Komenti

Xh. Gjini: Cinizmi i Jozef Borelit ndaj Kosovës

CINIZMI I JOZEF BORELIT NDAJ KOSOVËS
Në Granada të Spanjës po mbahet një takim mbarëevropian me kryeministra dhe kryetarë të rreth 50 vendeve evropiane… Në këtë takim mbarëevropian po merr pjesë edhe Kryetarja e Republikës së Kosovës (ndoshta në vend të kryeministrit). Aty është edhe kryetari i Serbisë, Vuçiçi. Në këtë “koncert” të madh evropian merr pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Jozef Boreli, i cili për shumë vite po “lehtëson” dialogun Kosovë – Serbi…
Dhe, ky Boreli, pa një pa dy, me një cinizëm të pështirë, paska propozuar që kryetarja e Republikës së Kosovës të takohet e të shtrëngojë duart me kryetarin e Serbisë sikur të mos kishte ndodhur gjë!! Sulmin terrorist ndaj Kosovës, të orkestruar dhe organizuar nga Serbia, me dijen e Vuçiçit, Boreli, duke kërkuar këtë shtrëngim duarsh, po përpiqet ta paraqes si një incident a shaka të ndonjë grupi aventurierësh!! Takimi i kryetares së Republikës së Kosovës me kryetarin e Serbisë, përgjegjës për agresionin terrorist të 24 shtatorit, do të përbënte fyerje të dinjitetit dhe të integritetit shtetëror e politik për Kosovën dhe popullin e saj shqiptar. Cinizmi borelian duhet të ketë përgjigjien e merituar…