S’ke si të mos e bësh pyetjen: A janë shqiptarë këta gazetarët tanë?A janë shqiptare këto media e këta politikanë që shkruajnë e flasin për Republikën e Shqipërisë dhe për Republikën e Kosovës si për dy vende e dy popuj të ndryshëm!!?? Tamam sikur të ishin të huaj!! “Dita e nesërme do të bëjë bashkë qeveritë e dy vendeve: Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruhet në gazetën e respektuar “DITA” dhe në mediet tjera!! Republika e Kosovës është në Shqipëri, siç është çdo pëllëmbë e tokës shqiptare e Shqipërisë dhe në Shqipëri. Dikush duhet t’u tregojë këtyre politikanëve, ëediave e gazetarëve se Shqipëria dhe Republika e Shqipërisë nuk jnë e njëjta gjë… Shqipëria përfshin çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, kurse Republika e Shqipërisë përfshin vetëm një të tretën e tokës së Shqipërisë. Shteti i Kosovës nuk ishte dhe nuk është vullnet i popullit të saj shqiptar, por imponim i Fuqive të Mëdha, të cilat nuk janë ende të “përgatitura” ta miratojnë ribashkimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve… Por, nëse nuk janë të “përgatitura” Fuqitë e Mëdha shqiptarët duhet të përgatiten dhe të kuptojnë (sidomos mediat, politikanët…) se vetëm bashkimi i kombit – Shqipërisë në një shtet e nën një Flamur kuqezi e shpëton popullin shqiptar nga “degradimi” i mëtejmë dhe e bënë të nderuar në sofrën e madhe botërore… (G. L.)
Dita e nesërme do të bëjë bashkë Qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.
Ky takim, përkon me takimin e parë mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas axhendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend.
Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë-Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.
Për në orën 12:40 është parashikuar fotoja e përbashkët. Në orën 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.
Ndërsa konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama do të mbahet në orën 13:15, po në këtë teatër.
Në kuadër të axhendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në ora 13:45.
Në orën 14:00 dreka zyrtare, tek restaurant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.
j.l./ dita