Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Dushk për gogla

DUSHK PËR GOGLA
(Kush u shkarkua e kush u ngarkua ose, kush u hoq e kush erdhi ne keshillat (bordet!) e ndermarrjeve publike, agjencive, etj.)
Prishtinë, 10 gusht 2021 (ripublikim)
Qeveria e re, me shumicën e mjaftueshme parlamentare per marrjen e vendimeve, miratimin-votimin e ligjeve, votimin e shkarkim – ngarkimeve, etj., u be e njohur dhe po perfolet mjaft edhe per punen e shkarkimeve dhe ngarkimeve te keshillave (bordeve)… Po te shikohet kush jane ata qe u shkarkuan e kush jane keta qe po ngarkohen mund te thuhet (ky eshte opinion i perhapur) se po nderrohet dushku me gogla ose po hiqet “Bakalli e po vihet Çakalli”, thuhej dikur…
Per vete kam menduar dhe mendoj qe vendi yne ka nevoje per nje reforme te thelle ne te gjitha nivelet dhe ne gjithe sistemin e jo per ndryshim emrash a personash. Por, reforma do vullnet politik, do dije, do perkushtim maksimal, do bashkepunim dhe partneritet me partite dhe grupet e interesit ne vend, por edhe me qarqe, institucione e vende qe kane vullnetin ta ndihmojne Kosoven te behet e pavarur nga Serbia dhe ndikimet e implikimet e saj. Duhet edhe qartesi e guxim politik, intelektual, profesional e kombetar. Sigurisht qe reforma (e domosdoshme per nje Kosove e Republike funksionale jashte “orbites” autonomiste e vasaliste, do edhe kohe. Ajo nuk mund te behet me nje te rene te laspit ose me nje te shtypur te sustes. Reforma dhe reformimi i administrates, i institucioneve dhe pushteteve shteterore e vendore, sidomos ky i drejtesise, sistemi zgjedhor (thembra e Akilit), pastaj reforma ne ekonomi, arsim, ne polici, ushtri, shendetesi dhe ne te gjitha hallkat ose nensistemet e sistemit tone politik e shteteror kerkon angazhimin dhe kembemguljen e krereve politike e shteteror qe shohin pertej partive te tyre dhe pertej interesva partikulariste… Po te shohesh dhe po t’i njohesh mire te sapo ngarkuarit ne keshilla (borde) te ndermarrjeve publike, agjencive, etj. te krijohet pershtypja se edhe kjo qeveri po ecen rruges se trasuar keto njezet vite!! Shikojeni kush u be drejtor ne PTT (u dorehoq pas reagimeve te shumta)! Shikojeni kush u be drejtor ne Trepç!! Shikojeni kush u be kreytar i keshillit (bordit, siç po i thone ne anglisht) te AKP – se!! Shikojeni, pse jo, kush eshte zevendesminister i Arsimit!! Po pse te mos shihni edhe kush eshte deputet?! Pjesa me e madhe mandatin e deputetit e kane angazhimin – punen e pare ne jeten e tyre!! Ne vendet normale ne Kuvend dhe ne funksione me pergjegjesi shtetrore shkojne njerez me karriere e bagazh – kapital politik, intelektual, profesional e me pervoje… Kurse ketu njerezit shkojne (i dergojne partite) ne Kuvend ose ne qeveri per te bere ose per ta nisur karrieren e per te bere pervoje!! Shihni edhe pjesen me te madhe te ministrave e zevendesministrave! Njerez me emer e mbiemer qe ishin kuadra te dobeta te kohes se pushtimit ose pjelle e tyre, pergjegjes per rrenimin e Trepçes, per rrenimin e autonomise se Kosoves e per rrenimin e arsimit (para e pas çlirimit) marrin pozita te rendesishme ne keshilla (borde), ne qeveri, ne kuvend e ne pozita tjera!! Uroj nga zemra qe i gabuari te jem une, kurse suksesi dhe e mira e Kosoves te jene keta, por jam skeptik dhe nuk po besoj hiç… Ketu jemi e do te flasim edhe per sukseset apo deshtimet. Por, katundi qe shihet kallauz nuk do, thote populli yne.