Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: Edhe dita e çlirimit të Kosovës (pa vise!) po duket se është sui generis

EDHE DITA E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS (PA VISE!) PO DUKET TË JETË SUI GENERIS!
Plasën urimet dhe komentet e mbushura me patriotizëm e patetizëm për “ditën e çlirimit”!! Dita e Çlirimit, kanë thënë e po thonë edhe këta qeveritarët e politikanët e sotit, qenka dita kur kanë hyrë trupat e NATO – s (KFOR – i)!!?? Prandaj, nuk nderohen dhe nuk zihen në gojë dy ADEMAT, nuk nderohen heronjtë e dëshmorët, që luftuan dhe ranë me armë në dorë dhe nuk përmenden LPK – ja e UÇK – ja dhe veprimtarët e luftëtarët e saj, por përmendet dhe nderohet “kryetari historik” i pacifizmit dhe pacifistëve kuislingë e kolaboracionistë!!… Të njëjtin budallallëk po e bënë edhe Tirana zyrtare!!…
Jo vetëm kaq… Pas “ditës së çlirimit” të Kosovës (pa viset e saj!) i kemi edhe 20 à 30 “dita çlirimi” të komunave të Kosovës!!…
Në krejt botën ditë e çlirimit është dita kur êshtë larguar edhe ushtari fundit nga territori i pushtuar, dita kur është çliruar qyteti i fundit…
Meqë, ne nuk jemi si krejt bota (jemi suis generis) edhe “ditën e çlirimit” e kemi ndryshe nga krejt bota, siç e kemi edhe Atdheun copa – copa dhe mburremi e krekosemi se kemi prek majat e patriotizmit e të lavdisë!!…
Mos harroni të na i uroni edhe ditët e çlirimit të komunave deri nga fundi i qershorit!!