeministri Kurti dhe deputetët e tij do të duhejë edhe në çështjen e veteranëve të provonin se nuk janë si opozita e sotme (pozita e djeshme), e cila s’kishte treguar pikë respekti për veteranët dhe vlerat e Luftës Çlirimtare dhe për mbrojtjen e tyre me ligje e jo me llafe pa bereçet!
Opozita e sotme e pati kohën e mjaftueshme (20 vjet) që t’i trajtonte dhe mbronte me ligje e paga të dinjitetshme veteranët, invalidët, dëshmorët dhe vlerat liridashëse e çlirimtare. Kosova nuk fiket me rritjen e pagës së veteranëve!
As një nga ata (mbi 100 mijë), që ishin pjesë e sistemit shtetëror represiv e terrorist jugoserb nuk është i papunë e pa pension, bile edhe pjella e tyre janë të gjithë të sistemuar… dhe jo me paga minimale, por me paga maksimale, kurse veteranët trajtohen me një lëmoshë fyese!!…

Postimet e fundit !