Komenti

Xh. Gjini: BE – së duhet t’i thuhet shkurt e shqip që Serbia nuk ka të “drejta speciale” mbi Kosovën

BE – SË DUHET T’I THUHET QARTË SE SERBIA NUK KA TË “DREJTA SPECIALE” MBI KOSOVËN SHQIPTARE
Kërkesa e BE-së që “hapja e URËS mbi lumin Ibër të bëhet duke dialoguar dhe në marrëveshje me Serbinë” ka nxjerrur lakuriq qëllimet e BE-së dhe të disa vendeve që edhe 25 vite pas luftës shqiptaro – serbe duan që Serbisë t’i njohin të drejta “speciale” mbi Republikën e Kosovës!!
Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, krerët e tyre, duhet t’ia thonë shkurt e shqip BE-së dhe krejt botës se Kosova është shkëputur, pavarësuar nga Serbia në kufijtë e dikurshëm krahinor (pa viset e saja) dhe se kufiri me Serbinë nuk është te URA mbi Ibër por në Jarinje (50 e sa km tutje)…
Duhet hapur dhe pa ekuivoke t’i thuhet BE-së dhe cilitdo vend tjetër se URA dhe hapja e saj është çështje ekskluzive, e panegociueshme e shtetit të Kosovës dhe jo e Serbisë. Le që për hapjen e saj janë bërë marrëveshje e janë caktuar data sa e sa herë!!
Cilado medie (portale e rrjete sociale), cilido gazetar, analist, cilado parti politike apo cilido politikan që prononcohet e deklarohet kundër hapjes së URËS edhe pas një çerek shekulli s’bën gjë tjetër veç se shpërfaq palaçllëkun e tij, mjerimin e tij, e ka bishtin e zënë me derë ose ka marrë “kaparin”! Hapja e URËS është interes vital i Republikës së Kosovës, i paqes, i stabilitetit dhe i sigurisë kombëtare e rajonale… Mjaft është mjaft!