Arkiv / Ripublikim

Xh. Bislimi: Pas shumë vitesh edhe LPK – ja temë e opinionistëve sharlatanë të RTV 21

PAS SHUME VITESH EDHE LPK-JA TEME E OPINIONISTEVE SHARLATANE TE RTV 21
Prishtinë, 29 mars 2016
   RTV 21 ka dy-tre opinioniste-telalle sharlatane te sojit Halil Matoshi, Driton Selmani, Petrit Zogaj, etj. Me thene te drejten s’para i degjoj, per te mos thene asnjehere nuk i degjoj. Me shume i lexoj aty-ketu ne portale apo ne rrjete sociale… Sonte, meqe ishte edhe Dukagjini, i degjova pak me gjate. Ajo qe me beri pershtypje ishte pjesa e debatit per LP(R)K. Driton Selmani tha se ne Kosove ka dy parti-koncepte-doktrina politike: LP(R)K, nga e cila dolen PDK, AAK, LPK, NISMA dhe LDK-ja. Per LPK(R)K-ne dihet se eshte Levizje politike kombetare me rrenje shqiptare, ndersa LDK-ja parti politike me rrenje jugokosovare dhe ne thelb kuislinge. Ose sic thoshim dikur se ne Kosove dhe ne viset e saj kishte dy parti: partia e Enver Hoxhes dhe partia e Titos. Fitoi partia e Enver Hoxhes. Kjo eshte e verteta.
Pastaj, keta sharlatanet e RTV 21 gjate gjithe kohes e pertypen “nacionalizmin” dhe “etnonacionalizmin” shqiptar! Per Driton Selmanin, Petrit Zogajn e Halil Matoshin ta mbash flamurin tende qenka “nacionalizem”!! Te mbrosh sovranitetin e Republikes, pavaresine politike, integritetin territorial, te drejtate dhe interesate tua qenka “nacionalizem”!! Te kerkosh dhe te perpiqesh per bashkimin e kombit tende dhe te atdheut tende-Shqiperise te copetuar ne gjashte shtete qenka “nacionalizem”! Jo vec sharlatane keta hajvanate, por edhe puro jugokosovare!!