Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: 11 MARSI I PRANVERËS SHQIPTARE ’81

11 MARSI I PRANVERËS SHQIPTARE ’81
Para 43 vitesh bijtë dhe bijat më të mira të popullit shqiptar në Shqipërinë Verilindore (Shqipëria këndej Drinit) hapën një kapitull të ri të përpjekjeve, qëndresës dhe Luftës Antipushtuese Çlirimtare, kapitull që u përmbyll pas 20 vitesh (2001) me Luftën Çlirimtare të UÇK – së për çlirimin e Maqedonisë shqiptare. Pas Kryengritjes, që nisi më 11 Mars, përpjekjet dhe qëndresa popullit shqiptar do të përshkallëzoheshin deri në luftë të armatosur çlirimtare. Viti 1981 me të drejtë u quajt Pranvera Shqiptare ’81, sepse ky Vit shënoi kthesën e madhe dramatike për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe çlirimin e një pjese të pushtuar të tokave të Shqipërisë…
Kosova pa vise (në kufijtë e imponuar krahinor) u pavarësua-shkëput nga Jugoserbia, kurse pozita e popullit shqiptar në Maqedoninë e tij u përmirësua dhe avancua dukshëm. Në pozitë të vështirë është populli shqiptar në Kosovën Lindore (e pushtuar nga Serbia) dhe popullata e asimiluar shqiptare e Sanxhakut, të cilës i janë mohuar dhe shtypur barbarisht të drejtat themelore kombëtare, duke e tjetërsuar në “myslimanë” e “boshnjakë)!!
Megjithatë, kombi shqiptar është në pozita shumë më të mira sot dhe ka krijuar kushtet e nevojëshme për ecjen më tej, zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare.
Ka tri vite, më 11 Mars 2021, që është vendosur guri themeltar për ngritjen e një monumenti për Pranverën Shqiptare ’81 dhe monumenti ende nuk po ngrihet!! 43 vite (25 pas lufte) pa një monument të Pranverës Shqiptare ’81, që do të ishte nderi dhe krenaria e brezave të rinj…
Shoqatat autoktone: Organizatat e dala nga Lufta e UÇK – së, Shoqëria LËVIZJA dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë (përfaqësuesit e tyre) sot kujtuan dhe nderuan Simbolin e Qëndresës Shqiptare, Adem Demaçin. Përkulja te varri i Tij ishte përkulja dhe nderim para veprimtarëve, të burgosurve, demonstruesve, luftëtarëve dhe të rënëve për liri… I pērjetshëm dhe i paharruar kujtimi dhe nderimi për Simbolin e Qëndresë Shqiptare, për Veteranët e Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare! Lavdi të rënëve për liri e bashkim kombëtar!